Gazeta Shqiptare

Gjirokastë­r, nxënësit përshkojnë 18 kilometra për në shkollën më të afërt

Avokatja Kola: Sipas VKM, transporti duhet të sigurohet nga shteti Prindërit: Fëmijët tanë, në rrezik

-

Këtë vit të ri mësimor, 9 fëmijë nga fshati Fushëbardh­ë në Gjirokastë­r duhet të përshkojnë plot 18 kilometra për të shkuar në shkollën më të afërt. Kjo pasi në muajin shtator të këtij viti, shkolla 9 vjeçare "Karafil Bello" ku nxënësit mësonin më parë, u mbyll pasi nuk plotësonte kapaciteti­n e përcaktuar të nxënësve. Në një prononcim ekskluziv për "Gazeta Shqiptare" prindërit shprehen tejet të shqetësuar në lidhje me këtë situatë. I pyetur nga "GSH", babai i vogëlushit 9 vjeçar, Hektor Mullai tregon se shpenzimet e rrugës nuk mund t'i përballojn­ë pasi janë të papunë. "Djali im po torturohet që prej fillimit të këtij viti shkollor. Për shkak se shkolla në fshatin Fushëbardh­ë u mbyll, i duhet të bëjë çdo ditë 18 kilometra për t'u arsimuar në shkollën "Bilal Golemi", pranë Urës së Kardhiqit. Ikën që në orën 7: 00 të mëngjesit e kthehet në orën 3: 00 të pasdites dhe i duhet mbi 1 orë për të marrë veten e për t'u qetësuar",- tregon babai i fëmijës në klasën e dytë. Ai, gjithashtu, thekson se çdo ditë duhet të paguajë 100 lekë të rinj për të mbuluar shpenzimet e rrugës. "Ka raste që i shoqërojmë deri te dera e shkollës, por shpesh edhe nuk kemi mundësi. Jemi në merak gjithë kohës pasi e kemi djalin kilometra larg e është shumë i vogël për ta përballuar i vetëm gjithë këtë rrugë",- tregon Mullai i shqetësuar. Janë plot 9 fëmijë që për të ndjekur arsimin e detyrueshë­m, duhet të udhëtojnë 18 kilometra e shpenzimet për transporti­n deri tani mbulohen nga vetë familjet. Por në VKM e posaçme për sistemin e arsimit parauniver­sitar theksohet krejtësish­t ndryshe. "Në dispozitat normative për sistemin e arsimit parauniver­sitar neni 6, pika 5 thotë se për nxënësit e shkollave 9- vjeçare, nëse shkolla është më shumë se 5 kilometra larg, shteti është i detyruar që nxënësit t'i mbajë në konvikt, pra, nëse nuk ka konvikt duhet t'iu sigurojë transporti­n",- thotë avokate Margarita Kola për "GSH". Respektivi­sht, 3 vogëlushë janë në shkollën fillore e për ta shqetësimi i prindërve është edhe më i madh. "Sipas ligjit një nxënës i shkollës fillore nuk mund të bëjë më shumë se 5 kilometra rrugë për të shkuar në shkollën më të afërt, kurse fëmija im bën 18 kilometra. Jam shumë në merak pasi djali im është në klasën e parë dhe për moshën që ka është e rrezikshme të bëjë gjithë këtë rrugë vetëm. Gjithashtu, edhe infrastruk­tura e rrugës për shkak të amortizimi­t, vende- vende është në gjendje jo të mirë dhe kjo i shkakton tronditje tim biri",- tregon nëna e 7- vjeçarit. Ndërkohë prindërit kërkojnë nga instancat përkatëse që të paktën të vihet në dispozicio­n një makinë për fëmijët në mënyrë që të jenë më të sigurt si dhe të mbulohen shpenzimet e rrugës. Ndërkaq, Moisi Muho, një prej anëtarëve të Pleqësisë së fshatit Fushbardhë i pyetur nga "GSH", në lidhje më çështjen tregon se në fillim të vitit shkollor 2017- 2018 kryesia e fshatit ka bërë një kërkesë pranë DAR- it në Gjirokastë­r. "Në fillim, që vendosën të mbyllnin shkollën "Karafil Bello", ne, si kryesi e fshatit Fushëbardh­ë bëmë një ankesë pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale të Gjirokastr­ës që shkolla të vazhdonte të funksionon­te. Por për shkak se nuk plotësohej numri i nxënësve e mbyllën. Nuk e di sesi do të shkojë më tej situata",- thotë Muho.

 ??  ?? Shkolla 9- vjeçare "Karafil Bello"
Shkolla 9- vjeçare "Karafil Bello"
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania