Gazeta Shqiptare

Shtatorja e Azemit i tremb bijtë e etërve, të cilët ai i rrëzoi 26 vjet me parë

- Nga Belind Këlliçi

qëron nga qyteti i vogël verior, një frymëzim i madh nga vepra e Azem Hajdarit. Azemi na u rishfaq sot dhe si një apel në këto kohë të zeza që po kalon vendi për t'u ngritur dhe për ta shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e krimit ku ka rënë. Mediat gjerësisht flisnin për guximin e Azemit. Një guxim që dhe sot ende frikëson bijtë e etërve që u rrëzuan në vitet ' 90. Hija e tij i ndjek nga pas.

Heronjtë kanë aftësinë të kallin tmerr dhe më përmendore­t e tyre. Kjo u reflektua dhe të qeverisja e sotme që vazhdon të na servirë si rilindje simbolet e urryera komuniste. Nga ylli i kuq, te fotoja e diktatorit Hoxha, nga promovimi në poste të larta i funksionar­ëve të regjimit dhe bijtë e tyre, te dekorimi i xhelatëve të diktaturës. Mercenarë të qeverisë nxituan të villnin vrer ndaj figurës së Azemit. Nuk bënë asgjë më shumë veçse reflektuan frikën e tyre te guxi- mi, frymëzimi dhe motivimi që Azemi u bën të rinjve sot. Teksa lexoja disa prej tyre që simbolizoj­në aleancën e qelbësirav­e, ndjeja keqardhje në batakun ku kanë rënë. E me shumë keqardhje ndjej për bashkëmosh­atarët e mi Ramistë ( jam i bindur që socialistë­t e vërtetë s'kanë asgjë të përbashkët me të rinjtë adhurues të Ramës).

Rilindja u ka dhënë si model trafikantë­t, përdhunues­it, kriminelët. Modeli i tyre i demokracis­ë janë qeveritarë­t e lidhur me krimin dhe trafiqet, si ish- ministri Saimir Tahiri apo ministri aktual Fatmir Xhafaj. Modeli i tyre për të ecur përpara në jetë e për të qenë i suksesshëm është Arben Ndoka, Mark Frroku, Armando Prenga, Elvis Roshi, Artur Bushi, etj. Modeli i tyre është se në pushtet vihet duke blerë vota në bashkëpuni­m me krimin, se si qeveria vihet në shërbim të trafikantë­ve. Modeli që u ofrohet ësh- të kanabizimi i Shqipërisë. Modeli i zhvillimit që u serviret është punësimi në arat e kanabisit.

Unë e kuptoj Ramën dhe mercenarët e tij që s'mund të vlerësojnë dot figurën e Azemit, sepse frymëzimi i tyre është Enver Hoxha, janë Ndokët, Bushët, Roshët, Habilajt, Balilajt, e çdo kriminel e trafikant i mundshëm. Mos i paragjykon­i se gjithkush ka modelin e tij në jetë. Demokratët kanë Azemin, kanë Sali Berishën, Gramoz Pashkon, Pjetër Arbnorin e shumë të tjerë. Unë s'pata fatin ta njoh Azemin, por sot shpirtin e tij luftarak, guximin e pashoq dhe dëshirën për një Shqipëri europiane, e shoh te çdo bashkëmosh­atarë që do një Shqipëri pa krim, pa drogë, të zhvilluar dhe europiane.

Azemin nuk e kam njohur, por ai është frymëzim për mua se si një i ri duhet të guxojë dhe luftojë për liri dhe demokraci, për idealin dhe ëndrrat e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania