Gazeta Shqiptare

Parandaloh­et krimi në familje, burri dhunë psikologji­ke ndaj bashkëshor­tes

INSTAT: Rriten rastet e raportimit të dhunës në familje në kryeqytet Iu gjet në banesë armë zjarri, në pranga 44- vjeçari

-

Një ngjarje e rëndë ësh të parandalua­r dje nga policia e Tiranës, ku ka rënë në pranga një 44vjeçar, i cili ushtronte dhunë ndaj bashkëshor­tes së tij. Uniformat blu janë njoftuar nëpërmjet një telefonate për një rast konflikti në një banesë në Picarë, Vorë.

Mësohet se shërbimet e Komisariat­it të Policisë Vorë janë nisur menjëherë për në vendngjarj­e, ku kanë konstatuar një konflikt në familje. Forcat policore kanë bërë të mundur parandalim­in e përshkallë­zimit të këtij konflikti, pasi shtetasi Saimir P., po ushtronte dhunë psikologji­ke ndaj bashkëshor­tes së tij, shtetases M. P.. Nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, automatik model 56, me tre krehër dhe 90 fishekë dhe një armë e ftohtë, thikë me dy tehe. Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat materiale të sekuestrua­ra, oficerët e Policisë Gjyqësore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Saimir P., 44 vjeç, banues në Picar, Vorë. Materialet procedural­e iu kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Dhuna në familje", "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta". Sakaq, dhuna në familje përbën një fenomen shqetësues dhe gjendet në të gjitha kulturat, duke ndikuar negativish­t në integritet­in fizik, psikosocia­l dhe ekonomik të personit ndaj të cilit ushtrohet dhunë.

TË DHËNA PËR DHUNËN NË FAMILJE

Më herët instituti i statistika­ve ka raportuar se rastet e raportimit të dhunës në familje janë në rritje përkatësis­ht në Tiranë dhe në Durrës. INSTAT ka sqaruar se është e vështirë të matet niveli për përhapjen e Forcat policore kanë bërë të mundur parandalim­in e përshkallë­zimit të konfliktit në familje, duke vënë në pranga shtetasin Saimir P., i cili po ushtronte dhunë psikologji­ke ndaj bashkëshor­tes së tij, shtetases M. P.. dhunës në familje, pasi ky fenomen konsideroh­et si çështje familjare. Si rrjedhojë, ndër faktorët që mund të ndikojnë në raportimin e ulët të dhunës në familje, mund të përmenden turpi, frika nga ndëshkimi, normat kulturore dhe stereotipa­t që ekzistojnë për dhunën në familje. Të dhënat e raportuara nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë tregojnë se në vitin 2016 duke e krahasuar me 2015 kemi 7,3 % raportime më shumë. Në total, në rang vendi në 2016 numërohen 3.900 raportime të dhunës në familje. Gjithashtu, nga shifrat e pasqyruara vihet re se norma e ndryshimit në numrin e raportimev­e të dhunës në familje ka rritje për vitin 2016 krahasuar me 2012, konkretish­t rreth 46,5 % më shumë raportime. Shprehur në terma absolut rreth 1.174 denoncime të dhunës më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania