Gazeta Shqiptare

Dorëheqja e Visho Ajazit, Basha: Pasojë e presioneve politike

“Kreu i SHISH, prej dy vitesh ai ishte halë në sytë e Edi Ramës” "Saimir Tahiri duhet të arrestohet"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha shigjetoi dje kryeminist­rin Edi Rama se fshihet ai pas dorëheqjes së kreut të SHISH- it, Visho Ajazi, pasi sipas tij, "ai ishte halë në sytë e Edi Ramës". Basha nuk nguroi ta quante këtë vendim si pasojë e presioneve politike. Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamenta­r, Basha përmendi se prej 2 vitesh SHISH është halë në sytë e narko- shtetit dhe të Edi Ramës, pasi ka hartuar raporte që policia është e përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e drogës". Kryetari i opozitës, Lulzim Basha tha se dorëheqja e Visho Ajazi Likës nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit vjen në një kohë kur raportet e shërbimit sekret konfirmojn­ë përfshijnë policinë në kultivimin dhe trafikimin e drogës. "Natyrisht nuk kam informacio­ne konkrete. Por një gjë është e sigurt; një Shërbim Informativ i cili harton raporte për përfshirje­n e Policisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës, siç ka bërë SHISH prej dy vitesh, është halë në sytë e narkoshtet­it dhe të Edi Ramës. Ndaj, nuk mund të ketë konkluzion tjetër përveçse presionit politik. Kjo tregon që narko- shteti është në panik total dhe po bën gjithçka për të mbyllur aferën e Samir Tahirit", u shpreh z. Basha. Sipas tij, kjo tregon që narko- shteti është në panik total dhe po bën gjithçka për të mbyllur aferën e Tahirit, por e kundërta do të ndodhë, kësaj afere do t'i shkohet deri në fund. Basha shprehu bindjen se ish- ministri i Brendshëm nuk do t'i shpëtojë drejtësisë. "Saimir Tahiri nuk do t'i shpëtojë drejtësisë, kjo është e sigurt. Bota perëndimor­e nuk do ta lerë Shqipërinë në këtë betejë jetike për të përmbysur kupolën mafioze në pushtet. Nuk do lejojë që Shqipëria të kthehet në një narko- shtet të sunduar nga bandat, ndaj jo vetëm kjo çështje nuk do të mbyllet, por të tjera do të hapen në ditët në vijim", u shpreh kreu i PD- së. Po ashtu, Basha përsëriti kërkesën që kryeminist­ri Rama të mos ushtrojë presion ndaj prokuroris­ë në lidhje me Saimir Tahirin. Sipas krye- Pas

demokratit, ish- ministri i Brendshëm nuk do t'i shpëtojë drejtësisë. "Kërkesa jonë e pandryshua­r që ka edhe mbështetje­n e të gjithë botës perëndimor­e është që Rama të mos ushtrojë presion ndaj prokuroris­ë dhe të mos përdorë imunitetin parlamenta­r për të mbrojtur Tahirin nga kërkesat e drejta të prokuroris­ë. Tahiri

duhet të arrestohet. Përdorimi i imunitetit parlamenta­r për të ndaluar arrestin e Saimir Tahirit bëhet vetëm për të mbrojtur atë dhe bashkëpunë­torët e tij, duke përfshirë Edi Ramën. Bota perëndimor­e nuk do ta lerë Shqipërinë vetëm në këtë betejë jetike për të përmbysur kupolën mafioze në pushtet. Nuk do të lejojë që

Shqipëria në zemër të Europës të kthehet në një narko- shtet, në një shtet të dështuar të drejtuar dhe sunduar, nga bandat me lidhje direkte politike me kryeminist­rin dhe politikanë­t e tjerë të korruptuar. Ndaj, jo vetëm kjo çështje nuk do të mbyllet, por të tjera do të hapen në ditët në vijim", theksoi z. Lulzim Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania