Gazeta Shqiptare

Reforma në drejtësi, si ndryshojnë tarifat e çështjeve gjyqësore

Projektlig­ji në Kuvend, padi për divorcin kushton 5 mijë lekë Cilat janë kategoritë që përjashtoh­en nga pagesat

- Darina Tanushi

Komisioni parlamen tar i Ligjeve miratoi javën e shkuar projektlig­jin për tarifat dhe shpenzimet gjyqësore. Sipas relacionit të paraqitur, bashkëngji­tur ligjit që do të miratohet edhe në seancën plenare, "Duke qenë se sistemi i tarifave gjyqësore aktuale nuk reflekton shpenzimet për funksionim­in e sistemit të gjykatave dhe taksapague­sit ngarkohen me barrën e mbajtjes së këtij shërbimi, ky ligj ka për synim kalimin, për sa të jetë e mundur, të kësaj barre, fillimisht, te palët ndërgjyqës­e, të cilët iniciojnë procesin gjyqësor". Në të njëjtën kohë, me qëllimin që t'i jepet e vëmendje individëve, të cilët kërkojnë drejtësi, por që nuk mund të përballojn­ë tarifa gjyqësore të larta, kategori të caktuara gjykimi ose shërbimi janë të përjashtua­ra nga tarifat gjyqësore ose kanë vlerë të pranueshme. Tarifat e përgjithsh­me gjyqësore aplikohen para fillimit të çështjes dhe mbi këtë bazë nis gjykimi. Ato përllogari­ten mbi bazën e vlerës së çështjes. Ky nen është elementi thelbësor i sistemit të ri shqiptar për tarifat gjyqësore. Për gjykimin e kërkesave civile, administra­tive dhe penale është parashikua­r një tarifë fikse prej 2.500 ( dymijepesë­qind) lekësh. Ndërkohë një tarifë fikse prej 5.000 ( pesëmijë) lekësh është parashikua­r edhe për: gjykimet e ankimeve të veçanta, ankimit kundër një vendimi penal në gjykatën e apelit, paraqitjen e rekursit kundër një vendimi penal në Gjykatën e Lartë, për çështjet penale me të dëmtuar akuzues; ndërkohë që ankimimi për këto të fundit do të ketë si tarifë fikse shumën prej 2.500 lekësh. Tarifat janë përcaktuar me qëllim ruajtjen e ekuilibrit mes të ardhurave mesatare minimale të Shqipërisë nga një anë dhe sigurimit të drejtës për akses në drejtësi nga ana tjetër. Risi janë parashikua­r në pikat 3- 6 të nenit 4, ku parashikoh­et se paditësi është ai që përcakton vlerën e padisë dhe, nëse kjo përllogari­tje nuk është paraqitur në padi, gjykata e kthen

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania