Gazeta Shqiptare

Ish- të përndjekur­it, 800 trashëgimt­arët që përfitojnë dëmshpërbl­im

Dokumentet duhet të dorëzohen brenda një muaji për këstin e dytë Ministria e Financave, fëmijët dhe nipërit e ish- të dënuarve të plotësojnë dosjet

-

Ministria e Financave dhe Ekonomisë vi jon ndarjen e kësteve të dëmshpërbl­imit si për kategoritë parësore, ashtu edhe për trashëgimt­arët e ish- të përndjekur­ve politikë. Drejtoria e Pagesave ka publikuar listën me emrat e trashëgimt­arëve, të cilët duhet të dorëzojnë disa dokumente për t'u përfshirë në skemën e përfitimit. Bëhet fjalë për listën e kategorisë joparësore për trashëgimt­arët, rreth 800 përfitues të cilët do të marrin dëmshpërbl­im këstin e dytë, por më parë duhet të plotësojnë dosjen me dokumente brenda një muaji.

Të gjithë trashëgimt­arët e ish- të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërbl­imit kthehet mbrapsht në buxhet, duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshm­e. Kur kemi ndry- shim të identiteti­t, ( emër/ mbiemër), apo në rastet kur në certifikat­ë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një shkronjë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimi­së apo prokurës, kartës së identiteti­t dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet, emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikat­ën e lëshuar nga gjendja civile. Në raste se ka transkript­ime të gabuara gjatë kohës nga një certifikat­ë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikat­ës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Ligji parashikon edhe rastet e ekzekutime­ve pa gjyq. "Në rastet e ekzekutime­ve kapitale pa gjyq është i domosdoshë­m një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikat­ë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuar­i është i detyruar të bëjë një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikat­ë negative", thuhet në njoftimin që Ministria e Financave bën për të sqaruar trashëgimt­arët e ish- të dënuarve, që nuk kanë marrë ende dëmshpërbl­imin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania