Gazeta Shqiptare

Dosja "Habliaj", mbërrijnë nga Italia 1800 faqe përgjime bisedash

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të thërrasë përsëri ish- ministrin e Brendshëm Pas vitit 2015 nuk përmendet emri i Tahirit

-

Dosja me 1800 faqe përgjimesh për grupin kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, ka mbërritur në prokurorin­ë shqiptare. Prokuroria e Katanias dhe Antimafias, të cilat dokumentua­n veprimtari­në e Habilajve, bën të mundur zbardhjen e përgjimeve mes anëtarëve të bandës. Në to rezulton se pas vitit 2015, emri i ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, nuk përmendet më në bisedat e përgjuara. Periudhë kjo e cila përkon me publikimin e lajmit në Shqipëri, se automjeti "Audi A8" në pronësi të Saimir Tahirit, i është shitur familjarëv­e Habilaj, duke mos i ndërruar pronësinë. Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të thërrasë për të pyetur përsëri Saimir Tahirin në lidhje me akuzat, të cilat rëndojnë mbi të. Sipas organit të akuzës, janë edhe disa episode të tjera, të cilat ish- ministri duhet të sqarojë në lidhje me përmendjen e emrit të tij në përgjimet e prokuroris­ë italiane për llogari të dosjes "Habilaj". Ndërkohë edhe autoritete­t italiane bëjnë me dije se do të vazhdojnë hetimet për aktiviteti­n e grupit kriminal, të drejtuar nga vëllezërit Habilaj. Mësohet se mes prokuroris­ë dhe antimafias italiane janë ngritur disa grupe hetimore të përbashkët­a që po hetojnë disa banda të trafikut të kanabisit. Disa ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar nga parlamenti autorizim për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, ishministë­r i Brendshëm, si dhe autorizimi­n për "arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës". Ndaj tij u ngritën akuzat "Trafikim i lëndëve narkotike" e kryer në bashkëpuni­m në formën e grupit të strukturua­r kriminal dhe "Korrupsion pasiv i funksionar­ëve të lartë të shtetit". Nga ana tjetër dosja "Habilaj" vijon të jetë në proces nga pala italiane ku mësohet se mes të arrestuarv­e si pjesëtarë të grupit, mund të ketë edhe persona që do të përfitojnë statusin e bashkëpunë­torit të drejtësisë. Sakaq të premten ish- ministri i Brendshëm u paraqit në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, ku për 2 orë e 30 minuta qëndroi përballë prokurorëv­e Vladimir Mara dhe Dritan Prençi duke sqaruar pozicionin e tij në këtë çështje. I shoqëruar nga avokatët e tij, Maks Haxhia dhe Artan Hajdari, Tahiri dëshmoi për lidhjet e tij me grupin e trafikantë­ve të drogës, Habilaj. Ai i mohoi akuzat se ka ndihmuar grupin e Habilajve në trafikun e kanabisit dhe hodhi poshtë akuzën për korrupsion.

 ??  ?? Faksimile e dosjes "Habliaj", të ardhur nga Italia
Faksimile e dosjes "Habliaj", të ardhur nga Italia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania