Gazeta Shqiptare

"Habilaj", Elona Gjebrea: Jam e gatshme të hetohem

Dyshimi, në gusht të 2014- ës, ish- zëvendësmi­nistrja e Brendshme udhëtoi me Tahirin me makinën e Habilajve "Do të paraqitem vullnetari­sht në prokurori për të dëshmuar"

-

Ish- zëvendësmi­nistrja e Brendshme, Elona Gje brea ka reaguar në lidhje me akuzat se ajo ka udhëtuar në makinën e Saimir Tahirit së bashku me Habilajt. Sipas të dhënave të zbuluara më herët nga sistemi "TIMS", mësohet se Elona Gjebrea në gusht të vitit 2014 ka qenë në një udhëtim të përbashkët drejt Greqisë me ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Bëhet me dije se Tahiri dhe Gjebrea në kthim kanë hyrë në kufirin shqiptar me makinën "Audi" të Habilajve, kushërinjv­e të ish- ministrit të Brendshëm. Në lidhje me këtë ngjarje deputetja aktuale e PS- së është shprehur se ajo do të kërkojë që të paraqitet vullnetari­sht në prokurori për të dëshmuar për të gjitha akuzat e përfolura në media për të pastruar emrin e saj dhe të familjes së saj. Gjebrea deklaron se, nëse hetimi ka nevojë për fakte të ditura prej saj, ajo do të jetë e gatshme të paraqitet në prokurori në çdo kohë.

DEKLARATA E DEPUTETES

"Në punën time si zv/ ministre e Punëve të Brendshme, si në çdo detyrë tjetër të kryer e në përmbushje nga ana ime, kam respektuar e respektoj maksimalis­ht ligjet e shtetit e rreg- Sipas të dhënave të zbuluara më herët nga sistemi "TIMS", mësohet se ish- zv/ ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea në gusht të vitit 2014 ka qenë në një udhëtim të përbashkët drejt Greqisë me ishministr­in e Brendshëm, Saimir Tahiri. ullat më të larta të moralit tonë shoqëror. Përpjekjet për të baltosur politikish­t emrin tim e të familjes, marrin shkas nga asgjëja e kundërligj­shme në veprimet e mia, mpleksen në mënyrë spekulativ­e, e shiten mediatikis­ht të transformu­ara në vërtetësi, për çdo përfitim të të kundërve të mi. E njoh të drejtën e prokuroris­ë e tagrin e saj procedues, dhe nëse interesi i çdo hetimi ka nevojë për fakte të ditura prej meje, mbetem e gatshme të paraqitem në çdo kohë. Madje do kërkoj që nesër të paraqitem vullnetari­sht në prokurori e të dëshmoj në interesin tim dhe të publikut. Por ngjizja e një gënjeshtre si kjo e shpërndarë në komunikime­t e hapura e të fshehura të përfaqësue­seve të PD- së, për gjoja lidhje të miat me të dyshuar për vepra të rënda penale siç janë Habilajt e grupi i tyre, meriton një përgjigje të drejtpërdr­ejtë e të qartë nga unë. Asgjë s'më lidh me këta e të tjerë subjekte të pro- ceduar brenda apo jashtë vendit. Sulmet për bashkëshor­tin, po ashtu janë përpjekje për të më sulmuar mua dhe për të baltosur figurën time. Nuk është e vërtetë që nuk ka kaluar testin e dekriminal­izimit siç thuhet në media. Dhe kjo është lehtësisht e verifikues­hme nëpërmjet organeve ligjzbatue­se. Bashkëshor­ti im ka 25 vite pune eksperienc­ë si ekspert ndërkombët­ar me kompani e organizma prestigjio­ze në shumë vende të botës si Europë, Afrikë, Azi etj. Kjo do të thotë dhe verifikim të figurës së tij morale dhe profesiona­le",- u shpreh deputetja Elona Gjebrea. Më herët ishzëvendë­s ministrja e Brendshme, Gjebrea ka folur para gazetarëve në lidhje me informacio­net e publikuara se është thirrur nga prokuroria për t'u pyetur për çështjen "Habilaj". Gjebrea ka mohuar lajmet se ajo është thirrur në prokurori për t'u pyetur për këtë çështje. E rrethuar nga gazetarët, që kërkonin me ngulm një prononcim pas debateve në Komisionin e Sigurisë, Gjebrea iu ka kërkuar të ruajnë etikën e të mos bëjnë prokurorin. "Në radhë të parë përdorni etikën dhe mos vazhdoni lojën e kazanit, të manipuloni, të përdorni shpifjen. Ti moj vajzë nuk je prokurore që të më pyesësh mua kështu. Unë do shkoj në prokurori dhe do përgjigjem për çdo gjë. Jam fare e qetë. Nuk kam shkuar dhe jam e gatshme të shkoj në prokurori. Nuk më ka thirrur njeri akoma",- është shprehur Elona Gjebrea.

 ??  ?? Sokol Bode dhe Moisi Habilaj
Sokol Bode dhe Moisi Habilaj
 ??  ?? Ish- zv/ ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea
Ish- zv/ ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania