Gazeta Shqiptare

Basha: Beteja për Shqipërinë, nderim më i madh për heronjtë

PD feston edhe Çlirimin, homazhe te "Dëshmorët"

-

Përfaqësue­s

të Partisë Demokratik­e zhvilluan dje homazhe te "Varrezat e Dëshmorëve" në Tiranë, për 105- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kryetari i PD, Lulzim Basha, dhe zyrtarë të tjerë të PD- së vendosën kurora me lule pranë monumentit "Nënë Shqipëri". Demokratët kremtuan njëherësh 28 Nëntorin si Pavarësinë ashtu edhe Çlirimin, ndryshe nga të majtët, të cilët kremtojnë edhe 29 Nëntorin si festë kombëtare. Para mediave z. Basha u shpreh se sot është dita ku përkulemi me respekt të thellë para heronjve. "Flamuri na kujton për çmimin e lartë që ka pasur në shekuj shpallja e Pavarësisë. Na kujton peshën dhe përgjegjës­inë për brezat e rinj. Na kujton betejën për Shqipërinë europiane dhe demokratik­e si thirrjen më të lartë dhe nderimin më të madh ndaj heronjve tanë"- u shpreh Basha. Më herët përmes një postimi në "Facebook", Basha uroi Ditën e Flamurit duke thënë: "Mirënjohje të thellë kombëtarë para heronjve të lirisë dhe pavarësisë". "Ju uroj të gjithë shqiptarëv­e kudo

SALI BERISHA

Ish- kryeminist­ri Berisha me rastin e festës së 28 Nëntorit, u dedikoi një urim të veçantë vajzave dhe nënave shqiptare, bashkë me një foto ku shfaqen dy vajza që mbajnë veshur fustan të kuq me shqiponjën. "Një urim të veçantë këtë ditë për vajzat dhe nënat shqiptare që lindin dhe rrisin djem dhe vajza për flamur!",- tha Berisha.

ku janë GËZUAR 28 NËNTORIN! Sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, të bindur se beteja për Shqipërinë demokratik­e dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre, thirrja më e lartë për çdo shqiptar. Zoti e bekoftë Shqipërinë!".

 ??  ?? Ceremonia e Ngritjes së Flamurit dje në Tiranë
Ceremonia e Ngritjes së Flamurit dje në Tiranë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania