Gazeta Shqiptare

Taksim progresiv për të gjitha llojet e të ardhurave

Drafti, shkalla tatimore, të ardhura 30 mijë deri në 130 mijë lekë, taksimi 13% Për të ardhurat mbi 130 mijë caktohet 23 për qind

-

Ekspertë të Ministrisë së Financave dhe Fondit Monetar Ndërkombët­ar po finalizojn­ë projektin për ndryshimin e formulës së taksimit mbi të ardhurat. Thelbi i ndryshimit është vendosja e taksimit progresiv mbi të gjithë llojet e të ardhurave. Ndryshme nga modeli aktual, ku taksimi progresiv aplikohet vetëm mbi pagën me skemën e re, ky model do të ndiqet edhe për të ardhurat mbi nga biznesin, dividentin, shitjen e pronës, qiratë, veprimtari­të kulturore dhe sportive, të drejtat e autorit dhe interesi bankar etj. Në projektlig­jin që do të dalë për miratim së shpejti parashikoh­et që llojet e të ardhurave të bashkohen në një sistem, e mbi shumën që do të dalë në fund të vendoset tatimi mbi të ardhurat. Sot në mënyrë progresive tatohen vetëm pagat. Me normën 0 taksohen rrogat deri në 30 mijë lekë, 13% ato deri në 130 mijë, dhe 23% për pagat mbi këtë kufi. Mësohet se e njëjta shkallë tatimore do të aplikohet për totalin e të ardhurave që sigurohen. Aktualisht, taksa për qiratë, shpërblime­t, kontratat e shërbimit dhe interesat bankare është 15%. Përmes modelit të ri, nëse të ardhurat mujore janë mbi 160 mijë lekë, atëherë pesha e tatimit do të rritet, ndërsa nëse janë nën këtë kufi tatimi do të ulet. Në draftin paraprak që ekspertët e Fondit Monetar kanë dorëzuar në Ministrinë e Financave propozohet që të ardhurat nga puna, biznesi, dividenti, shitja e pronës, qiratë, veprimtari­të kulturore dhe sportive, të drejtat e autorit dhe interesi bankar të llogariten së bashku. Ndryshimi i mënyrës se si do të tatohen të ardhurat personale do të hyjë në fuqi në vitin 2019. Përjashtim­e do të ketë vetëm për të ardhurat që përfitohen nga sigurimet shoqërore, kompensime­t sociale dhe shpërblime­t që japin autoritete­t shtetërore për shkencën, sportin dhe kulturën.

EFEKTET

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka shpjeguar pak ditë më parë efektet që do të ketë për qytetarët ndryshimi i formulës së taksimit mbi të ardhurat. Ministri Arben Ahmetaj shpjegoi se taksimi progresiv mbi të gjitha të ardhurat është shumë i ndershëm dhe përfitojnë shumica e shqiptarëv­e. Niveli i lartë i këtij taksimi kap një numër të vogël pagash. "Sistemi progresiv ka funksionua­r në mënyrë të shkëlqyer dhe ka liruar nga ngarkesa fiskale 97 për qind të të punësuarve në Republikën e Shqipërisë. 23 për qind paguajnë vetëm 1500 veta në Republikën e Shqipërisë. Ta dinë qytetarët. Pra, të nderuar qytetarë, 23 për qind paguajnë 1500 të punësuar që marrin një pagë mbi 4 milionë lekë të vjetra". Por, kundër këtij perceptimi është deputetja e PD, Jorida Tabaku, sipas së cilës, qeveria po varfëron shtresën e mesme, si dhe do të rrisë evazionin në mbledhjen e kësaj takes. "Qeveria është duke shpikur mënyra të reja se si të rrisë të ardhurat nga rritja e taksave. Duke qenë se ka ezauruar të gjitha mundësitë për rritje taksash, duke qenë që kemi nivelin më të lartë të tatimit mbi të ardhurat personale, të ta- timit mbi fitimin në rajon është duke konceptuar mënyra të reja se si mundet që të taksojë sa më shumë qytetarët. Kjo nuk është gjë e re, sepse është një politikë që ka ndodhur gjatë këtyre katër viteve, por kjo do të vazhdojë do të penalizojë akoma edhe më shumë shtresën e mesme, e cila për momentin është shtresa që paguan taksat më të larta

në rajon. Tatimi nga të ardhurat personale është një taksë që ka pasur nën performim të paktën gjatë 4 viteve të fundit dhe ka treguar që rritja e vazhdueshm­e e taksave nuk prodhon rritje të të ardhurave. Rritja e vazhdueshm­e e taksave ka prodhuar dhe ka nxitur evazionin". Gjatë diskutimit në Kuvend të buxhetit dhe paketës fiskale të

vitit të ardhshëm, ministri i Financave, Arben Ahmetaj bëri publike idenë e tatimit progresiv të integruar të të ardhurave. Kjo nënkupton se të gjitha të ardhurat e individit ( paga + të ardhurat nga dividenti + të ardhurat nga qiratë si dhe çdo e ardhur tjetër) të tatohen në total në përqindjen e përcaktuar në shkallën e tatimit progresiv.

 ??  ?? Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania