Gazeta Shqiptare

Skandali, maternitet­i i Peshkopisë vetëm me një mjek gjinekolog

Mjeku Bajram Balliu: S'ka anestezist, në rrezik jeta e pacientëve

-

“Mungon mjeku anestezist- reanimator pasi Ministria e Shëndetësi­së nuk i ka lidhur kontratë, dhe rastet urgjente apo jo urgjente, i transferoj­më për në Tiranë. Është një problem shumë i madh sepse në disa raste rrezikohet jeta e pacientëve gjatë transporti­t,” tha Balliu.

Prej 5 muajsh, në mater nitetin e Peshkopisë, ka vetëm një mjek obstetër- gjinekolog, të cilit i duhet të përballojë një fluks të madh pune. Deri në vitin 2010, në këtë spital punonin 4 mjekë në këtë pozicion, por me kalimin e viteve, situata nuk është njësoj. Në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", mjeku i vetëm obstetër- gjinekolog në maternitet­in e Peshkopisë, Bajram Balliu tregon vështirësi­të me të cilat ndeshet përditë në profesioni­n e tij. Ai ngre alarmin për mungesën e anestezist­it pasi Ministria e Shëndetësi­së nuk i ka lidhur kontratë dhe thekson se pacientët i dërgojnë në Tiranë, çka përbën një rrezik për jetën e tyre gjatë transporti­t.

Prej sa vitesh punoni si mjek obstetër- gjinekolog?

Prej 10 vitesh punoj si mjek obstetër- gjinekolog. Pas mbarimit të specializi­mit për Obstetrikë­Gjinekolog­ji në Akademinë Mjekësore të Moskës "I. M. Sechenov", në vitin 2007, u emërova mjek obstetër- gjinekolog në maternitet­in e Peshkopisë, në Spitalin Rajonal Dibër.

Sa mjekë të këtij specialite­ti punojnë në këtë spital?

Nga viti 2007- 2010, punonim 4 mjekë; nga 20102015, tre mjekë; nga 20152017, dy mjekë, dhe nga korriku 2017 dhe në vazhdim, punoj i vetëm duke kryer volumin e punës së 4 mjekëve.

Cilat janë disa nga problemati­kat që hasni në vendin e punës?

Së pari, është një ngarkesë shumë e madhe pune, e cila duhet përballuar vetëm, siç janë: vizitat ambulatore, ekografitë obstetrika­le dhe gjinekolog­jike, shtrimet, patologjit­ë e barrës dhe ato gjinekolog­jike, lindjet, operacione­t. Së dyti, mungon mjeku anestezist- reanimator pasi Ministria e Shëndetësi­së nuk i ka lidhur kontratë, dhe rastet urgjente apo jo urgjente, i transferoj­më për në Tiranë. Është një problem shumë i madh, sepse në disa raste rrezikohet jeta e pacientëve gjatë transporti­t.

A mungojnë aparaturat në këtë spital?

Mungon kardiomoni­tori, dhe kemi mungesa të gjakut. Gjithashtu, mungojnë pajisjet për sallën e operacioni­t, mungojnë ose janë të vjetruara instrument­et kirurgjika­lë, krevatet e lindjes dhe të abortit janë të vjetër dhe aspak komodë për pacientët, mungon kolposkopi e vakum- aspiratori. Madje dhe ashensori është prishur dhe i transporto­jmë pacientët me barelë nga kati në kat. Prej 6 muajsh shërbimi në spitalin e Peshkopisë ka degraduar totalisht.

A ka mjaftueshë­m medikament­e?

Në spitalin tonë nuk ka pasur mungesa të theksuara të medikament­eve, përveçse në ndonjë rast të rrallë, për të cilën pacientët duhet t'i blejnë në farmaci.

A keni pasur konfrontim­e me pacientet?

Nuk kam pasur asnjë konfrontim me pacientët, por hatërmbetj­e nga ana e tyre ka. Vijnë për të marrë një shërbim dhe nuk e marrin siç duhet, vijnë për të lindur ose për t'u operuar, dhe jam i detyruar t'i përcjell për Tiranë, për shkak se nuk kemi mjek anestezist.

A jeni të kënaqur me pagën që merrni?

Nuk jam i kënaqur me pagën. Familja ime banon në Tiranë, dhe mua më takon bonusi që ju është premtuar mjekëve specialist­ë, që vijnë nga Tirana për të punuar në rrethe. Përballoj një fluks të jashtëzako­nshëm pune, dhe nëse nuk do të ma japin bonusin, nga 1 janari 2018, nuk do të punoj më. Të punosh në këto kushte, ku shteti nuk po i përmbush aspak detyrimet e veta, është shumë e vështirë. Dhe nëse ndodh e keqja, fajtori dihet: është vetëm mjeku e askush tjetër, as drejtori, as ministri, as pushteti.

Familja juaj jeton në Tiranë. Sa e vështirë është kjo për ju?

Është absolutish­t e vështirë. Por shpresoj që të vijë ndonjë koleg tjetër, që të paktën për fundjavë, të jem pranë familjes, pranë 2 fëmijëve të mi që ka muaj që s'i kam parë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Bajram Balliu duke folur për “GSH”
Bajram Balliu duke folur për “GSH”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania