Gazeta Shqiptare

Tahiri: Nuk pranoj gjyq politik, parlamenti është defaktoriz­uar

Ish- ministri rrëfen nga shtëpia: Familja e stresuar, po mundohem t'u jap forcë "Askush nuk mund të më mbyllë karrierën politike"

-

"Unë nuk kam imunitet dhe jam, të paktën në dijeninë time, deputeti i vetëm që policia e prokuroria i kanë hyrë për kontroll në shtëpi, edhe pse ka pasur raste kur akuzat kanë qenë shumë më reale. Nuk jam fshehur kurrë pas imunitetit dhe nuk kam imunitet. Asnjë deputet nuk ka imunitet. E vetmja gjë që po e konsideroj imunitet është kontrolli i banesës dhe arrestimi me burg", tha Tahiri.

SURPRIZA

Ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u surprizua dje në ditëlindje­n e tij të 38- të nga një grup të rinjsh të FRESSH, të cilët i kanë mbërritur poshtë banesës së tij me tortë dhe fishekzjar­rë. Tahiri është parë i buzëqeshur, teksa ka zbritur nga banesa së bashku me djalin e tij për të takuar të rinjtë dhe për të fryrë qirinjtë e tortës.

ZAGANI

"Zagani është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe është dënuar, di që ka fituar azil në kurrizin tim. Di që një oficer tjetër, po të njëjtën gjë ka bërë. Është arrestuar për korrupsion dhe shkon atje e ka kërkuar azil prapë në kurrizin. Është në modë të duket sikur një polic ka luftuar një bandë kriminale, që ka pasur për kokë Saimir Tahirin. Le të vijnë që të dy të përballen me mua para drejtësisë", - tha ai.

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri hapi dyert e shtëpisë së tij për gazetarin Sokol Balla, në emisionin "Top Story" pas kontrollit të bërë nga policia gjyqësore, pak ditë më parë. I pyetur për akuzat ndaj tij, të ngritura nga Prokuroria dhe si e pritën njerëzit e tij të afërt, Tahiri tha se familja e priti me stres të madh. Ai shtoi se të bësh politikë në Shqipëri ka kosto, megjithatë politika nuk i është neveritur akoma. Ai deklaron se nuk ka imunitet dhe se po hetohet nga Prokuroria si i tillë dhe se është i vetmi deputet që i kanë hyrë në shtëpi prokurorët. Tahiri deklaroi se asnjëherë nuk ka paragjykua­r një vendim të gjykatës. Lidhur me përjashtim­in nga grupi parlamenta­r i PS- së, Thairi u shpreh: "Nuk e pashë si gjyq politik përjashtim­in nga Partia Socialiste. Edhe sikur një deputet apo drejtues i vetëm në PS e çon nëpër mend që mund të më bëjë gjyqin politik, unë nuk e pranoj në asnjë rast", u shpreh ai. Të njëjtin qëndrim ruan edhe për Parlamenti­n, për të cilin thotë se është defaktoriz­uar. "Është komplet jashtë çdolloj pritshmëri­e të qytetarëve. Nuk e shihja të arsyeshme të humbisja asnjë minutë kohë në atë Parlament, sepse betejën e kam me drejtësinë", tha Tahiri. Ai shmangu komentet për deklaratat e kryeminist­rit Rama, bërë në "Zonë e Lirë", fundjavën që shkoi. Por, i pyetur nëse këtu e mbyll karrierën politike, ai shprehet: "Karriera politike nuk mbyllet me urdhër të askujt dhe nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, përveçse me besimin e njerëzve, nëse njerëzit besojnë tek e vërteta ime. Mua kjo nuk më shqetëson fare dhe nuk jam nga ata që fatin tim e lë në dorë të të tjerëve".

Si u ndjeve kur pe oficerët e Policisë Gjyqësore në shtëpi?

Ndjesi e sikletshme, por jo e paparashik­uar për mua, pavarësish­t se detyra gjithmonë më ka bërë të shikoja anën e atyre që hynin në shtëpinë e njerëzve. Është procedurë goxha e vështirë. Kam kuptuar ata që janë ndierë disi të dhunuar nga policia dhe u kam dhënë më shumë të drejtë atyre, që në kohën kur më ankoheshin i neglizhoja pak, por në këtë rast është e detyrueshm­e për të gjithë ata që janë në një situatë siç jam unë.

Si e ka përjetuar familja?

Me stres goxha të madh, s'ta përshkruaj dot, por po mundohem unë t'u jap pak forcë, se ndoshta askush nga ata s'ka menduar që të bësh politikë në Shqipëri ka edhe këto kosto. Kjo e ka kthyer politikën deri diku në një instrument, që u është neveritur njerëzve. Ka shkuar përtej limiteve, por mua nuk më është neveritur, sepse mendoj që periudha të tilla për mua, ndoshta shërbejnë që të tjerë pas meje të mos e kalojnë padrejtësi­sht.

Pse zgjodhe t'i përfshish, nuk mendove ta lije jashtë familjen, të përballesh­e me akuzat e ndoshta edhe me prangat politike, por ta lije familjen tënde jashtë?

Po hetohem, jam deputeti i vetëm, të cilit policia i ka hyrë në shtëpi për kontroll, edhe pse në Shqipëri ka pasur plot raste ku akuzat kanë qenë shumë më reale. Askush s'e ka parë edhe shtëpinë pjesë të punës së prokuroris­ë duke hyrë brenda, s'jam fshehur kurrë pas imunitetit dhe s'kam imunitet. As unë, as çdo deputet i Kuvendit s'ka imunitet. Do përballem me çdo kosto dhe pasojë të veprimeve të mia për të nxjerrë të vërtetën. A ishte gjyq politik i PS? Nuk e besoj dhe nuk e pashë ashtu. Edhe sikur një deputet apo drejtues i vetëm në PS e çon nëpër mend që mund të më bëjë gjyqin politik, unë nuk e pranoj në asnjë rast. Në Parlament as nuk pres të bëjnë gjyqin tim e as pres prej parlamenti­t të gjykojë pozitën time, ai Parlament është defaktoriz­uar dhe është komplet jashtë çdo lloj pritshmëri­e të qytetarëve. Unë në këto momente s'e shoh të arsyeshme të humbisja një minutë kohë se s'e kam aty betejën. Deri kur të bëhet drejtësi, nuk kam shpresë as të gjej ndonjë gjë nga Parlamenti lidhur me akuzat që më bëhet. Defaktoriz­uar? Jo përfaqësue­s dhe shumë larg pritshmëri­së së njerëzve.

I referohesh të gjithë sallës?

Asaj që ndodh çdo të enjte atje dhe është për turp.

A jeni bërë barrë për PSnë? Si e komentoni përjashtim­in tuaj nga grupi?

Në kushtet që jemi, është një qëndrim gati i detyrueshë­m për të mos pasur asnjë koment politik. Unë këtë e kam kërkuar vetë nga kryetari i PS. Kam kërkuar të mos kem asnjë mbrojtje dhe asnjë koment, sepse s'ka pse bëhet politikë në këtë histori. Pres që të gjithë ta marrin të vërtetën nga fjala e drejtësisë, jo nga unë. Nuk prisja më shumë nga vendimmarr­ja e PS- së.

Çfarë keni diskutuar me Edi Ramën?

Duhet të ishe në takim që të merrje përgjigje, të mos e prisje nga unë. Nuk ishte një diskutim si poshtë tavoline. Secili ushtroi detyrën e vet dhe përgjegjës­inë e vet përballë njëri- tjetrit dhe përballë publikut. Ishte një diskutim i hapur.

A ishte diskutim me ton? Nuk ka ndodhur kjo. Te Arjan Çani, Edi Rama përdori një shprehje "Paske bërë diçka që do t'u japë ushqim qenve për një kohë të gjatë", kë ka nënkuptuar me "qenë", media? Kundërshta­rët politikë? Habilajt?

S'dua të komentoj Edi Ramën dhe atë që thotë ai, se s'më takon fare dhe për më tepër ju keni mundësinë ta pyesni. Unë mund të them që mund të isha treguar më i kujdesshëm në shitjen e makinës, por ' OK', ky është një gabim njerëzor që mua po më kushton, por nëse do e kisha menduar mirë në atë kohë, s'do e bëja. Përtej kësaj i kam shpjeguar kryeminist­rit tim arsyet pse ka ndodhur e vendimet që kam marrë. Si e ndjetë ju këtë? S'kam dëshirë të komentoj, sepse deklaratat e çdokujt prej nesh, përfshirë edhe Edi Ramën duhen lexuar në kontekstin e madh që ndodh. Nuk prirem ta gjykoj, pavarësish­t se disa gjëra që kam dëgjuar, unë do t'i bëja ndryshe. Megjithatë, nuk shoh ndonjë hata në atë që tha kryeminist­ri. Ca gjëra do t'i kisha thënë ndryshe. Konceptual­isht bie dakord me të, por nuk do të doja që të më mbronte siç

“Karriera politike nuk mbyllet me urdhër të askujt, dhe kjo nuk ka të bëjë me asgjë tjetër përveç me besimin e njerëzve, nëse njerëzit besojnë apo nuk besojnë te unë pas procesit të hetimit, kjo ndan nëse ka karrierë apo jo”. “Jam deputeti i vetëm të cilit policia i ka hyrë në shtëpi për kontroll edhe pse në Shqipëri ka pasur plot raste ku akuzat kanë qenë shumë më reale. Askush s'e ka parë edhe shtëpinë pjesë të punës së prokuroris­ë duke hyrë brenda”.

mbronte Berisha të tijtë.

Ndihet ai i zhgënjyer nga ju?

S'e kam dëgjuar ndonjëherë nga kryeminist­ri këtë lloj zhgënjimi që flisni ju. A ka ndonjë raport sot mes Edi Ramës dhe Samir Tahirit? Edhe personal...

Kemi pasur një raport, që për shkak të punës ishim të detyruar të komunikoni­m disa herë në ditë. Normale që ai ka pasur besim tek unë dhe unë ia kam kthyer me besim e luajalitet.

Çfarëdo që të ndodhë, a është mbyllur karriera juaj politike?

E di që shumë njerëz e kanë uruar këtë gjë. Karriera politike nuk mbyllet me urdhër të askujt dhe kjo nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, përveç me besimin e njerëzve, nëse njerëzit besojnë apo nuk besojnë tek unë pas procesit të hetimit, kjo ndan nëse ka karrierë apo jo. Mua kjo nuk më shqetëson fare dhe nuk jam nga ata që fatin tim e lë në dorë të të tjerëve.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania