Gazeta Shqiptare

Amaneti i Riza Danit: Më varrosni pranë vajzës, me shpresë vdes si burrë

"Familja Dani nuk i ka gjetur akoma kockat e tij dhe duam vetëm të dimë ku prehet" Historia e deputetit shkodran, pushkatuar më 1946, nipi: Dua vetëm të di ku prehet

- Nga Kujtim Dani*

Riza Dani pat lindur në Shkodër në një famil je patriotike. Mbasi mbaroi shkollën "Ruzhdien" në qytet, vazhdoi studimet në Universite­tin e Stambollit. Ra shpejt në kontakt me mjediset patriotike shqiptare dhe që në rini iu përkushtua lëvizjes kombëtar përkrah të vëllait Dan Hasani. Njihte 4 gjuhë, gjermanish­t, turqisht, italisht e sllavisht dhe në vitet 1908- 1912 qe pjesëtar i "Klubit Gjuha Shqiptare" me miqtë e familjes Atë Gjergj Fishta, Gurakuqi e Dom Ndre Mjeda. Ishte nismëtar i grupit të ngritjes së flamurit në Shkodër në fillimet e vitit 1913 dhe drejtonte gazetën politiko- shoqërore "Shkodra". Me nacionalis­tët e atdhetarë krijoi organizatë­n politiko- nacionalis­te "Krahu Kombëtar", që luajti rol të madh për lëvizjet kombëtare në vend, për stabilizim­in e shtetit të ri shqiptar deri në 1924- ën. Me krijimin e Partisë Popullore, Riza Dani aderon në këtë parti me nacionalis­të të tjerë, duke synuar krijimin e një Shqipërie etnike, që mbronte interesat e borgjezisë së mesme dhe kishte përparësi të përmirëson­te gjendjen e fshatarësi­së. Riza Dani zgjidhet deputet i Shkodrës në legjislatu­rat 19211924 së bashku me Luigj Gurakuqin, Atë Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Maliq Bushati e tjerë. Në vitin 1924 emërohet prefekt i qarkut të Durrësit. Si opozitar i qeverisë së Zogut dënohet me vdekje e si pasojë emigron për pak kohë në Fjume të Jugosllavi­së e pastaj stabilizoh­et në Grac të Austrisë. Në një ditë të ftohtë dimri i vijnë dy baxhanakët, Sejfi Vllamasi e Xhevat Korca nga Vjena. Ata i propozojnë për atentatin që do të bëjnë kundra mbretit Zog, në shkurt 1931. Rizai përgjigjet se: "Kështu bëjnë guerilasit çetnikë e bolshevikë me vra mbas shpine e sidomos në dhe të huaj. Ne duhet të mblidhemi e të bajmë një program më të mirë se Zogu e ta paraqesim në parlament, e po fituem me vota, e rrëzojmë Zogun e jo me vrasje të turpshme".

1939

Riza Dani në vitin 1939 kthehet në Shkodër përgjithmo­në dhe organizohe­t me patriotë e nacionalis­të për çlirimin e vendit nga okupacioni huaj. Nuk pranon krijimin e qeverisë antikombët­are e proitalian­e të Shefqet Verlacit. Rizai aderoi në Frontin Demokratik Nacionalçl­irimtar për çlirimin e vendit nga okupatori e rindërtimi­n e tij. Mori pjesë në mbledhjen e Tapizës ( korrik 1943) ku formohet Komiteti i Shpëtimit Kombëtar, që ka në program çlirimin e Shqipërisë në kufijtë e 1913- ën e të drejtën universale për vetëvendos­je. Emërohet kryetar i frontit për qarkun e Shkodrës e më vonë kryetar i komitetit të Shkodrës. Në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1946 zgjidhet nga populli i Shkodrës si deputet. Shumë urdhra e veprime nuk i shërbenin ngritjes së shtetit normal. Burgoseshi­n e pushkatohe­shin pa gjyqe ose me një urdhër në copë letre intelektua­lë, patriotë, klerikë, studentë, tregtarë, pronarë, ushtarakë etj., ndërsa çdo përpjekje për demokraci, pluralizëm politik e opozitë nuk u përkrahej.

ROBËRIMI I RI

Riza Dani në situatat e reja që po kalonte vendi po e kuptonte që prej gjakut të derdhur, Shqipëria ishte çliruar nga okupatori i huaj, por mjerisht do të robërohej nga një sistem sllavo- komunist utopik që po aplikohej. Kuptoi se duhej ngritur zëri nga të gjithë në protesta e veprime opozitare. Grupi i deputetëve demokratë Gjergj Kokoshi, Riza Dani, Kol Preka, Sheh Karbunara e tjerë ranë në kontakt me grupet intelektua­le e organizata­t opozitare të krijuara nga mesi i vitit 1945 në Shkodër e qytete të tjera. Këto do të organizohe­shin për të kërkuar në zgjedhjet e ardhshme një sistem demokratik perëndimor që kishte në themel pluralizmi­n politik, lirinë e indi- vidit, lirinë e fjalës e shtypit. Lëvizjet opozitare u zgjeruan e u formatuan në grupime me veprime politike. Uran Butka në librin "Kryengritj­et e para kundra komunizmit" shkruan se në një mbledhje më 6 korrik 1946 në Shkodër, Riza Dani foli për nevojën e organizimi­t të një kryengritj­eje të përgjithsh­me. Në mbledhjen e 9 të asamblesë, Riza Dani pat kundërshtu­ar projektsta­tusin e paraqitur si jo kombëtar e i ngarkuar me frymë ideologjik­e komuniste. Më 7 mars 1946, pas vërejtjes që bëri Riza Dani, Nako Spiroja pasi kishte marrë udhëzime e urdhra nga eprorët, dis-

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania