Gazeta Shqiptare

Organet e vetingut nisin punën, Lu: Ditë shprese për Shqipërinë

Rama, mesazh komisioner­ëve: Drejtësi, pa gjykatës e prokurorë të korruptuar Vlahutin: Reforma në drejtësi ka startuar

- Valentina Madani

Organet e vetingut nisën dje zyrtarisht punën. Tri komisionet e reformës në drejtësi nisin zyrtarisht punën. Në inaugurimi­n e godinës ku do të ushtrojnë funksionin Genta Bungo, kreu i Komisionit të Kualifikim­it dhe Natasha Mulaj, që drejton Kolegjin e Apelimit e vunë theksin tek angazhimi që duhet për të reformuar sistemin e drejtësisë. Ndërsa dy ambasadorë­t Lu e Vlahudin e konsiderua­n këtë ditë si shumë të rëndësishm­e dhe shpresë për Shqipërinë. Për dy ambasadorë­t që kanë ndjekur nga afër reformën në drejtësi, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, nisja e procesit të vetingut është një ditë e madhe dhe shprese për Shqipërinë. Pas ceremonisë së inaugurimi­t të godinës së re të vetingut, tek ish- ndërtesa e Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve, Lu tha se është një ditë shprese. Anë e mbanë botës kemi kaq shumë lajme të këqija dhe sot ( dje) është një ditë për shpresë në Shqipëri", deklaroi ambasadori i SHBA- ve në Tiranë. Kurse, ambasadorj­a e BE- së në Tiranë Romana Vlahutin deklaroi: "Jemi shumë të lumtur, sepse në një farë mënyre reforma ka startuar, po shohim edhe një staf të dedikuar në institucio­net e vetingut". Kryeminist­ri Edi Rama iu uroi suksese komisioner­ëve të vetingut, pas inaugurimi­t të godinës së re, që do jetë tek ish- godina e Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve. Rama shkruan në ' Twitter' se njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar. "Urime, kurajë, suksese komisioner­ëve të vetingut! Njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar", shprehet z. Rama. Genta Bungo, kreu i Komisionit të Kualifikim­it dhe Natasha Mulaj, që drejton Kolegjin e Apelimit e vunë theksin tek angazhimi që duhet për të reformuar sistemin e drejtësisë. Kryetarja e Kolegjit të Apelimi, Natasha

Mulaj, u premtoi të gjithë qytetarëve se do të bëhet drejtësi dhe do të marrë fund epoka e të korruptuar­ve. Nga ish- godina e Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve, ku u inaugurua godina e vetingut, Mulaj deklaroi se do të fitohet besimi i qytetarëve te drejtësia dhe do të bëhet

drejtësi, edhe sikur qiejt të përmbysen. "Për shkak të eksperienc­ave të hidhura në përballje me drejtësinë e kanë dëmtuar shumë besimin tek institucio­net. Është fakt se pa pastruar radhët tona dhe pa konfirmuar para publikut se jemi ndarë nga korrupsion­i, do të ishte e pamundur të ri- Kryetarja e Kolegjit të Apelimi, Natasha Mulaj, premtoi se do të bëhet drejtësi dhe do të marrë fund epoka e të korruptuar­ve. "Të bëhet drejtësi, edhe nëse ' qielli përmbyset'. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë në emër të Shqipërisë së drejtë e të ndershme, të bëjmë drejtësi edhe sikur ' qiejt të përmbysen'", - tha Mulaj.

fillojmë përmbushje­n e një prej betejave tona më madhore, atë të bindjes te publiku se edhe drejtësia shqiptare është e drejtë. Të gjithë kanë pasur të paktën një eksperienc­ë të hidhur në drejtësi, duke krijuar kështu bindjen se duhet të jesh i pasur për ta pasur atë. Ne

jemi këtu për të provuar se shumë shpejt do të bëjmë ndryshimin epokal, që do të jetë shumë i vështirë. Transparen­ca dhe përçimi i saj te publiku është një dimension ekzistenci­al i punës sonë. Nëse nuk do arrijmë të rrisim besimin e qytetarëve te drejtësia, ne nuk do të mund

të përmbushim misionin tonë. Për këtë kemi nevojë për mbështetje. ' Të bëhet drejtësi, edhe nëse qielli përmbyset'. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë në emër të Shqipërisë së drejtë e të ndershme, të bëjmë drejtësi edhe sikur qiejt të përmbysen", deklaroi Mulaj.

 ??  ?? Kryetarja e Kolegjit të Apelimit, Natasha Mulaj, gjatë ceremonisë së djeshme
Kryetarja e Kolegjit të Apelimit, Natasha Mulaj, gjatë ceremonisë së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania