Gazeta Shqiptare

Operacioni "Skrapi", vidhnin makina në Tiranë, në pranga 4 persona

Policia: Procedohen në gjendje të lirë shtetasit B. Sh., A. H., blinin makinat e grabitura Automjetet shiteshin kundrejt shumave 500 deri 1000 euro

-

Policia e Tiranës ka fi nalizuar operacioni­n e koduar "Skrapi", duke vënë në pranga 4 shtetas, të cilët akuzohen për një sërë vjedhjesh automjetes­h në kryeqytet. Në pranga kanë rënë shtetasit Mariglen Deva, 23 vjeç, banues në Fushë Krujë; Denis Baroka, 29 vjeç, banues në Fushë Krujë; Fatbardh Krova, 30 vjeç, banues në Tiranë; Bledar Gjoka, 38 vjeç, banues në Fushë Krujë. Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit B. Sh., 54 vjeç dhe A. H., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë. Sipas policisë shtetasi Mariglen Deva është kapur në flagrancë në Rrugën "At Zef Pëllumbi", duke tentuar të vidhte automjetin e markës "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit B. M.. Mësohet se tre shtetasit e tjerë, të cilët janë arrestuar nga shërbimet e policisë, qëndronin brenda një automjeti të markës "Opel", në afërsi të të pandehurit, Mariglen Deva. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e sipërpërme­ndur, vinin në Tiranë duke përdorur automjetin e markës "Opel Corsa", më pas bënin shënjestri­min e automjetit, i thyenin xhamin e pasmë dhe duke bërë zëvendësim­in e çentralinë­s bënin ndezjen e automjetit. Të arrestuari­t automjetet që vidhnin i shisnin në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H, kundrejt shumave që varionin nga 500 deri në 1000 euro. Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale: Një kaçavidë, një palë dore- Shtetasit e arrestuar vinin në Tiranë duke përdorur automjetin e markës "Opel Corsa", më pas bënin shënjestri­min e automjetit, i thyenin xhamin e pasmë dhe duke bërë zëvendësim­in e çentralinë­s bënin ndezjen e automjetit. Më pas automjetet që vidhnin i shisnin në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H, kundrejt shumave që varionin nga 500 deri në 1000 euro.

za, një orë dore e marrë në automjetin e markës "Mercedes Benz" dhe pesë aparate telefonik të markave të ndryshme. Ndërkohë nga kontrollet e kryera në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H., janë gjendur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale: Katër dyer automjeti të markës "Mercedes Benz"; dy sinjale automjeti të markës "Mercedes Benz"; dy amplifikat­or automjeti të markës "BMW"; një diferencia­l automjeti i markës "Mercedes Benz"; një grup timoni automjeti i markës "Mercedes Benz"; një grup timoni automjeti i markës "BMW" dhe pjesë të ndryshme nga një automjet i markës "Volksëagen". Materialet procedural­e do t'i kalojnë Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Vjedhje" e kryer në bashkëpuni­m dhe "Përvetësim­i i sendeve të vjedhura".

 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania