Gazeta Shqiptare

Parajsat fiskale, mediat franceze: Shqipëria, pjesë e listës së zezë

' Oxfam' ka futur vendin tonë në një ‘ thes’ me Bahamasin

-

Konfederat­a

ndërko mbëtare ' Oxfam', që ka si synim dhënien fund të padrejtësi­ve që shkaktojnë varfërinë ka përpiluar një listë me 35 vende, të cilat duhet të konsideroh­en parajsa fiskale sipas kritereve europiane, pjesë e të cilës është edhe Shqipëria. Publikimi u bë vetëm disa ditë përpara se Komisioni Europian do të zbulojë listën e zezë të parajsave fiskale më 5 dhjetor. Në fund të vitit 2016, ekspertë nga Komisioni Europian pranuan të gjykojnë 92 juridiksio­ne anembanë botës sipas tri kritereve: transparen­ca ( në

PARAJSAT

' Oxfam' ka futur Shqipërinë, Bahamas, Bermudan, Bosnje Hercegovin­ën, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjibraltar­in, Hong Kongun, Mauritius, Xhersi, Singaporin apo dhe Taivanin. Po ashtu në indeks sipas ' Oxfam' janë edhe Luksemburg­u, Irlanda, Holanda, Malta, raporton media franceze ' L'Obs'.

veçanti bashkëpuni­mi administra­tiv) dhe tatimi i drejtë ( norma e tatimit mbi të ardhurat) dhe pjesëmarrj­a në forume ndërkombët­are të taksave. Në këtë raport, ' Oxfam' ka futur Shqipërinë, Bahamas, Bermudan, Bosnje Hercegovin­ën, Emiratet e

Bashkuara Arabe, Gjibraltar­in, Hong Kongun, Mauritius, Xhersi, Singaporin apo dhe Taivanin. Po ashtu në indeks sipas ' Oxfam' janë edhe Luksemburg­u, Irlanda, Holanda, Malta, raporton media franceze ' L'Obs'. Një masë tërësisht e përjashtu- ar nga evropianët, të cilët besojnë se këto shtete tashmë duhet të respektojn­ë ligjet e komuniteti­t, bëhen më kufizuese në aspektin e optimizimi­t të taksave. Skandali i "Panama Papers" po e detyron Brukselin që të veprojë shpejt. Deri më tani, Komisio- ni Evropian ka qenë i kënaqur me një listë jopublike prej rreth 50 vendeve të identifiku­ara si "të dyshuar" në aspektin e transparen­cës fiskale. Sanksionet tani janë duke u studiuar për vendet e varfra, shkruan "La Tribune".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania