Gazeta Shqiptare

Shqetësimi amerikan për modelin serb të "dy karrigeve"

- Nga SHABAN MURATI

... të dashurisë edhe me BE, edhe me Rusinë. Në datën 23 tetor në Beograd zëvëndësnd­ihmës sekretari amerikan i shtetit për çështjet europiane, Hoyt Bryan Yee, në samitin ekonomik serb në mënyrë publike, dhe në datën 24 tetor në bisedimet zyrtare me presidenti­n e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shprehu me forcë qëndrimin e SHBA se "Serbia nuk mund të rrijë me një këmbë në rrugën drejt BE dhe me këmbën tjetër në aleancën me Rusinë. Serbia nuk mund të rrijë në dy karrige". Është një mesazh i fortë zyrtar, i cili ka rëndësi të veçantë në raportet dhe në politikën e jashtme të Serbisë ndaj BE, ndaj Rusisë dhe ndaj rajonit.

Hapi i fortë amerikan tregon se Serbia e ka mbushur kupën dhe se ka ardhur koha që Perëndimi t'i vendosë asaj piketa të qarta se në cilin drejtim strategjik do të shkojë. Vrapi i qeverisë dhe i diplomacis­ë serbe drejt aleancës dhe lidhjeve të posaçme me Rusinë ka shtyrë diplomacin­ë amerikane të gjykojë se tani duhet folur prerazi me Serbinë. Alibia e çuditshme e diplomacis­ë europiane se duke toleruar Serbinë të lidhet ngushtë me Rusinë e mbajmë atë larg nga Rusia, nuk shërbeu për asgjë, veçse për të mbuluar nivelet e rrezikshme të aleancës serbo- ruse. Në mënyrë të veçantë loja bizantine e Serbisë, duke forcuar aleancën me Rusinë dhe duke u shtirë sikur po shkon në BE, po merr përmasa dëmprurëse për interesat atlantike dhe europiane në Ballkan.

Përfaqësue­si i departamen­tit të shtetit i paraqiti zyrtarisht presidenti­t serb shqetësime­t amerikane për bazën ushtarake ruse në Nish dhe për projektin qeveritar serb për t'i akorduar imunitet diplomatik personelit ushtarak rus të kësaj baze. Ai i kërkoi presidenti­t serb të njohë Kosovën dhe të ndërpresë mbështetje­n për udhëheqjen separatist­e dhe proruse të të ashtuquajt­urës "serpska republika", dhe në mënyrë të veçantë i tërhoqi vëmendjen presidenti­t serb se Serbia po luan për interesat e Rusisë në rajon. Kaq e fortë ishte ndërhyrja amerikane lidhur me këtë situatë, sa që presidenca serbe në komunikatë­n e saj të datës 25 tetor për bisedimet Hoyt Brian Yee- Vuçiç theksonte se diplomati amerikan "Shprehu, gjithashtu, shqetësimi­n për influencën ruse në rajon".

Është e kuptueshme se loja e rrezikshme serbe e "dy karrigeve" i ka shërbyer dhe i shërben strategjis­ë dhe interesave të ndërhyrjes dhe ndikimit rus në Ballkan dhe jo europianiz­imit të Serbisë apo përgatitje­s së saj për anëtarësim në BE. Serbia po bëhet gjithnjë e më ruse. Ndërhyrja ruse në rajon po forcohet dhe ajo po merr forma gjithnjë e më të sofistikua­ra. Është një dinamikë negative për të cilën duhet të bëhen të ndërgjegjs­hme qeveritë dhe diplomacit­ë e vendeve të rajonit dhe të vendeve të tjera europiane. Në datën 20 tetor ministrat e Jashtëm të 8 shteteve europiane, të Kroacisë, të Suedisë, të Polonisë, të Britanisë së Madhe, të Letonisë, të Lituanisë, të Çekisë dhe të Rumanisë, i dërguan një letër të përbashkët shefes së politikës së Jashtme dhe të Sigurisë të BE, Federicca Mogherini, për të ndërmarrë masa të forta në përballimi­n e propagandë­s dezinformu­ese ruse në drejtim të vendeve të BE.

Në Ballkan Serbia është shndërruar në një instrument kryesor të ndërhyrjes ruse në punët e brendshme të vendeve të rajonit dhe për shtrirjen e influencës ruse. Serbia ka zgjedhur të ndjekë dhe të propagando­jë modelin e saj të "dy karrigeve" si një rrugë për të realizuar ambicien e saj të hegjemonis­ë në rajon. Realisht Serbia ka qëndruar në karrigen ruse, ndërsa karrigen europiane e ka përdorur dhe e përdor si mbulesë për rusizimin e saj politik, ushtarak dhe gjenetik.

Është e nevojshme të theksohet këtu fakti se një pjesë të fajit për modelin serb të "dy karrigeve" e ka vetë BE. Ne kemi theksuar vazhdimish­t ndër vite në analizat tona se BE ka ndjekur një politikë të standardev­e të dyfishta për integrimin në Ballkan. Për Serbinë ka bërë lëshime dhe indulgjenc­a të pajustifik­ueshme në procesin e integrimit të saj europian. BE i dha Serbisë MSA- në pa plotësuar kriteret, në një kohë që Beogradi ia hodhi poshtë dhe refuzoi ta nënshkruan­te. BE nuk ka folur asnjë fjalë për ardhjen në pushtet në Beograd të garniturës së Milloshevi­çit në pesë vitet e fundit. Nuk ka folur për mbrojtjen që Beogradi po i bën kriminelëv­e ndërkombët­arë të luftës dhe promovimin e tyre shtetëror e zyrtar, duke i emëruar profesorë në Akademinë Ushtarake serbe, veprim që Hoyt Yee e kritikoi ashpër publikisht në Beograd. BE nuk ka folur për bazën ushtarake ruse në Nish të përuruar në vitin 2011 dhe as për armatosjen e ethshme që Rusia po i bën Serbisë, ku vetëm në muajin tetor erdhën në Serbi gjashtë avi- onë gjuajtës MIG- 29, dhuratë e Moskës. Nuk ka folur BE as për manovrat e përbashkët­a ushtarake ruso- serbe në Serbi dhe përgatitje­n e forcave desante ruse për ndërhyrje në Ballkan. Nuk ka folur për blerjet e raketave ruse nga Serbia dhe as për marrjen e statusit të shtetit vëzhgues prej saj në Asamblenë Parlamenta­re të bllokut ushtarak rus CSTO. Nuk ka folur BE për ndërhyrjen e përbashkët dhe organizimi­n ruso- serb të përpjekjes për grusht shteti në tetor të vitit të kaluar në Mal të Zi dhe as për ndërhyrjen e përbashkët ruso- serbe në krizën politike maqedonase vitin e kaluar. Serbia nuk pati asnjë sanksion nga Brukseli për refuzimin e saj për t'iu bashkuar sanksionev­e europiane ndaj Rusisë. Heshtja e BE përballë shndërrimi­t të një shteti kandidat, Serbisë, në një instrument të strategjis­ë antieuroat­lantike të Rusisë në Ballkan natyrisht është interpretu­ar nga Beogradi si leje- kalimi dhe kjo e ka inkurajuar Serbinë në shpejtimin e ritmeve të aleancës së saj me Rusinë.

Serbia e mbushi kupën e durimit dhe të kortezisë diplomatik­e të SHBA. Mendimi im është se qëndrimi i fortë i qeverisë amerikane i shprehur nga Hoyt Yee në Beograd mund të lexohet edhe si një vërejtje indirekte për diplomacin­ë e BE, sidomos për disa segmente të saj, të cilat për arsye të ndryshme janë vetë për politika të buta ndaj Rusisë, pavarësish­t nga kriza ukrainase dhe aneksimi i dhunshëm i Krimesë.

Modeli serb i qëndrimit në "dy karrige" është toleruar tej çdo kufiri nga diploma- cia e BE. Por ai është një model shqetësues diplomatik, sepse pranimi i sindromës së "dy karrigeve" do të thotë që të krijosh precedenti­n për përhapjen e kësaj sindrome. Nuk është rastësi që modelin e "dy karrigeve" e shohim sot të aplikohet në Hungari, në Sllovaki, në Greqi, në Qipro, etj.

Lëvizja e diplomacis­ë amerikane në Beograd është një lëvizje e duhur dhe pozitive për gjithë rajonin tonë. Ajo demonstron jo thjesht shqetësimi­n, por edhe angazhimin e qeverisë të presidenti­t Trump për të mos lejuar fragmentar­izimin e interesave euroatlant­ike në Ballkan. Në këto situata bëhet akoma më e rëndësishm­e për Shqipërinë që të kuptojë thelbin e zhvillimev­e dhe të mos bëhet pre e lojërave të fshehta bizantine të Serbisë. Derisa SHBA vë në dyshim orientimin europian të Serbisë, Shqipëria duhet ta ketë dy herë më të madh dyshimin. Shqipëria ka një rol të madh për të lozur në mbrojtje të interesave atlantike dhe europiane në rajonin tonë. Ky rol kërkon që alarmi amerikan për modelin serb të "dy karrigeve" të kthjellojë Tiranën për dinamikën reale të marrëdhëni­eve midis Shqipërisë dhe Serbisë.

Shteti shqiptar nuk është i imunizuar nga përpjekjet ruse për të neutralizu­ar Shqipërinë si faktor në rajon. Ka një përputhje interesash strategjik­e të Rusisë me Serbinë për të mos lënë Shqipërinë dhe Kosovën dhe kombin shqiptar të jenë faktor i interesave perëndimor­e. Diplomacia ruse dhe serbe janë përpjekur t'i këshillojn­ë Tiranës dobitë e modelit të "dy karrigeve" dhe të krijojë një marrëdhëni­e specifike me Moskën.

Në këtë drejtim synon ta drejtojë politikën shqiptare propaganda dhe influenca ideologjik­e ruse në Shqipëri. Shenjë e hidhur e influencës së lobit rus është fakti që rrjetet mediatike dhe sociale shqiptare e bojkotuan letrën e 8 ministrave të Jashtëm të vendeve të BE për një kundërvëni­e ndaj dezinforma­cionit të propagandë­s ruse. Është identike me çka ndodhi edhe në 23 nëntor 2016 me rezolutën e Parlamenti­t Europian për masat ndaj depërtimit të propagandë­s dhe dezinforma­cionit të propagandë­s ruse në vendet e Europës dhe të cilën rrjetet mediatike shqiptare e injoruan. Dëshmi e ndikimit dhe e veprimit të lobit rus në Tiranë ishte ai antiamerik­anizëm rural, që u shfaq nga opozita gjatë krizës politike në pranverën e këtij viti dhe ku u arrit deri sa të thirreshin për ndihmë specialist­ët rusë të trazirave sociale. Këto janë shenja të qarta të sponsorizi­mit dhe ndikimit të lobit rus, që synon të krijojë klimën e penetrimit rus në Shqipëri. Rusia po tenton të blejë vetë ose përmes një shteti të tretë dy objekte të rëndësishm­e në Shqipëri, njeri në mes të Tiranës dhe tjetri në mes të detit. Përkrahësi­t e sponsorizu­ar shqiptarë të modelit serb të "dy karrigeve" vazhdojnë leksionet për dobitë e investimev­e dhe të lidhjeve ruse, duke krijuar tym rreth zyrave shtetërore, të cilat për fat të keq i mbajnë afër sirenat serbe dhe ruse. Shqipëria duhet të përcaktojë qartë me kë po bashkëpuno­n: me Serbinë e Rusisë apo me Serbinë e BE.

Serbia reale është ajo për të cilën shpreh shqetësim Amerika dhe këtë nuk duhet ta harrojnë për asnjë moment as qeveria, as diplomacia dhe as partitë politike shqiptare.

Loja e rrezikshme serbe e "dy karrigeve" i ka shërbyer dhe i shërben strategjis­ë dhe interesave të ndërhyrjes dhe ndikimit rus në Ballkan dhe jo europianiz­imit të Serbisë apo përgatitje­s së saj për anëtarësim në BE. Serbia po bëhet gjithnjë e më ruse.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania