Gazeta Shqiptare

Lëvizja "No Hate" dhe Universite­ti Luarasi: Jo, urrejtjes në politikë

-

"No Hate" dhe Universite­ti Luarasi organizuan dje aktiviteti­n me temë; Jo, urrejtjes në politike. Kreu i FRPD- së Belind Këllici, deklaroi se opozita është shpresa e vetme e të rinjve për një të ardhme të sigurt larg krimit dhe drogës. "Prej më shumë se 4 vitesh opozita, gazetarët investigat­iv, rrjetet mediatike prestigjio­ze ndërkombët­are dhe shoqëria civile, denoncojnë me forcë shndërrimi­n e Shqipërisë në një hambar droge, mbështetje­n që drejtues të lartë të policisë, me urdhër të ishministr­it të Brendshëm, superminis­trit të "Rilindjes" dhe bekim të kryeminist­rit, i japin trafikantë­ve ndërkombët­arë të drogës. Kemi dëgjuar këto 4 vite se si në vendin tonë po ndërtohen tashmë pista të avionëve të drogës, të cilët për kryeminist­rin ishin thjesht "mushkonja". Kemi mësuar se radarët në vendin tonë tashmë fiken për t'u krijuar rrugë të lirë skafeve të drogës. Kjo është një plagë e hapur që po shkatërron të sotmen dhe të ardhmen tonë, po e largon çdo ditë e më shumë rininë nga Shqipëria. Unë jam më se i bindur se adresimi dhe ndalimi i përdorimit të gjuhës së urrejtjes në parlament, do të ishte një vlerë e shtuar në jetën e çdo qytetari. Por në mënyrë që t'ia japim këtë vlerë të shtuar qytetarëve tanë, më parë duhet t'i japim arsye që të qëndrojnë në Shqipëri, në vend që të emigrojnë nëpër botë, siguri për të ardhmen e tyre në vend të ofertës rilindase të një Shqipërie kolumbiane, siguri në qeverisje në interesat e qytetarëve në vend të marrjes peng të vendit nga kupolat mafioze të kushërinjv­e trafikantë, apo vëllezërve në kërkim",- deklaroi z. Këlliçi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania