Gazeta Shqiptare

105- vjetori i Pavarësisë, PS- ja kujton Ismail Qemalin, PD dëshmorët

Kreu i Bashkisë së Tiranës: 28 Nëntori, ditë për të parë përpara Demokratët e Korçës bashkohen me kreun e Bashkisë

-

05- vjetori i shpalljes së Pavarësisë u festua dje, në të gjitha qytetet e Shqipërisë, por edhe në Kosovë. Ajo që ra në sy brenda vendit ishte ndarja që edhe këtë vit nuk arriti t'i bashkojë krerët kryesorë të qeverisë dhe PDsë. Kryetari i PD- së, Lulzim Basha nuk iu bashkua festimeve në Vlorë, edhe pse nëpër rrethe deputetët e PD- së kanë respektuar protokolle­t e autoritete­ve vendore. Ndërsa kreu i opozitës ishte në Varrezat e Dëshmorëve për të nderuar dëshmorët, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputetë të PS- së përkujtuan 105- vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Fillimisht nënkryetar­i i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, i shoqëruar nga prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, kreu i Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi, anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, përfaqësue­s të komunitete­ve fetare, dhe qytetarë të Tiranës, vendosën kurora me lule në Monumentin e Pavarësisë. Më pas kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në ceremoninë simbolike të ngritjes së Flamurit në Sheshin "Skënderbej". "Është një ditë për të kujtuar dhe respektuar të gjithë ata që luftuan për pavarësinë dhe që bënë pjesën e tyre për ta çuar përpara projektin ' Shqipëria'. Nëse do të kishim sot mundësinë të pyesim cilindo nga ata burra dhe gra që patën fatin të bëhen pjesë e asaj dite mesazhi që do të na jepnin do të ishte është që 28 Nëntori është mbi të gjitha një ditë për të parë përpara, për të qenë të bashkuar dhe për të punuar fort drejt të ardhmes teksa planifikoj­më 105 vitet e tjera të shtetit tonë",- u shpreh dje, kreu i Bashkisë së Tiranës. Qytetarë të shumtë morën pjesë në festimet në qendër të qytetit. Me simbolikat e shqiptaris­ë, shqiptarët e Kosovës ishin po ashtu në sheshin "Skënderbej". Nga Shkodra, deputeti demokrat Romeo Gurakuqi foli edhe në cilësinë e historiani­t mbi ndasinë politike. "Në kapërcyell midis datës 28 dhe 29 nëntor 1944 ka ndodhur largimi i trupave gjermane. Këtu nuk është problem data 28 apo 29, por ajo që ndodhi më mbrapa",- tha Gurakuqi. Ndërsa nga Korça politika

përcolli një mesazh bashkimi. Deputetët e PD- së iu bashkuan kreut të bashkisë edhe në meshën e flamurit në katedralen "Ringjallja" e Krishtit dhe më tej në vizitën në xhaminë "Iljaz Bej Mirahori". Ndërsa demokratët nuk u bënë pjesë e festimeve në Berat, në Fier 105- vjetori i Pavarësisë e bashkoi politikën. Kryebashki­aku demokrat i Kukësit

në ceremonitë e rastit kërkoi nga qeveria fonde për rikonstruk­sionin e varrezave të dëshmorëve, ndërsa ai i Lezhës apeloi për të bërë më të mirën për kombin shqiptar. Ndërsa në Kosovë, në kompleksin memorial në Boletin, është mbajtur një ceremoni, e organizuar nga Kuvendi i Kosovës, në kujtim dhe nderim të heroit kombëtar Isa Boletini. Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamenta­r të PS- së ironizoi dje, kreun e PD- së, Lulzim Basha. Sipas Ballës, Basha ka "ngatërruar Ditën e Çlirimit" duke shkuar te varrezat e dëshmorëve të Luftës Nacionalçl­irimtare në Tiranë, ndërkohë që duhej të shkonte te varri i Ismail Qemalit në Vlorë.

Ceremonia filloi me nderimin e Flamurit Kombëtar dhe atij shtetëror të Republikës së Kosovës, për të vijuar më pas me vendosjen e luleve mbi varrin e heroit, dhe vizita në kullën e tij. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar vendosi sot flamujt kombëtarë te Lidhja Shqiptare e Prizrenit, së bashku me emrat e të gjitha qyteteve shqiptare. Shefja e politikës së Jashtme të BE- së, Federica Mogherini do të organizojë një takim me kryeminist­rat e Ballkanit Perëndimor në datë 18 dhjetor, në Bruksel. Në këtë takim pritet të jetë edhe kryeminist­ri shqiptar, Edi Rama. Aty pritet të diskutohet për marrëdhëni­et dhe rritjen e bashkëpuni­mit.

 ??  ?? Dy Presidentë­t, i Shqipërisë, Ilir Meta dhe i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dje, në Vlorë
Dy Presidentë­t, i Shqipërisë, Ilir Meta dhe i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dje, në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania