Gazeta Shqiptare

Arrestohet në Itali e dashura e "Pablo Escobar- it" shqiptar, iu gjetën 22 kilogram hashash

36- vjeçarja mbante lidhjet mes dy vendeve

-

ITALI- Është arrestuar në Montichiar­i, afër Brescias të Italisë, e dashura e një bosi shqiptar të drogës ndër më të kërkuarit në Europë, i cili njihej ndryshe edhe si "Pablo Escobar" i Tiranës. Bëhet fjalë për "një arrestim që hap skenarët ndërkombët­arë të hetimit mbi trafikun e drogës të destinuara për krahinën e Brescia- s dhe në përgjithës­i në Italinë veriore",- shkruajnë mediat italiane. Sipas tyre, 36vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur, është kapur me 22 kilogram hashash. Ajo konsideroh­et si e dashura e bosit shqiptar, i njohur si pronari i një zinxhiri klubesh të natës, për të cilin ka një urdhër ndërkombët­ar arresti, e që policia shpreson ta kapë sa më parë. Kjo e fundit strehohej në shtëpinë e një bashkëkomb­ësi të saj 40- vjeç, i dënuar më herët me arrest shtëpie për akuzën e vjedhjes. Në

36- vjeçarja kishte si detyrë të mbante të gjalla lidhjet mes eksportues­ve shqiptarë të drogës dhe partnerëve të tyre në Itali, në zona si Brescia, Milano e Bergamo.

momentin kur policia ka hyrë në banesë, ajo është fshehur në dollapin e rrobave, por u arrit të kapet. Nga hetimet rezulton se 36- vjeçarja kishte si detyrë të mbante të gjalla lidhjet mes eksportues­ve shqiptarë të drogës dhe partnerëve të tyre në Itali, në zona si Brescia, Milano e Bergamo. Sakaq, policia thotë se e ka gjetur 40- vjeçarin shqiptar, teksa paketonte hashashin në cilindra të presuar, për ta shitur më pas. Pas arrestimit të së dashurës dhe njeriut që e mbronte atë, hetimet kanë shkuar deri tek shoferi i boss- it shqiptar, për të cilin s'ka ende asnjë të dhënë. Sipas të dhënave të para, flitet se droga vinte me anije në portet italiane përmes Adriatikut.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r nga policia italiane
Droga e sekuestrua­r nga policia italiane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania