Gazeta Shqiptare

Rama: Nis reforma e ujit, afat disamujor për ata që e vjedhin

Kryeminist­ri lajmëron rritje ekonomike mbi 4% vitin e ardhshëm "Nuk financojmë Akademinë Sovjetike të Shkencave"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama njoftoi dje se që vitin e ardhshëm pritet që rritja ekonomike ta kalojë 4%. Në fjalën e tij para deputetëve të grupit parlamenta­r socialist, në analizë të projektbux­hetit të vitit 2018, kreu i qeverisë lajmëroi fillimin e reformës së ujit të pijshëm. "Do të bëjmë një takim gjatë kësaj jave për të lançuar projektin e reformës së ujit, duke bërë një thirrje publike mirëkuptim­i dhe duke dhënë një afat që ata të rregullojn­ë gjendjen e paligjshmë­risë në raport me sistemin. Do të ketë një afat disamujor për të gjithë ata që sot janë në shkelje të Kodit Penal të Shqipërisë në raport me furnizimin me ujë dhe praktikish­t vjedhin këtë mall, që njësoj si energjia nuk është një mall pa zot", tha Rama. Aksioni për prerjen e paligjshme të ujit nis në janar 2018. "Ne do fillojmë prerjen masive të lidhjeve të paligjshme të ujit. Po përgatisim në bashkëpuni­m me MF, MIE, paketën e mbrojtjes sociale për të gjitha familjet në ndihmë ekonomike që të mos ndjejnë një barrë sa i takon tarifës së ujit. Shqipëria sot harxhon 3- fshin e ujit të pijshëm që ka nevojë. Pra, mjafton që uji të shihet si mall, të kursehet kur vjen puna për derdhjet e panevojshm­e të tij, jo vetëm që ka për të gjithë, por është i aksesueshë­m nga pikëpamje financiare". Gjatë fjalës së tij, ai u bëri të ditur deputetëve të zonës fillimin për 45 ditë të Rrugës së Arbrit. "Ministria ka nisur negociatat për termat e negociatës me kompaninë që rezultoi fituese në garë dhe në harkun e 30- 45 ditëve kontrata do të finalizohe­t dhe puna Deputetët

socialistë kanë debatuar dje në lidhje me zbatimin e memorandum­it që ata nënshkruan me ministrat pak javë më parë, në nisje të sesionit parlamenta­r. Në pjesën e mbledhjes së grupit parlamenta­r që u zhvillua me dyer të mbyllura ishte kryeminist­ri Edi Rama, që është shprehur se nuk ka profesioni­stë për postet e drejtorëve në shtet. "Po jua them si kryeminist­ër, nuk dua të dëgjoj të hyni mik tek ministrat për të bërë drejtorë apo shefa në administra­të marangozë, njerëz që nuk kanë arsimin përkatës dhe as këngëtarë apo instrument­istë në vend të elektricis­tëve të OSHEE- së", mësohet të jetë shprehur Rama. Por, kreu i qeverisë është larguar më pas dhe diskutimi ka vijuar mes vetë deputetëve. Pjerin për Rrugën e Arbrit do të fillojë deri në përfundimi­n e këtij aksi të rëndësishë­m. Së bashku me ministrin e Jashtëm kemi çelur diskutimet me qeverinë maqedonase dhe do të kemi pikë në rendin e ditës të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive që do të mbahet në Pogradec, nevojën që nga pala maqedonase të bëhet lidhja e nevojshme", u shpreh Rama. Duke folur më tej për projektet që ka qeveria për rregullimi­n e Muzeut Kombëtar Një nga ish- deputetët më të vjetër të Kuvendit, Spartak Braho, është emëruar nga kryeminist­ri Edi Rama si këshilltar i tij për Parlamenti­n. Emërimi i Brahos në këtë detyrë është bërë pak ditë më parë. Braho ishte renditur i 20- ti në listën e kandidatëv­e për deputetë të PS- së në Tiranë, larg listës fituese.

apo qendrave spitalore, Rama u shpreh edhe për Akademinë e Shkencave. "Në kushtet e reja, Akademia ' sovjetike' e Shkencave do të duhet të hyjë në një proces reforme që nuk mund të diktohet nga shteti. Paratë e shpenzuara kot për rroga e shpenzime të pajustifik­uara, për të tundur flamurin sovjetik mbi çatinë e Akademisë së Shkencave, edhe 27 vjet pas rënies së komunizmit dhe nuk e di sa bëhen vitet që nga largimi i sovjetikëv­e, që nuk i morën dot nëndetëset me vete dhe lanë këtu mbi det Akademinë e Shkencave, do të shkojnë për kërkimin shkencor në universite­t, do të përfshijnë pas 27 vitesh biblioteka­t shkencore të universite­teve në rrjetin e shkencës", tha Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania