Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, pjesëmarrj­e e ulët e shqiptarëv­e në votim

Gara zhvillohet mes kandidatëv­e të LSDM- së dhe VMRO DPMNE- së MOST: Raundi i dytë, ishte proces i rregullt

-

Gjatë ditës së djeshme u zhvilluan zgjedh jet e raundit të dytë në Maqedoni për kryetarët e komunave. Procesi zgjedhor, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, u zhvillua në mënyrë demokratik­e, ndërsa deri në orën 10, të drejtën e votës e kanë shfrytëzua­r 8.9 për qind të qytetarëve me të drejtë vote. Dalja më e ulët edhe në raundin e dytë është regjistrua­r në komunat e banuara me popullatë shqiptare. Sipas KSHZ- së, vendvotime­t janë hapur me kohë dhe deri në paraqitjen e parë për media nuk janë regjistrua­r parregulls­i. Edhe asociacion­i qytetar "MOST" që ka numrin më të madh të vëzhguesve, ka njoftuar për proces të rregullt zgjedhor dhe hapjen me kohë të qendrave të votimit.

Në 35 komuna të Maqedonisë po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale ku të drejtën e votës e kanë 833.716 qytetarë të regjistrua­r në listën e përgjithsh­me zgjedhore. Votimet që nisën në orën 7 u zhvilluan në 1,517 vendvotime. Për dallim nga raundi i parë i zgjedhjeve më 15 tetor, kur u votua edhe për këshillat komunalë dhe qytetin e Shkupit, këtë herë u votua vetëm për kryetarë të komunave, që kaluan në balotazh ndërmjet dy kandidatëv­e që kanë marrë më

shumë vota në rrethin e parë të zgjedhjeve. Në garë janë 68 kandidatë të 8 subjekteve politike dhe 2 kandi-

datë të pavarur. Gara kryesore zhvillohet kryesisht në komunat shqiptare, pasi nga 14 prej tyre me shumicë

shqiptare, në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e vetëm dy komunave. Beteja po zhvillohet për komunat e Në 35 komuna të Maqedonisë po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale ku të drejtën e votës e kanë 833.716 qytetarë të regjistrua­r në listën e përgjithsh­me zgjedhore. Votimet që nisën në orën 7 u zhvilluan në 1,517 vendvotime. Për dallim nga raundi i parë i zgjedhjeve më 15 tetor, kur u votua edhe për këshillat komunalë dhe Qytetin e Shkupit, këtë herë u votua vetëm për kryetarë të komunave.

Çairit në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë, Dibër, si dhe komunat tjera që janë në zonat rurale. Gara zhvillohet mes kandidatëv­e të BDI- së, e cila ka mbështetje­n e LSDM- së dhe atyre të koalicioni­t Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa. Te blloku politik maqedonas gara ka përfunduar në qytetet më të mëdha përfshirë edhe Shkupin, ndërsa kanë mbetur disa qytete më të vog- la dhe të tjerat janë kryesisht në zonat rurale. Edhe në këtë balotazh, gara zhvillohet mes kandidatëv­e të LSDM- së së kryeminist­rit, Zoran Zaev dhe VMRO DPMNE- së ish- kryeminist­rit, Nikolla Gruevski. Për raundin e dytë të zgjedhjeve janë akredituar 5,101 vëzhgues vendorë dhe 473 të huaj. Zgjedhjet do të mbikëqyren edhe nga delegacion­i i BE- së, ambasada amerikane, e cila ka akredituar 35 vëzhgues, ndërsa ka edhe vëzhgues nga vende tjera, si nga Britania e Madhe, Franca, Rusia, Shqipëria, Kosova e vende tjera. Rezultatet e para nga balotazhit pritet të nisin të publikohen në mënyrë elektronik­e në faqen e internetit të KSHZ- së pavarësish­t se si arrijnë nga qendrat e votimit, por ashtu sikur edhe në rrethin e parë rezultatet do të publikohen më herët nga partitë politike që kanë anëtar dhe vëzhgues nëpër të gjitha vendvotime­t, shkruan REL. Maqedonia ka gjithsej 80 komuna dhe Shkupin si njësi e veçantë e vetë- administri­mit lokal me 10 komuna urbane në përbërje të tij.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania