Gazeta Shqiptare

Shuhet në moshë të re gazetarja Adelajda Xhamani

Kush është 31- vjeçarja, intervista e fundit dhe planet e lëna në mes të kavajases kurajoze Miqtë: Nuk vuante nga asnjë sëmundje kronike, pësoi arrest kardiak

-

qetësi e pozitivite­t. Ishte një besimtare fanatike, pavarësish­t angazhimev­e të shumta që ajo kishte, Adelajda nuk hiqte dorë nga agjërimi: "Ramazani është muaji që më dhuron qetësi e pozitivite­t… E kam nisur agjërimin në moshë të re. Duke qenë se unë vij nga një vend mysliman dhe pjesa më e madhe janë agjërues, kjo frymë u injektua edhe tek unë. Sigurisht kur u rrita unë i lexova librat fetarë, e studiova fenë time. E zgjodha që ta praktikoj, sepse më bën të ndihem mirë dhe e dua fenë islame."

MESAZHI I BJORDIT

Me fjalë të ndjera, që duket se i kanë dalë me vështirësi nga zemra, Bjordi Mezini ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Adela Xhamanit. Historia e dashurisë mes dy të rinjve u bë e famshme në "Big Brother". Lexoni më poshtë mesazhin e ndjerë të Bjordit pas ndarjes nga jeta të 31- vjeçares.

"Ti e di se sa të vështirë e kam këtë pjesë, sepse jam natyrë cinike, dhe jam i tillë pikërisht për të mos u përballur me momente si ky. Ti e di që nuk më pëlqen të flas publikisht, sidomos kur behet fjalë për çfarë ndjej, por në fund të fundit kur filluam aventurën tonë së bashku e kemi bërë përball të gjithëve, ndaj dhe për këtë arsye përball të gjithëve më duhet të them se çfarë ndjej. Dhe pse kundër natyrës time po i shkruaj këto fjalë për ty, për respekt të të gjithë atyre që të kanë dashur, të gjithë atyre që nuk ngopeshin me ty, sepse iu fute aq thellë në zemër sa asnjeri më parë nuk e ka bërë. Në këto momente nuk di çfarë të mendoj e nga t'ia nis, koka me mbushet me kujtime dhe sytë me lot.

Adel, më vjen shumë inat. Më vjen inat, sepse je personi më i fortë që kam njohur.

Nuk e kam kuptuar kurrë se ku e gjeje forcën të përballoje çfarë ke përballuar gjatë gjithë jetës tende. Më vjen inat, sepse ke luftuar, gjithmonë, dhe kjo jo në mënyrë figurative, ti ke luftuar vërtet për çdo gjë që arrite në jetë dhe sikur mos të mjaftonte, arrite të frymëzoje një gjeneratë të tërë me forcën tënde.

Linde në një botë shumë të vogël për ty dhe luftove aq shumë për të zgjeruar kufijtë e botës tënde sa asnjeri tjetër që kam njohur. Kur kuptove që kjo nuk mjaftonte fillove të luftoje për të ndryshuar veten tënde dhe pak veta janë kaq të zgjuar dhe të guximshëm për ta bërë këtë.

Linde në një botë shumë të egër Adela, një botë që, gjithsesi, ka humbur çdo betejë kundër teje, sepse nuk e dinte kë kishte përballë.

Kjo botë nuk e dinte që Adela nuk ka frikë nga asgjë, por kësaj radhe nuk kishe se si të fitoje Adel, sepse u luajt jashtë rregullave, dhe ishte e vetmja mënyrë për të të mundur.

Adel, nuk jam i mirë me fjalët dhe ti e di se sa pak natyrë spirituale jam, do të doja të kisha thënë shumë më shumë, por më beso kur të them që dhe kaq paska qenë tmerrësish­t e vështirë.

Faleminder­it Zemër, për çdo gjë dhe më fal, për çdo gjë!"

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania