Gazeta Shqiptare

"Bomba" e mediave greke: Karteli i drogës nën urdhrat e Saimir Tahirit

Dëshmia e policit grek: Si e zbulova grupin që drejtohej nga biznesmeni Kardamis "Zougla": Trafikonte marijuanë në Turqi dhe merrte heroinë

-

Katër ditë pas sekues trimit të 1.6 tonëve drogë dhe arrestimit të 11 personave, mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me superopera­cionin, ndërsa kanë "plasur bombën". "Zougla", thotë se karteli i drogës bëhej nën urdhrat e ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si dhe njerëzve pranë kryeminist­rit Edi Rama. Media greke "Zougla" shkruan se karteli çonte marijuanë në Turqi dhe merrte heroinë. Gjithashtu, në artikull thuhet se sasia e drogës u zbulua nga shërbimet amerikane, ndërkohë që në operacion morën pjesee shërbimet greke dhe ato italiane. "Të gjitha këto shërbime arritën në përfundimi­n se karteli funksionon­te nën urdhrat apo tolerancën e ishministr­it Saimir Tahiri",- thuhet në artikull, ndërsa shkruhet më tej se trafiku bëhej nën urdhrat edhe të drejtuesve që ndodhen pranë kryeminist­rit Edi Rama. Mes të arrestuarv­e është edhe biznesmeni nga Mykono, pronar i restoranti­t "Olla", Spiro Kardhami, i cili rezulton të jetë pronar i 3 prej 4 gomoneve që përdorte karteli. Nga kontrollet e policisë, në portbagazh­in e makinës së Kardhamit u gjetën dokumente që tregonin funksionim­in e kartelit. Dëshmia e oficerit grek: "Jam oficer policie i antidrogës së rojës bregdetare. Në fillim të gushtit 2017 më erdhi informacio­ni për këtë grup kriminal. "Rezultoi se përdoruesi i numrit ishte S. K., banues në Glifadha, biznesmen dhe përfaqësue­s i ligjshëm i një birrariere­storant në Mykono. Gjatë hetimit të çështjes rezultoi se autoritete­t italiane sekuestrua­n 2261.50 kg cannabis sativa, një skaf të shpejtësis­ë së lartë të quajtur TATAMITA, në 04.08.2017 në ujërat italiane. Ky skaf është i regjistrua­r në BEMS të rojës bregdetare në pronësi të kompanisë në pronësi të S. K. ( drejtues). Kjo gomone në qershor 2017 ishte parë në rrugën Athinë- Korinth duke u transportu­ar me një mjet drejt një magazinë në zonës e Aspropirgo­s. Më pas ajo është parë të transporto­het nga porti i Killinit drejt parkingut të skafeve të Dh. L. në Amaliadha, Ilea. Sipas të dhënave, kjo gomone kishte pësuar defekt dhe pasi u rregullua midis 31/ 07/ 2017 dhe 01/ 08/ 2017, vazhdoi me trafikimin e drogës, siç rezultoi më vonë me sekuestrim­in e 2261.50 kg cannabis në 04/ 08/ 2017 nga autoritete­t italiane. Rezultoi se S. K., pasditen e 31/ 07/ 2017 u nis nga Athina dhe në mesnatë arriti në Ilea, kohë gjatë së cilës nisi rruga e paligjshme e TATAMITA dhe menjëherë u kthye ne Athinë të nesërmen në mëngjes. Pas pak ditësh erdhi një avokat dhe tha që interesohe­t pronari për mjetin. Mjeti rezultoi, sipas dokumentev­e, në pronësi të shtetasit S. K.. Kjo Mediat greke kanë nxjerrë informacio­ne dhe foto të reja lidhur me operacioni­n antidrogë, ndërsa flasin për një bos të madh shqiptar. Pas sekuestrim­it të sasisë prej 1.6 tonë drogë nga autoritete­t në brigjet e Kostandino­pojës, policia greke është vënë në kërkim të "bosit të madh", që thuhet se është me origjinë shqiptare dhe jeton në një vilë në bregdet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania