Gazeta Shqiptare

Drafti për 10 mijë minatorët do të shqyrtohet në Kuvend

Projektlig­ji parashikon edhe një pagesë bazë prej 70 mijë lekësh Nikollë Gjoka: Të ulet vjetërsia në punë

-

Për herë të parë punon jësit e nëntokës do të kenë një trajtim të veçantë shëndetëso­r dhe financiar. Kjo pasi projektlig­ji për Statusin e Minatorit, është depozituar nga qeveria për t'u shqyrtuar në Kuvendin e Shqipërisë. Për 27 vite me radhë, minatorët kanë kërkuar të drejtat e tyre e në veçanti zbatimin e Statusit të Minatorit, i cili ende nuk është miratuar nga shteti. Prej dy vitesh, ish- minatorët, Nikollë Gjoka dhe Dedë Marku, kanë punuar për hartimin e këtij drafti që kërkon zbatimin e statusit. Një ndër pikat kyçe që përcaktohe­t në draft është ulja e vjetërsisë së punës në minierë, pasi minatorët kërkojnë uljen e saj nga 15 vite në 10 vite e 6 muaj. Në një prononcim për "Ora News", Nikollë Gjoka, një nga hartuesit e draftit thotë se kërkojnë që Statusi i Minatorit të shoqërohet me 50% të pensionit shtesë page. "Ne kemi bërë një propozim, që Statusin e Minatorëve ta përfitojnë dhe të dalin në pension me 10 vite e 6 muaj. Kush ka plotësuar 55 vite moshë, ka punuar 10 vite e 6 muaj në minierë t'i jepet e drejta e Statusit të Minatorit. Statusi i Minatorit të shoqërohet me 50% të pensionit shtesë page. Me një përllogari­tje page me pagën minimale 100%. Pra, në qoftë se ka qenë paga 24 mijë të shkoj 48 mijë ose 35 mijë në 70 mijë. Kemi kërkuar që çdo vit mbi 10 vite e 6 muaj, të shoqërohet me një shtesë 3%",- u shpreh ai. Janë rreth 10 mijë minatorë në të gjithë vendin që përfitojnë nga statusi, ku do të përfshihen edhe mbi 2 mijë punonjës të prekur nga reformat, ish- të dënuarit e regjimit komunist që kanë punuar në miniera apo personat që kanë pësuar dëmtime invalidite­ti. Ndërkaq, Dedë Marku, hartuesi tjetër i draftit thotë se parashikoh­et që të përfitojnë rreth 8-

STATUSI

"Ne kemi bërë një propozim, që Statusin e Minatorëve ta përfitojnë dhe të dalin në pension me 10 vite e 6 muaj. Kush ka plotësuar 55 vite moshë ka punuar 10 vite e 6 muaj në minierë t'i jepet e drejta e Statusit të Minatorit. Statusi i Minatorit të shoqërohet me 50% të pensionit shtesë page, - tha Gjoka. 10 mijë minatorë nga ky status. "Do të përfitojë edhe personeli i inxhinierë­ve teknik dhe drejtues, të cilët kanë punuar në administra­tën e nëntokës; përfitojnë të gjithë ish- të dënuarit politikë, të cilët gjatë vuajtjes së dënimit kanë punuar në miniera në nëntokë; punonjësit shpëtues dhe inspektorë­t e repartit të inspektims­hpëtim minierave, të cilët plotësojnë kriteret",- tha Marku. Në këtë projektlig­j, minatorët kanë kërkuar, gjithashtu, që për punën e nëntokës të vendoset një pagesë bazë prej 70 mijë lekësh në muaj dhe për çdo vit të aplikohet shtesa për vjetërsinë në pozicionin e punës. "Për punëtorët që punojnë në minierë paga minimale të jetë 70 mijë lekë. Kush punon për 3 vjet në nëntokë pas 3 vitesh të marrë 5%, mbi 5 vjet, 8 %; dhe mbi 10 vjet, 15% shpërblim për vjetërsinë në punë mbi pagën bazë",- theksoi Marku gjatë prononcimi­t të tij. Lidhur me trajtimin mjekësor, parashikoh­et që minatorët ta përfitojnë falas në "Për punëtorët që punojnë në minierë paga minimale të jetë 70 mijë lekë. Kush punon për 3 vjet në nëntokë pas 3 vitesh të marrë 5%, mbi 5 vjet, 8 %; dhe mbi 10 vjet, 15% shpërblim për vjetërsinë në punë mbi pagën bazë", - theksoi Marku.

spitalet publike dhe private si dhe jashtë vendit. Duke marrë shkas nga sëmundshmë­ria e këtyre punonjësve, kërkohet që të ngrihet një repart për sëmundjet e silikozës. Aktualisht në sektorin e minierave janë të punësuar 10- 12 mijë punonjës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania