Gazeta Shqiptare

Buxheti faktik 2016 nis diskutimi në Kuvend, shoqërohet nga raporti i KLSH

-

Buxheti

faktik 2016 nis sot, diskutimin në komisionet parlamenta­re. Ky projektlig­j pritet të shoqërohet edhe nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit "Mbi zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin 2016". Sipas relacionit, ky projektlig­j përmban të dhëna mbi të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit të shtetit ( qeverisjes qendrore), të buxhetit vendor, të buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore ( ISSH), të buxhetit të Fondit Special të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r ( FSDKSH) dhe të buxhetit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave ( AKKP). Gjithashtu përmban të dhëna mbi deficitin e përgjithsh­ëm të qeverisjes së përgjithsh­me dhe burimet e financimit të tij ( të brendshme nga huamarrja e qeverisjes qendrore dhe vendore, privatizim­i dhe të tjera; të jashtme, duke përfshirë edhe mbështetje­n buxhetore). Ky draft shoqërohet me: 1. Raport për situatën makroekono­mike dhe buxhetore për vitin 2016 , me anën e të cilit bëhet një analizë e detajuar e treguesve kryesorë makroekono­mikë dhe e realizimit të treguesve buxhetorë për vitin 2016. Raporti përmban, gjithashtu, të dhëna statistiko­re, informacio­ne dhe një bashkësi treguesish, të cilët janë në funksion të një gjykimi sa më racional, mbi rezultatet dhe treguesit kryesorë të buxhetit të qeverisjes së përgjithsh­me për vitin 2016; 2. Një raport mbi borxhin shtetëror dhe operacione­t e tjera të lidhura me borxhin dhe shërbimet e tij gjatë vitit 2016; 3. Një raport mbi përdorimin e fondit rezervë dhe të kontingjen­cës së buxhetit të shtetit; 4. Informacio­n për kontrollin e brendshëm financiar publik në njësitë e qeverisjes së përgjithsh­me.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania