Gazeta Shqiptare

Drejtoi institucio­nin e spiunazhit për 5 vjet, jep dorëheqjen Visho Ajazi Lika

Zbulohet formulari i dekriminal­izimit, kreu i ri i SHISH ka dy identitete Takim 30 minuta, Edi Rama i propozoi Metës, 46- vjeçarin Helidon Bendon

-

Drejtori i Shërbimit In formativ Shtetëror ( SHISH), Visho Ajazi Lika ka dhënë dorëheqjen pas 5 vitesh në krye të këtij institucio­ni. Burime zyrtare nga Kryeminist­ria dhe Presidenca dje bënë me dije se Visho Ajazi Lika e ka dhënë dorëheqjen përfundimt­are që të premten. Ndërkohë që në vend të tij është propozuar Helidon Bendo, i cili ka mbajtur detyrën e zëvendësdr­ejtorit të SHISH që nga prilli i vitit 2016. Mësohet se pasi Visho Ajazi Lika ia ka paraqitur zyrtarisht largimin nga detyra kryeminist­rit Edi Rama, ky i fundit i propozoi Presidenti­t Ilir Meta emrin e ri të drejtorit të SHISH. Kjo, gjatë një takimi të zhvilluar mesditën e djeshme. Vetë e zyra e shtypit pranë kryeminist­rit ka dhënë detaje nga ky takimi i Ramës me Metën. Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet: "Kryeminist­ri Edi Rama zhvilloi një takim 30- minutësh me Presidenti­n e Republikës, ku paraqiti propozimin për lirim të drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi dhe emërimin në këtë detyrë të zv. drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo". Gjithashtu, në këtë njoftim thuhet se "propozimi i kryeminist­rit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, të cilën kryetari i qeverisë e mirëpriti duke e falënderua­r zotin Visho Ajazi për kontributi­n e tij". Takimi mes kryeminist­rit dhe presidenti­t ishte i pari që prej betimit të qeverisë së re. Visho Ajazi Lika u emërua në detyrën e drejtorit të SHISH në gusht të vitit 2012 nga kryeminist­ri Sali Berisha dhe me dekret të Bujar Nishanit, por ligji përcakton se mandati i drejtorit të Shërbimit Informativ është i pakufizuar, duke lënë vetëm dy opsione për largimin e tij: ose me vendimmarr­je personale të drejtorit të SHISH- it, ose me konsensus Kryeminist­ri- Presidencë. Sipas ligjit, shefi i Shërbimit Informativ propozohet nga kryeminist­ri dhe dekretohet nga presidenti. Helidon Bendo duhet të marrë dekretin e Presidenti­t të Republikës përpara se të ulet në karrigen e drejtorit të ri të SHISH.

DREJTORI I RI I SHISH

Kreu i ri i SHISH është emëruar Helidon Bendo pas dorëheqjes së Visho Ajazi

Likës. Ai u emërua si zv. drejtor i SHISH në prill të vitit 2016. Nga plotësimi i formularit të vetëdeklar­imit për ligjin e dekriminal­izimit, Bendo rezulton se ka dy identitete. Ai mban edhe emrin Johan Bendo. Këtë identitet, ai e përdorte gjatë qëndrimit në Greqi. Në formularin e vetëdeklar­imit, Helidon Bendo sqaron se Johan është emri i pagëzimit të tij. 46vjeçari ka eksperienc­ë 21vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si:

inspektor terreni, kryetar dege, drejtor drejtorie në disa qarqe të vendit dhe drejtor drejtorie në AQ. Bendo ka lindur më datën 12 maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tremujor në fushën e sigurisë pranë Universite­tit "George Town" në SHBA.

Visho Ajazi Lika ka drejtuar për 5 vite institucio­nin më të rëndësishë­m të spiunazhit në vend që kur u emërua nga Sali Berisha, në vitin 2012- të. Por nëse bëjmë një bilanc të detyrës së tij, ajo është e mbushur me të papritura dhe skandale, siç ishte ai i përgjimeve. Pasi Ilir Meta u bashkua me Edi Ramën në 2013- ën, Komisioni i Sigurisë zbuloi se Visho Ajazi Lika ishte urdhëruar nga Sali Berisha Mesditën e djeshme, kryeminist­ri Edi Rama zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidenti­n e Republikës, Ilir Meta. Gjatë këtij takimi, Rama i paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emërim në këtë detyrë të zv. drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo".

që të përgjonte. U zbulua se një numër i madh politikanë­sh dhe 25 deputetë të mazhorancë­s ishin përgjuar, mes tyre edhe Edi Rama dhe Ilir Meta. Po ashtu edhe Saimir Tahiri, Erion Veliaj, Vangjel Dule, Tom Doshi, Ben Blushi, Taulant Balla etj. Ndërsa në PD, veç Lulzim Bashës, të përgjuar figuronin edhe Astrit Patozi, Ilir Rusmali dhe Sokol Olldashi. Pas këtij skandali, Komisioni i Sigurisë ngriti një komision hetimor, por nuk u arrit në asnjë konkluzion. Në

vitin 2014, Visho Ajazi Likës i shpërtheu një tjetër skandal. Ai u thirr në Komisionin e Sigurisë për të raportuar, por doli se i kishte skaduar certifikat­a e sigurisë. Rezultoi se kreu i SHISH kishte 6 muaj që nuk kishte certifikat­ë sigurie, sikundër përcakton ligji në rastet e zotërimit të dokumentev­e që konsideroh­en si sekret shtetëror. Pas marrjes së detyrës, Visho u akuzua gjithashtu se e mbushi institucio­nin me agjentë të ishSHIK të Bashkim Gazidedes.

 ??  ?? Shërbimi Informativ Shtetëror ( SHISH
Shërbimi Informativ Shtetëror ( SHISH
 ??  ?? Ish- drejtori i SHISH, Visho Ajazi
Ish- drejtori i SHISH, Visho Ajazi
 ??  ?? Drejtori i propozuar i SHISH, Helidon Bendo
Drejtori i propozuar i SHISH, Helidon Bendo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania