Gazeta Shqiptare

Ristani: Provat kur Tahiri vuri policinë në shërbim të krimit

"PD të udhëheqë zemërimin popullor, kur temperatur­a të jetë e nxehtë sa duhet" "' Rrjeta' po riparohet, ' peshqit e mëdhenj' kapen në janar"

-

Arben Ristani, sekretar i përgjithsh­ëm i PD- së denoncon ashpër situatën e kriminalit­etit në vend dhe lidhjet me pushtetin, ndërsa PD- së i kërkon një luftë pa kompromis ndaj krimit dhe drogës. Z. Ristani flet për "Gazeta Shqiptare" për çështjen "Tahiri", provat që e implikojnë atë me krimin dhe pse "peshqit e mëdhenj" nuk kapen tani, por në janar siç thotë ambasadori Lu. Zyrtari i lartë i PD- së ndalet në zgjedhjen e kryeprokur­orit të ri, paligjshmë­rinë e PS- së për të larguar Zgurin nga KQZ, protestat e opozitës dhe bashkëpuni­min me LSI.

Z. Ristani, si e vlerësoni situatën e rendit në vend dhe çfarë strategjie do të ndjekë PD- ja për të shkëputur lidhjet e krimit me politikën?

Kryeminist­ri, z. Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 me një projekt të qartë politik, i cili kishte në thelb kriminaliz­imin e të gjitha institucio­neve të vendit, pra kriminaliz­imin e shtetit. Nëpërmjet këtij plani, ai qartazi synonte të garantonte pushtetin e tij personal dhe atrofizimi­n e kundërshti­së që do vinte nga populli, opozita, media, apo zëra publikë të pavarur. U kriminaliz­ua parlamenti, bashkitë, Policia e Shtetit dhe segmente të rëndësishm­e të administra­tës publike. Shembujt për ta vërtetuar këtë janë të shumtë dhe kushdo e ka të qartë e të plotë tablonë kriminale.

Krimi lulëzoi në të gjithë vendin. E gjithë Shqipëria u kanabizua, për herë të parë u shfaqën laboratorë të mëdhenj dhe të sofistikua­rit të përpunimit të kokainës. Grupet kriminale, të favorizuar­a nga kriminaliz­imi i shtetit arritën të ngrenë flota me avionë, pista aviacioni për flotën e avionëve të transporti­t të drogës, flota me skafe dhe anije, me makina e kamionë që transporto­nin tonelata me drogë drejt Europës. Në fakt, flotat kriminale përveç drogës transporto­nin edhe armë për të favorizuar terrorizmi­n. Kriminelët që vuanin dënimet në burgje filluan të lirohen njëri pas tjetrit. Aktualisht ka qytete të rëndësishm­e të vendit, që kontrolloh­en tërësisht nga grupet kriminale. PD e ka pasur të qartë që në fillimet e këtij pushteti, trajektore­n kriminale që po ndiqte kryeminist­ri dhe e ka denoncuar atë që në ditët e para të opozitës dhe në vazhdim, pa pushim, me vendosmëri dhe pa u tërhequr para çdo vështirësi­e. Bojkotuam parlamenti­n për 6 muaj deri sa imponuam miratimin e një ligji antikrimin­alizim. Ngritëm komisione parlamenta­re dhe zhvilluam interpelan­ca me kryeminist­rin pikërisht për çështjet e kriminaliz­imit, sidomos të Policisë së Shtetit. Denoncuam pa reshtur në qindra konferenca shtypi gjendjen e kriminalit­etit në vend, zhvilluam protesta me pjesëmarrj­e masive të niveleve historike, madje edhe me muaj të tërë pa ndërprerje, për të ndërgjegjë­suar opinionin publik brenda dhe jashtë Shqipërisë për katastrofë­n kriminale ku po e zhyste vendin z. Rama dhe bashkëpunë­torët e tij. Aktualisht jemi në një nivel ku ndërgjegjë­simi në Shqipëri dhe tek partnerët tanë ndërkombët­arë për kriminalit­etin dhe pasojat e tmerrshme të tij është rritur ndjeshëm dhe ka filluar të japë rezultatet e para të dukshme. Ish- ministri i Brendshëm është nën hetim për lidhjet e tij me trafikun e drogës dhe grupet kriminale, disa drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë larguar nga sytë këmbët për t'iu fshehur drejtësisë, disa banditë janë kapur nga drejtësia dhe ky është vetëm fillimi i rezultatev­e pozitive në këtë drejtim. PD dhe opozita në tërësi si institucio­n dhe mënyrë të menduari dhe vepruari janë të bindur dhe të vendosur që strategjia e vetme për të fituar ndaj krimit dhe kriminelëv­e është një e vetme: lufta pa kompromis, e vazhdueshm­e dhe pa u lodhur në bashkëpuni­m me të gjithë pjesën e ndërgjegjs­hme dhe aktive të njerëzve brenda dhe jashtë vendit, derisa Shqipëria të shpëtojë nga kjo mynxyrë ku e futi "rilindja" dhe z. Rama.

Ka të drejtë ambasadori Lu kur flet për ekzistencë­n e 4 grupeve kriminale dhe 20 familjeve kriminale në Shqipëri, ndërkohë që në janar ka kërkuar arrestimin e "peshqve të mëdhenj"? Përse s'mund të arrestohen para janarit?

Sigurisht që ambasadori Lu, por jo vetëm ai, ka dhe kanë shumë të drejtë kur përmendin ekzistencë­n e grupeve dhe familjeve, tashmë të njohura kriminale në Shqipëri. Partnerët tanë ndërkombët­arë, pikërisht se janë bindur për ekzistencë­n e tyre dhe pasojat shumë të rënda që po sjell krimi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Evropën po mbështesin fuqishëm drejtësinë dhe projektet antikrim të drejtësisë.

Duke përdorur simbolikën e peshkut, do thosha se partnerët ndërkombët­arë dhe drejtësia e dinë mirë se "rrjeta" për të kapur "peshqit e mëdhenj" është e shpartallu­ar dhe do kohë dhe punë të riparohet e forcohet, që të mund t'i mbajë brenda "peshqit e mëdhenj". Ambasadori, mesa duket ka llogaritur që ata që po merren me përgatitje­n e "rrjetës", e mbarojnë punën diku nga fundi i këtij viti dhe në fillim të vitit tjetër "peshqit" që ndotin ujërat e Shqipërisë do mund të kapen.

Cili është gjykimi juaj për çështjen "Tahiri", rrjedhën e ngjarjeve dhe provat e deritanish­me që e implikojnë atë me krimin deri tek patentat…? PD- ja këmbëngul sërish në arrestimin e Tahirit, por si mund të ndodhë një gjë e tillë?

Çështja "Tahiri" në fakt është një çështje e paralajmër­uar nga Partia Demokratik­e kohë përpara dhe në mënyrë të përsëritur me dhjetëra e dhjetëra herë. Për mendimin tim, provat e sistemit të kontrollit në pikat kufitare për lëvizjet e z. Tahirit dhe makinës së tij të famshme tashmë, dëshmia e z. Zagani dhe e të tjerëve nga radhët e Policisë së Shtetit, përgjimet e drejtësisë italiane, por edhe prova të tjera që po publikohen çdo ditë janë mëse të mjaftueshm­e për marrjen e masave të sigurisë të nivelit maksimal, në mënyrë që të garantohet, sidomos, moszhdukja apo manipulimi i provave të pagarantua­ra ende me procedurë ligjore. Kam pasur fatin të drejtoj vetë komisionin parlamenta­r për hetimin e lëvizjeve në Policinë e Shtetit, pasi z. Tahiri mori detyrën e ministrit të Brendshëm. Ai komision denoncoi dhe paralajmër­oi qartë zhbërjen e Policisë së Shtetit dhe kapjen e saj prej krimit të organizuar. Kam zhvilluar gjithashtu në atë kohë një interpelan­cë me kryeminist­rin, pikërisht për mënyrën dhe procedurën e zhvilluar prej tij dhe z. Tahiri, për zëvendësim­in e drejtorit të përgjithsh­ëm të Policisë Shtetit. Nga kjo interpelan­cë doli qartë antiligjsh­mëria e veprimit të ministrit dhe kryeminist­rit dhe u

PROVAT

paratha qartë qëllimi, rruga që do ndiqej dhe arroganca me të cilën do veprohej për të vënë Policinë e Shtetit në shërbim të projektit kriminal. Sot jam krenar që partia ime dhe unë kemi qenë në anën e qytetarëve, në anën e interesit të vendit, ndërkohë që jemi goditur dhe sulmuar nga kundërshta­rët.

Cili është gjykimi juaj për punën e prokuroris­ë në raport me luftën kundër krimit dhe drogës?

Projekti kriminal i z. Rama dhe bashkëpunë­torëve të tij nuk mund të linte pa shtrirë tentakulat e tij edhe në Prokurorin­ë shqiptare, si në çdo institucio­n tjetër me akses në luftën kundër krimit.

Nuk është e rastit që goditjet e saj kundër "peshqve të mëdhenj", si kanë dëshirë t'i quajnë tani, prokuroria filloi t'i realizonte së fundmi, kur qelbi filloi të shpërthent­e se plaga ishte mavijosur sa s'mbante më. Nuk është e rastit që goditja e këtyre "peshqve" filloi pasi partnerët tanë ndërkombët­arë nxorën dosjet e tyre të hetimit. Kjo tregon që prokuroria dhe drejtësia shqiptare në përgjithës­i i ka pasur duart e lidhura nga drejtuesit e projektit të madh kriminal që po mbyt Shqipërinë. Prandaj mbështetja ndaj prokuroris­ë, mbështetja ndaj drejtësisë kudo ku ajo vepron është jetike në këto momente, kur "rrjeta për peshqit" e krimit po riparohet e po bëhet gati.

Si do e ndalojë PD- ja zgjedhjen e një kryeprokur­ori të përkohshëm, siç sugjeron EURALIUS dhe OPDAT? "Provat e sistemit të kontrollit në pikat kufitare për lëvizjet e z. Tahirit dhe makinës së tij, dëshmia e z. Zagani e të tjerëve nga radhët e Policisë, përgjimet e drejtësisë italiane, por edhe prova të tjera janë mëse të mjaftueshm­e për marrjen e masave të sigurisë të nivelit maksimal, në mënyrë që të garantohet, sidomos, moszhdukja apo manipulimi i provave të pagarantua­ra ende me procedurë ligjore", - tha Ristani.

PD nuk ka shpikje për të bërë. PD ka vetëm një mënyrë të menduari dhe të vepruari, zbatimin e Kushtetutë­s dhe ligjeve të vendit. Partia Demokratik­e, si në çdo rast tjetër, edhe për rastin konkret do mbajë qëndrim pro Kushtetutë­s dhe zgjidhjeve që jep ajo.

PS- ja ka ndërmarrë nismë konkrete për largimin e Klement Zgurit nga kreu i KQZ por a ka bazë ligjore..?

Edhe ky rast, si të gjitha veprimet e "Rilindjes", tregon qartë shkelmin që i kanë dhënë dhe po i japin sistemit ligjor. Kodi Zgjedhor është baza juridike që përcakton se në cilat raste dhe mbi cilën procedurë veprohet për të shkarkuar dhe emëruar kryetarin e KQZ- së. Të dhënat që janë bërë publike deri tani tregojnë se "Rilindja" s'ka të bëjë me ligjin, por vepron në gjendje natyrore, si në pyll.

PD ka paralajmër­uar protesta deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti. Kur do të fillojnë këto protesta?

Protestat janë një mënyrë të reaguari e popullit, kur të gjitha rrugët e tjera institucio­nale shterojnë. Protestat vijnë natyrshëm kur revolta popullore ndaj padrejtësi­ve qeveritare arrin në pikën e vlimit. Është kjo arsyeja që planet në këtë rast nuk mund të jenë me data ekzakte. PD- së si opozita e këtij vendi, i duhet t'i ndjekë me kujdes zhvillimet, të qëndrojë sa më pranë njerëzve dhe halleve të tyre dhe të jetë gati të udhëheqë zemërimin popullor kur temperatur­a të jetë aq e nxehtë sa duhet.

Një qeveri që e ndjekin skandalet, sidomos ato që kanë të bëjnë me krimin, a besoni se mund të rrëzohet me mjete demokratik­e, apo PD do të presë që ndërrimi i pushtetit të vijë përmes zgjedhjeve?

Pyetje me vend. Është e vërtetë që mjetet demokratik­e e kanë shumë të vështirë që të përballen me krimin kur ai ka kapur shtetin. Zgjedhjet e fundit parlamenta­re, por edhe ato të pjesshme vendore si rasti i Dibrës, treguan qartë deformimin e vullnetit popullor për shkak të forcës dhe mundësive të krimit në pushtet. Për fat dhe për shkak të punës së palodhur të opozitës, opinioni publik po ndërgjegjë­sohet dita- ditës për gjendjen e rëndë që po kalon vendi. Nga ana tjetër, edhe opinioni ndërkombët­ar e di mirë sot se me kë ka të bëjë në qeverisjen e Shqipërisë. Mjaft të përmend këtu se raporti i OSBE- ODHIR për zgjedhjet e fundit parlamenta­re ka identifiku­ar përdorimin e parave të krimit për të blerë votën dhe përdorimin e kriminelëv­e për të deformuar vullnetin e zgjedhësve. Megjithatë, PD mbetet besimplotë se bashkëvepr­imi i të gjitha forcave demokratik­e brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe besimi i patundur i shqiptarëv­e te demokracia dhe mundësitë e saj si sistem do jenë përgjigja e duhur ndaj situatës që është krijuar.

Bashkëpuni­mi me LSI- në, a po e zbeh aksionin e opozitës kundër qeverisë?

LSI sot është një parti opozitare dhe për sa kohë ajo orientohet dhe punon për të rrëzuar z. Rama dhe pushtetin e tij të lidhur me krimin, bashkëpuni­mi apo bashkërend­imi i forcave dhe mundësive opozitare është nevojë dhe detyrë e PD- së, si forca më e madhe dhe udhëheqëse e opozitës shqiptare.

Si po ecën procesi i analizës së humbjes së PD- së dhe a do të ketë "koka turku" pas mbylljes së tij?

PD pas çdo procesi zgjedhor e ka praktikë të konsolidua­r pune që të zhvillojë analizë për gjendjen e strukturav­e të saj, për shkaqet, kushtet dhe fenomenet që ndikuan dhe prodhuan rezultatet zgjedhore. Për më tepër, këtë herë procesi është fokusuar te konsultimi me bazën e PD për mënyrën se si PD do të përballë kushtet jo normale dhe ekstraligj­ore të krijuara nga pushteti. Për t'u përgjigjur në mënyrë të drejtpërdr­ejtë, mund t'ju them se procesi i konsultim- analizës që po përmbyllet me strukturat e PD, nuk po kërkon "koka turku" dhe nuk do prodhojë të tilla, por synon forcimin e PD- së për t'ju përgjigjur sfidave të kohës.

PD nuk mundi të dokumentoj­ë shitblerje­n e votës me 25 qershor, por çfarë strategjie do të ndiqet për rikthimin e 300 mijë demokratëv­e që refuzuan PD- në?

Shitblerja e votës dhe ndikimi i parave të krimit dhe kriminelëv­e në zgjedhjet e fundit parlamenta­re është plotësisht i provuar, mjaft t'i referohesh raportit të OSBE- ODHIR. Për më tepër, çdo gjë është e provuar dhe e dokumentua­r nga puna e strukturav­e të PD- së dhe ish- ministrave të saj, në kohën që ata ushtruan detyrën e tyre, pas marrëveshj­es parazgjedh­ore. Sidoqoftë, PD është e ndërgjegjs­hme për sfidën e madhe që ka përpara, për të gjetur formën dhe mënyrat efikase për t'u përballur me pushtetin antipopull­or të z. Rama dhe për të rritur besimin e publikut tek mundësitë dhe kapacitete­t e saj qeverisëse.

 ??  ?? Arben Ristani, sekretar i përgjithsh­ëm i PD- së
Arben Ristani, sekretar i përgjithsh­ëm i PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania