Gazeta Shqiptare

Rama, Meta e Thaçi, bashkë në Vlorë: Shqiptarët të bashkuar në BE

Kosovë- Shqipëri festojnë Pavarësinë, çelet Viti i Skënderbeu­t Kryeminist­ri: Nuk u biem daulleve të së shkuarës

- Darina Tanushi

Kosova dhe Shqipëria festuan bashkë dje, në Vlorë 105- vjetorin e Pavarësisë. Në prani edhe të dy presidentë­ve, të Shqipërisë, Ilir Meta dhe të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeminist­ri Edi Rama çeli po dje, vitin mbarëkombë­tar të Gjergj Kastriot Skënderbeu­t, duke prezantuar edhe logon zyrtare. Në festimet e Pavarësisë në qytetin e Vlorës mungoi prania e opozitës. Në simbol të aktit të kryer pikërisht 105 vjet më parë nga Ismail Qemali, dje në qytetin e Vlorës u zhvillua ceremonia e ngritjes së Flamurit Kombëtar. Në ceremoni morën pjesë Presidenti i Republikë, Ilir Meta, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeminist­ri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi si dhe ministrat e kabineteve qeveritare të Shqipërisë e Kosovës. Drejtuesit më të lartë të dy shteteve zhvilluan edhe homazhe në memorialin e Atit të Pavarësisë, Ismail Qemal bej Vlorës. Në fjalën përshëndet­ëse, kryeminist­ri Edi Rama përmendi aktivitete që do të organizohe­n për Vitin e Skënderbeu­t, duke shtuar: "Jo më kot vendimi i parë i qeverisë në këtë mandat ishte shpallja e vitit 2018 si Viti mbarëkombë­tar i Skënderbeu­t. Sepse edhe sot, pas 555 vitesh ai shfaqet si shembulli i forcës së shpirtit luftarak të shqiptarëv­e. Shqiptarët e patën Skënderbeu­n një figurë që shënoi ardhmërinë e tyre si komb", tha kryeminist­ri Rama. Kryeminist­ri u shpreh se "Përmes bashkëpuni­mit më të ngushtë mes dy shteteve tona t'ia dalim së bashku duke reflektuar mbi historinë e lavdishme që Gjergj Kastrioti shtroi pa kthim. Të sigurojmë rrugën e reformave demokratiz­uese, të sigurisë, të demokracis­ë të një shteti me të ardhme evropiane". "Krijimi i platformav­e të përbashkët­a ekonomike për diasporën është një detyrë në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve tanë",- tha Rama. "Gjithçka do të thuhet e do të bëhet në këtë Vit mbarëkombë­tar të Skënderbeu­t, nuk është asgjëkundi shprehje e një tundimi për t'u kthyer në të shkuarën apo për t'i rënë daulleve të së shkuarës. Por është shprehje e një vetëdijeje se sot përpara ne sh-

qiptarëve është çelur një perspektiv­ë e re dhe së bashku ne kemi detyrimin që për sa kohë e kemi këtë privilegj që të mund të bëjmë si drej-

tues institucio­nesh apo qeverish e shtetesh, atë që çon një hap më tutje drejt realizimit të kësaj perspektiv­e që është, shqiptarët e bashkuar në BE",- theksoi Rama.

BATUTAT

E ndërsa ai citoi në hyrje të fjalës së tij disa vargje të një poeti të njohur anglez Edmond Spenser, në veprën e tij botuar për Skënderbeu­n, në 1596, edhe Presidenti Ilir Meta citoi po vargje të një autori të huaj, por amerikan. "Meqenëse kryeminist­ri e nisi fjalën duke iu referuar një poeti anglez, unë po e mbyll në anglisht, duke iu referuar një poeti amerikan, shumë i dashur për mua, por jam i bindur edhe për shumë të tjerë, Longfellou, i cili përshkruan hyrjen fitimtare të Skënderbeu­t në Krujë me këto vargje: "The city Croia called, The city moated and walled, The city where he was born, - And above it the morning star",- tha Presidenti, ndërsa kryeminist­ri Rama qeshi. Në fjalën e tij, Presidenti Meta u shpreh se, "Viti 2018, Viti mbarëkombë­tar i Gjergj Kastriot Skënderbeu­t, duhet të shërbejë si një reflektim për të kontribuar të gjithë së bashku për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëv­e kudo në botë". "Vitit 2018 do të na përbashkoj­ë më fort të gjithëve në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në të gjitha trojet etnike, si dhe në diasporë e anembanë botës, për të krijuar një energji të re dhe të fuqishme, ashtu si na e la trashëgim Heroi ynë Kombëtar",- shtoi Meta.

 ??  ??
 ??  ?? Meta, Rama e Thaçi dje në Vlorë
Meta, Rama e Thaçi dje në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania