Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet në Maqedoni, dalin rezultatet në komunat që u fituan nga shqiptarët

Nikolla Gruevski: U regjistrua­n kërcënime, shantazhe dhe blerje të votave Kryeminist­ri Zaev: VMRO- DPMNE të njohin rezultatin

-

Kanë dalë rezultatet e zgjedhjeve lokale që u mbajtën këtë të diel në Maqedoni. LSDM, sipas rezultatev­e pas dy raundeve të zgjedhjeve lokale, do të udhëheqë në Shkup dhe 56 komuna, BDI në 10, VMRO- DPMNE në pesë, Aleanca për Shqiptarët në tre, Besa, PDSH dhe PDT në nga një komunë, ndërsa kandidatët e propozuar prej grupeve të votuesve, në tri komuna. Përveçse në Shkup, LSDM dhe koalicioni në raundin e parë të zgjedhjeve më 15 tetor fituan në 37 komuna: Qendër, Gjorçë Petrov, Karposh, Aerodrom, Haraçinë, Berovë, Manastir, Bogdanc, Bosillovë, Vallandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gjevgjeli, Debarcë, Dellçevë, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Konçe, Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë, Krivogasht­an, Krushevë, Kumanovë, Lozovë, Mavrovë Rostushe, Negotinë, Novosellë, Ohër, Pehçevë, Prilep, Radovish, Resnjë, Shën Nikollë dhe Strumicë. Në raundin e dytë të zgjedhjeve, LSDM fitoi edhe në 19 komuna: Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë, Vinicë, Gradsko, Demir Kapi, Jagunovc, Karbinc, Makedonski Brod, Makedonska Kamenicë, Mogillë, Novaci, Probishtip, Rosoman, Nagoriçan i Vjetër, Çashkë, Çeshinovë Obleshevë, Shtip dhe Shuto Orizare. BDI në raundin e parë zgjedhor fitoi mandate për kryetarë komunash në Kërçovë dhe në Pllasnicë, ndërsa në raundin e dytë edhe në Çair, Tetovë, Saraj, Dibër, Dollnen, Likovë, Tearcë dhe Strugë. Aleanca për Shqiptarët fitoi gjithsej tri mandate për kryetarë komunash, të gjitha në raundin e dytë dhe do të drejtojë komunat Bogovinë, Vrapçisht dhe Gostivar, njofton INA. Besa fitoi në Zhelinë, PDSH në Studeniçan, Partia Demokratik­e e Turqve në Qendrën e Zhupës, ndërsa kandidatët të cilët u propozuan nga një grup votuesish do të udhëheqin komunat Rankovc, Çuçer Sandevë dhe Bër- venicë. VMRO- DPMNE në raundin e parë fituan në Ilinden, Petrovec dhe Sopishte, ndërsa në të dytin në Zërnovc dhe Kavadar. Reagimi i parë për zgjedhjet lokale të së dielës në Maqedoni ka ardhur nga Partia Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila shpalli fitoren në komunat kryesore të banuara nga shqiptarët pas balotazhit të zhvilluar këtë fundjavë. Kreu i saj, Ali Ahmeti tha se në Tetovë rikonfirmo­het Teuta Ari, ndërsa kandidatët e partisë së tij udhëheqin bindshëm në Strugë, Çair, Dibër, Saraj, Likovë, Kërçovë dhe të tjera. Ndaj tij reagoi ashpër kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, që akuzoi për manipulime të shumta pasi partia e tij po humbet bastionin e saj, Strugën. Kryeminist­ri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se rezultati i zgjedhjeve lokale tregoi mbështetje­n që ka qeveria e tij, duke i bërë thirrje VMRO- DPMNE- së të njohin rezultatin. Por, kreu i opozitës Nikolla Gruevski tha se zgjedhjet shfaqën parregulls­i të shumta. "Është shkelur edhe heshtja zgjedhore. Disa persona kanë shpërndarë fletushka dhe policia ka qenë në shërbim të tyre. Janë regjistrua­r edhe kërcënime, shantazhe dhe blerje e votave". Pjesëmarrj­a në raundin e dytë llogaritet rreth 52%. Autoritete­t thanë se procesi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa probleme serioze, megjithëse nuk kanë munguar edhe incidentet e vogla.

 ??  ?? Rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni
Rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania