Gazeta Shqiptare

Rama: Do të ketë 4 drejtori arsimore të shpërndara në 4 rajone në të gjithë vendin

Nikolla: Do të fillojë reforma tërësore

-

vendin tonë tashmë do të ketë vetëm 4 drejtori arsimore të vendosura në 4 rajone. Lajmi është bërë me dije nga kryeminist­ri Edi Rama gjatë një diskutimi mbi zhvillimin profesiona­l të mësuesve ditën e djeshme. Sipas një harte të ndërtuar mbi bazën e zhvillimit ekonomik dhe jo në sensin e ndarjes administra­tive, drejtoritë do të vendosen në 4 rajone. Sipas kryeminist­rit, do të ndryshojë edhe roli i zyrave arsimore, duke u bërë kështu nga zyra emërimesh dhe shkarkimes­h, në garant të cilësisë në funksion të realizimit të programit. Rama tha se portali i "Mësuesve për Shqipërinë" ka dhënë rezultate të qarta. "Portali do të bëjë të panevojshm­e ndërhyrjen njerëzore, bazën e të dhënave për pikët e testeve, krediteve, çdo zëvendësim kur dikush del në pension do të bëhet në mënyrë kompjuteri­ke", shtoi më tej kryeminist­ri. Gjatë këtij diskutimi ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikol- la, e cila theksoi se do të fillojë një reformë tërësore. Kjo do të bëhet duke rritur nivelin mesatar e duke aplikuar kuotat e mbyllura. Ndërsa për testin që kryen mësuesit, Nikolla e vlerësoi atë të një niveli mesatar. Sipas saj, në universite­te janë regjistrua­r rreth 400 studentë për t'u bërë më- sues që tregu i punës nuk i përthith. "Në janar startojmë me programin dhe platformën e re, duke vënë theksin tek universite­tet dhe fakultetet e edukimit. Do të akreditojm­ë ato universite­te që kualifikoj­në mësues cilësorë", tha ministrja e Arsimit.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama gjatë një diskutimi mbi zhvillimin profesiona­l të mësuesve
Kryeminist­ri Edi Rama gjatë një diskutimi mbi zhvillimin profesiona­l të mësuesve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania