Balla: Prokuroria të nisë hetimin ndaj Bashës, 1 mln $ për lobim në SHBA
Kryetari
i grupit parlamentar të PS- së, Taulant Bal la, deklaroi dje se, "kryetari i PD- së, Lulzim Basha ka paguar 1 milion dollarë për lobim në SHBA". Ai i bëri thirrje prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet. Ky fakt i rëndë, sipas Ballës, "hedh akuza për përdorim parash nga burime të paligjshme, nga një parti politike në Shqipëri". "Një total prej 1 milion dollarësh qenka paguar nga Partia Demokratike e Shqipërisë vetëm gjatë vitit 2017. Departamenti Amerikan i Drejtësisë, në kuadër të zbardhjes së kontratave të kompanive të lobimit ka hapur edhe dosjen e transfertave 1 milion dollarëshe të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me përgjegjësinë e Lulzim Bashës; një pjesë e tyre të kryera prej një kompanie ' off- shore'", tha Balla. Deputeti i PS- së kërkoi që Basha të sqarojë se ku i ka gjetur këto shuma marramendëse parash, pse ka përdorur kompani ' off- shore' për të bërë pagesa në emër të Partisë Demokratike, si dhe të sqarojë nëse është financuar nga para të pista, nga persona të dyshuar për veprimtari kriminale në gjithë këtë transaksion. "Kjo rëndon tërësisht pozicionin ligjor dhe krijon bazë të qëndrueshme për akuzë për sa i përket fshehjes së deklarimeve të detyrueshme që Partia Demokratike dhe personit përgjegjës, Lulzim Basha, kanë kundrejt ligjit. Për transparencë të publikut, shpenzimet e Partisë Demokratike për fushatën zgjedhore të 25 qershorit raportohen vetëm 500 mijë dollarë. Ne do t'i shkojmë kësaj dosjeje deri në fund. Të dhënat e deritanishme janë tronditëse për burimet e financimit të një partie politike në Shqipëri. 1 milion dollarë, vetëm në tre muaj! Lulzim Basha duhet të sqarojë menjëherë përgjegjësitë e tij dhe të vihet në dispozicion të drejtësisë", tha Balla.