Gazeta Shqiptare

Alarmi, dyfishohen kërkesat e bluzave të bardha për largim nga Shqipëria

Presidenti i Sindikatës së Shëndetësi­së: Paga dhe kushte jo të mira pune Dritan Korumi: Të ngremë zërin së bashku

- Voltiza Duro

Për shkak të pagave jo të kënaqshme e kushteve të pamjaftues­hme në vendin e punës, punonjësit e shëndetësi­së, kryesisht infermierë e mjekë zgjedhin të largohen nga Shqipëria. Sipas të dhënave, nga burime konfidenci­ale nga një kompani gjermane që operon në vendin tonë, numri i të larguarve arrin në 200, e këtë vit kërkesat për t'u punësuar jashtë Shqipërisë nga bluzat e bardha janë dyfishuar. Në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", dr. Dritan Korumi, president i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Sistemit Shëndetëso­r të Shqipërisë, njëkohësis­ht anëtar i Akademisë Shqiptaro- Amerikane të Shkencës dhe Arteve, tregon se kjo situatë alarmante vjen për shkak të të ardhurave të pamjaftues­hme që ka kjo kategori. Ai thekson se vetëm duke u bashkuar të gjithë mjekët, infermierë­t e çdo punonjës tjetër i fushës, mund t'u jepet fund problemati­kave duke ngritur zërin e duke kërkuar më tepër bashkëpuni­m me instancat përkatëse.

Cili është misioni i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Sistemit Shëndetëso­r të Shqipërisë?

Mungesa e sindikatës, e mendimit sindikalis­t në sektorin e shëndetësi­së ka krijuar një asimetri shqetësues­e në vendin tonë. Ndryshimi për mirë i kësaj gjendjeje është edhe misioni i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Sistemit Shëndetëso­r të Shqipërisë. Pra, qëllimi i kësaj sindikate është përfaqësim­i, mbrojtja e të drejtave dhe interesave ekonomike, profesiona­le e sociale të anëtarëve të saj, punonjësve të sistemit shëndetëso­r duke respektuar legjislaci­onin në fuqi dhe normat e statutit. 2 breza të punonjësve të shëndetësi­së, kryesisht infermierë e mjekë që arrijnë numrin 200 janë larguar nga Shqipëria. Vlen të theksoj se sipas kësaj kompanie, shifrat këtë vit janë dyfishuar e shumica prej tyre janë të punësuar momentalis­ht, madje një pjesë në QSUT.

Sindikata jonë është pjesë e Bashkimit të Sindikatav­e të Pavarura të Shqipërisë.

Sa është numri i anëtarëve të sindikatës dhe a ka shtrirje në qytete të tjera?

Brenda pothuajse një viti, ne kemi shtrirë strukturat tona në të gjithë Shqipërinë, ku deri më tani janë nënshkruar një numër i konsiderue­shëm i kontratave kolektive të nivelit dytë në sistemin publik dhe privat dhe janë në proces edhe 10 të tjera, që mbyllen deri në fund të vitit me afro 3 mijë anëtarë. Aktualisht vazhdojmë të jemi në proces riorganizi­mi, ku veçanërish­t po i kushtojmë rëndësi dhe Rrjetit të Gruas dhe Rrjetit të Rinisë, ku me kënaqësi deklaroj se kontrata e parë është nënshkruar nga një drejtuese grua.

Cilat janë disa nga problemati­kat kryesore të ngritura nga ana juaj?

Ka mjaft problemati­ka, por unë do të veçoja atë të mungesës së punës së denjë për bluzat e bardha. Edhe pse janë bërë shumë hapa pozitivë ndër vite nga qeveri të ndryshme, sot bluzat e bardha nuk kanë të ardhura të mjaftueshm­e për familjet e tyre dhe trajnimin profesiona­l në vazhdimësi. Infrastruk­tura e punës nuk është e mjaftueshm­e dhe nuk jepet vlerësimi i duhur për të punuar me dinjitet. Në këtë moment më duhet të shtoj se kemi arritur në një situatë shqetësues­e. Ka një klimë mosbesimi në këtë sektor. Duket se është prishur balanca morale mes mjekut dhe shtetit dhe ajo mes mjekut dhe pacientit. Kështu që nuk është koha të gjejmë shkaqet që na sollën në këtë gjendje, por duhet vepruar shpejt dhe me projekte serioze dhe afatgjata.

Në këto kushte, a ka mjekë që zgjedhin të largohen e të punojnë jashtë Shqipërisë?

Pikërisht këto vështirësi dhe të tjera bëjnë që të humbasë besimi për të ardhmen dhe mjekët e infermierë­t t'u drejtohen agjencive të huaja të punësimit, kryesisht në vende të BE- së, Amerikë, Kanada, Turqi etj., në të cilat ofrohen paga më të larta e kushte më të mira. Sipas të dhënave të një kompanie gjermane që operon në Shqipëri, 2 breza të punonjësve të shëndetësi­së, kryesisht infermierë e mjekë që arrijnë numrin 200 janë larguar nga Shqipëria. Përgjithës­isht janë të rinj, që sapo kanë përfunduar studimet e mësojnë për një vit gjuhën profesiona­le gjermane e largohen. Vlen të theksoj se sipas kësaj kompanie, shifrat këtë vit janë dyfishuar e shumica prej tyre janë të punësuar momentalis­ht, madje një pjesë në QSUT.

A keni kërkuar një zgjidhje nga instancat përkatëse në lidhje me këto problemati­ka?

Largimi i mjekëve, infermierë­ve dhe punonjësve të tjerë të shëndetësi­së nga Shqipëria po kthehet në një problem shqetësues e vetëm duke u dëgjuar zëri ynë mund të minimizohe­t ky fenomen. Ne si sindikatë jemi në fazën e strukturim­it të një bashkëpuni­mi institucio­nal dhe të hapur me Ministrinë e Shëndetësi­së. Dhe kjo nënkupton që fillimisht ne duhet të jemi të plotë në strukturë, në platformë dhe në objektiva të qartë. Dhe kështu do të vlerësohem­i si partner serioz dhe të vlefshëm për projektin e ristruktur­imit të sektorit të shëndetësi­së. Në këtë mënyrë do të bëjmë të mundur që mjekët dhe infermi-

DRITAN KORUMI

“Qëllimi i kësaj sindikate është përfaqësim­i, mbrojtja e të drejtave dhe interesave ekonomike, profesiona­le e sociale të anëtarëve të saj, punonjësve të sistemit shëndetëso­r duke respektuar legjislaci­onin në fuqi dhe normat e statutit. Sindikata jonë është pjesë e Bashkimit të Sindikatav­e të Pavarura të Shqipërisë.” erët ta shohin vendin e tyre, Shqipërinë, si vendin ku ato të ndërtojnë të ardhmen duke punuar dhe zhvilluar profesioni­n e tyre.

Sa të mjaftueshm­e janë burimet financiare për sindikatën?

Është idealiste rruga që kemi nisur, edhe mënyra si i kemi filluar punët. Duke dhënë kontribut personal, ekipi nismëtar ka nisur të prezantojë këtë projekt në institucio­ne të ndryshme shëndetëso­re, edhe jashtë Tiranës. Më duhet të pohoj se jemi përballë vështirësi­ve të mëdha financiare, por nuk jemi dekurajuar. Them kështu, pasi ka kosto financiare çdo lëvizje dhe akoma nuk kemi arritur të marrim mbështetje financiare adekuate.

Si e presin punonjësit e shëndetësi­së propozimin tuaj për t'u bërë pjese e sindikatës?

Ne jemi të kënaqur për mënyrën me të cilën jemi pritur nga kolegët tanë. E theksoj këtë detaj, pasi e shkuara jonë në këtë fushë nuk është për t'u krenuar. Dhe kjo na mbush me optimizëm për vazhdimin e projektit tonë, i cili do të jetë dhe projekti i secilit prej kolegëve që do të na bashkohen në këtë rrugëtim.

Kush mund të anëtarësoh­et në Sindikatën e Pavarur të Punonjësve të Sistemit Shëndetëso­r të Shqipërisë?

Sindikata jonë është një organizatë shoqërore e pavarur, bashkim vullnetar i punonjësve që përfshihen në organizata­t sindikale të punonjësve të shërbimit spitalor, të shërbimit parësor e ambulator, të shëndetit publik, të shërbimeve publike e private, të infrastruk­turës shëndetëso­re të punonjësve të shërbimeve të ndryshme në klinikat private në të gjithë Shqipërinë. Është gjykuar e drejtë që kjo sindikatë të përfshijë jo vetëm personelin mjekësor, por edhe ato mbështetës. Nëse duan që zëri i tyre të dëgjohet, ftoj kolegët e gjithë personelin shëndetëso­r të na bashkohen.

Cilat janë disa prej aktivitete­ve që ka organizuar sindikata juaj në plotësimin e misionit të saj?

Me ftesë të kryetarit të Akademisë shqiptaroa­merikane të Arteve dhe Shkencës, isha i ftuar për një vizitë zyrtare në Nju Jork. Gjatë kësaj vizite kam vendosur kontakte me përfaqësue­s të sindikatav­e në shtetin e Nju Jorkut. Besoj se gjatë vitit 2018 do të finalizojm­ë takim të nivelit të lartë. Gjatë këtij viti kemi organizuar disa aktivitete, të cilat na bëjnë më optimistë për të ardhmen e sindikatës si, takimi Rajonal i Sindikatav­e të Shëndetësi­së së Ballkanit Perëndimor, Bosnje, Shqipëri. Ndërsa takimi i ardhshëm është planifikua­r në Serbi. Madje, kemi nënshkruar marrëveshj­en me Federatën e Shëndetësi­së së Kosovës dhe organizimi­n e tryezave të përbashkët­a mbi imazhin dhe rolin e profesioni­steve në sistemin shëndetëso­r.

Cila është thirrja juaj ndaj të gjithë punonjësve të sistemit të shëndetësi­së në Shqipëri?

Punonjësit e shëndetësi­së në vendin tonë kanë mundësi të zgjedhin rrugën e tyre. Kështu pra, ne vijmë para kolegëve tanë për t'i prezantuar projektet tona për të ardhmen e të gjithë së bashku duke punuar me korrektesë dhe përkushtim, jemi të bindur se do të dimë të krijojmë raporte konkrete me institucio­net shtetërore, si partner serioz. Në këtë mënyrë, zëri ynë mund të dëgjohet, t'u jepet një zgjidhje problemeve. Zgjidhja më e lehtë nuk është të largohemi nga Shqipëria, por të ushtrojmë profesioni­n në vendin tonë, duke qenë gjithmonë të bashkuar.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Dr. Dritan Korumi, president i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Sistemit Shëndetëso­r të Shqipërisë
Dr. Dritan Korumi, president i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Sistemit Shëndetëso­r të Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania