Takimi, nis puna për fizibilitetin e autostradës Adriatiko- Joniane
dhe Mali i Zi kanë nisur punën e tyre për një studim paraprak fizibilitetit, lidhur me autostradën Adriatiko- Joniane, një nga projektet më të rëndësishme që lidhen me detyrat e SEETO- s dhe konektivitetin. Gjatë vizitës zyrtare në Podgoricë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi bisedime bilaterale me ministrin e Transportit dhe Marinës Osman Nurkovic dhe ministren e Ekonomisë Dragica Sekulic ku u dhanë edhe detaje për këtë projekt. Nga studimi pritet kryerja e një analize të detajuar mbi investimin e mundshëm, prioritetet e ndërhyrjes, me qëllim bër- jen e një projekti financiarisht të mundshëm për t'u mbështetur. "Diskutuam në lidhje me projektet e infrastrukturës rrugore ku të dyja vendet kanë si projekt prioritet autostradën Adriatiko- Joniane. Kemi marrë financimet e nevojshme për të bërë studimin përfundimtar të fizibilitetit. U njoha edhe me projektet e zhvillimeve infrastrukturore në Malin e Zi që ndikojnë drejtpërdrejtë edhe në lidhjen me Shqipërinë. Ngrita problemet që kërkojnë vëmendjen e palës malazeze për kompletimin e rrugëve të tjera dytësore që lidhin pika të tjera kufitare me Shqipërinë",theksoi ministri Gjiknuri. Autostrada Adriatiko- Joniane apo Korridori Blu është autostrada e të ardhmes që zgjatet përgjatë gjithë bregut lindor të Adriatikut dhe detit Jon duke u zgjatur deri në pjesën perëndimorë të Gadishullit të Ballkanit. Rruga nis nga Trieste në Itali, kalon përmes Sllovenisë, hyn në Kroaci afër Rijeka dhe del Trebinjë në Bosnjë përpara se të hyjë në Mal të Zi. Gjithsesi ende nuk janë konkluduar projektet finale.