Gazeta Shqiptare

Vllaznia ndal Kukësin në "Zeqir Ymeri"

-

Kukësi-

Vllaznia dhuru an një shfaqje të bukur të futbollit ofensiv, lumë golash, por asnjë fitues. Ernest Gjoka rikthehet si triumfator në qyteti ku i dhurojnë titullin e parë historik, ndali verlindorë­t pas një ecurie shumë pozitive duke e larguar Kukësin në - 5 nga Skënderbeu i vendit të parë. Vllaznia surprizon të zotët e shtëpisë që në minutën e 6- të. Një goditje dënimi e ekzekutuar nga Gilman Lika kthehet në kuadrat nga Pjeshka, portieri Koliqi arrin ta devijojë në shtyllën pingule, por topi kthehet në këmbët e Çarls Atsina, që e ka të lehtë ta dërgojë në rrjetë me portën e boshatisur. Goli i shpejtë përgjum akoma dhe më shumë skuadrën e Kukësit teksa Çinari në minutën e 11- të shkëputet shumë bukur dhe me një parabolë të ëmbël përpiqet të shënojë golin e dytë por topi shkojë mbi traversë. Të çorientuar në fushë, Kukësi lë shumë hapësira pas me Atsinan që i ndëshkon sërish në minutën e 19- të. Sulmuesi i Vllaznisë provoi fillimisht me një goditje të fortë që nuk arrin të kontrolloh­et nga Koliqi ndërsa Edson Hasani e rikthen sërish në lojë duke i dhënë mundësinë Atsinës të shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për Vllazninë. 0- 2 as 20 minutash lojë ishte shumë për një ekip si Kukësi që rikthehet në lojë 5 minuta më pas me një gol të Sidrit Gurit. Sulmuesi shtatlartë fituan duelin ajrorë me mbrojtësit shkodranë dhe më kokë në shtyllën e parë arrin dërgon topin në rrjetë duke ngushtuar diferencat në 1- 2. Kukësi pak nga pak merr kontrollin e lojës dhe në fundin e pjesës së parë ishte Aliev, i cili me kokë flirtojë me golin e barazimit. Pjesa e dytë nisi me një ritëm të ulët dhe me shumë faulla në mesfushë, por ndeshja ndizet akoma më shumë në minutën e 60- të fal një supergoli të shënuar nga Kale. Fantazisti brazilian me një goditje fantastike nga jashtë zonës rikthehen baraspeshë­n në stadiumin Zeqir Ymeri. Shtubina i shkojë shumë pranë golit të ishit, por Selmani mbrojti në lojë pikën e Vllazinsë që sigurisht nuk është për t'u hedhur poshtë e arritur në një fushë si ajo e Kukësit ku vetëm Skënderbeu ka arritur të marrë pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania