Gazeta Shqiptare

Lista e torturave

( sipas Kastriot Dervishit)

-

Jeleku ( tortura më e tmerrshme, njeriu lidhet pas një huri dhe merr pamjen e një qengji që piqet në hell). 2 Kamxhiku dhe druri. 3 Të lënët pa bukë, pa ujë, pa gjumë dhe

në këmbë me ditë të tëra. 4 Korrenti elektrik deri sa i binte të fikët. 5 Hedhja në qafë e zinxhirëve me peshë

të rëndë. 6 Lidhja me duar nga pas në dritare ose në ndonjë dru varur deri sa t’i priten gishtat. 7 Thyerja e kockave dhe ndukja e mishit me darë ( kjo u përdor sidomos pas dënimit me vdekje të Shefqet Bejës dhe kundra tyre). 8 Kripa në gojë. 9 Shpifnin gjoja sikur do të ekzekutohe­shin ose do të vareshin dhe u shtihej në ajër ose shpiheshin te litari. 10 Tortura morale në lidhje me famil-

hetuesisë ka qenë armiqësor, nuk ka pranuar të firmosë asgjë". Me qëndrim krenar e stoik e me ndjenjë të lartë përgjegjës­ie, deputeti Riza Dani deklaron: "Jam i ndërgjegjs­hëm për çka kam thanë e çka kam ba e veprue. Paçi hijen tuaj". Gjyqi u bë me dyer të mbyllura, pa avokat. Nuk ka fir- jen: do të burgosim, do të t’i vrasim, bile në Shkodër për të thyer rezistencë­n e Dulo Kalit shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato bënë gjoja sikur ishin vajzat e tij dhe i kishin prurë t’i çnderuar. 11 Futja kokëposhtë në vozë plot me

ujë. 12 Një herë Myftar Tarja ( hetues- shënim) i futi një Toptanit nevojë në gojë dhe çorape të palara. 13 Djegia e mishit me cigare. Në fund kundra një provokator­i të Kukësit i është hedhur alkool në duar ose në leshra. – Gjellë me kripë e lënia pa ujë. – Futje në ujë dhe lënie me tesha të lagura në dimër. – Pakësim i ushqimit gradual për të vdekur brenda 1 ose 2 vjetëve. – Lënia pa gjumë në këmbë.

mosë e nuk ka kërkue falje. Shpifja është argument i atij që s'ka arsye. 31 dhjetori 1947 si një re e zezë paralajmër­on se është mbledhur Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, i mbledhur për të gjykuar 19 të pandehurit. Në ato orë të vona të asaj nate të errët, komunikohe­t vetëm vendimi ogurzi: 7

pushkatim, 6 burgosje përjetë, të tjerët 20 e 15 vjet burgim. E gjithë kjo bëhet mbi bazën e një "Promemorie përcjellës­e" që vinte nga hetuesia e mbushur me shpifje.

AMANETI DHE VARRI

Dua ta tregoj dëshminë e fundit të jetës së mundimshme e të palodhur në shërbim të lirisë së vërtet, qëllim që i kishte vënë vetes me ndërgjegje dhe realizoi me ndershmëri e dinjitet deputeti Riza Dani. Këto dëshmi konkrete të shkruara nga dora e tij në rripa letre cigareje ia pat dhënë mbesës së vet, zonjës Fetie. "Çështja është tepër serioze, gjyqi me dyer të mbyllura, pa avokat e publik. Prokurori më akuzon si organizato­r i organizatë­s së deputetëve, kam marrë pjesë në mbledhjet e saj, kam ba mbledhje me të arratisur. Janë gënjeshtra të turpshme të formulueme me magji të një sistemi mesjetar torturash, sistem që asht aplikue edhe në mue. Sidoqoftë, moralisht jam i fortë e i kam mohuar të gjitha në gjyq. Ç'vendim jep ky, nuk e di. Rizai", shënohet në një letër tjetër. Më pas ka shkruar: "Me shpresë në Zotin do të vdes si burrë. I falem nderit Fetit për kujdesjen e për gjellët që më ka sjellë. Bulen ( gruan) amanet nipave. Këto Feti ia jep doktor Omerit. Kopjen e ruan për histori". Një tjetër ditë ka shkruar: "Tashti që po të shkruaj kam vuajtë shumë, 3 ditë pa bukë e ujë, 20 ditë çimento, shtrojë e mbulojë. Feti thuaj doktor Omerit këto që po të shkruaj: Akuzat i kam refuzue të gjitha si shpifje të turpshme. Në rast hallallëku, dua të varrosem pranë Agimes ( vajzës)". Deputeti i Shkodrës, Riza Dani, ekzekutohe­t në 7 shkurt 1948 e bie me të tjerët në një varr të përbashkët. Familja Dani nuk i ka gjetur akoma kockat e tij dhe duam vetëm të dimë ku prehet.

* Nipi i Riza Danit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania