Gazeta Shqiptare

U përplas me eskortën e Ramës, i arrestuari Spiro Naçi bashkautor i këngës kundër tij

Aksidenti, gardisti Ervin Musai në gjendje të rëndë

-

KORÇË - Spiro Naçi, drejtuesi i automjetit tip "Volkswagen" me targa AA 426 FD që u përplas me eskortën e kryeminist­rit Rama pasditen e së hënës është arrestuar nga policia e Korçës, pasi akuzohet si shkaktar i aksidentit ku mbetën të plagosur gardistët Ervin Musai, Klodian Llaka dhe Shkëlqim Pojana. Sipas bluve të qytetit juglindor, mjeti i drejtuar nga Naçi ( udhëtonte në krah të kundërt me eskortën) ka goditur fillimisht makinën "Rang Rover" që drejtohej nga një

POSTIMI I ILIR VRENOZIT

Liroje Spiro Naçin, Edi Rama! Ky është djali që ka bërë aksidentin me eskortën e kryeminist­rit…. E goditën nga mbrapa dhe tani ia hedhin fajin atij… Këtë video e kam bërë unë me Spiro Naçin, djali që bëri sot aksidentin me eskortën e kryeminist­rit… E kemi bërë para 3 ditësh. Kemi kënduar këtë këngë me makinën e tij nëpër rrugët e Korçës me zë të lartë, ai e hodhi dhe në ' FB' e tij… Dhe çuditërish­t eskorta sot godet nga mbrapa makinën e Spiros dhe e akuzon atë tani… femër dhe më pas mjetin e 4- ët pjesë e fashikulli­t hetimor për të eskortës (" Toyota"). Ndërkohë, shkak të konfliktit të interesit mësohet se ekspertiza paraqë ka në këtë rast, pasi dy nga prake dhe hetimet e kryera nga mjetet i përkasin Ministrisë së policia lokale nuk mund të jenë Brendshme dhe janë në për- dorim nga Garda e Republikës. Nisur nga ky fakt, ekspertiza do të kryhet nga një ekspert i pavarur. Një ditë pas aksidentit, gardisti Ervin Musai ( ishte në njërën prej makinave të eskortës së Ramës) vijon të jetë në terapi intensive nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas bluzave të bardha, Musai nuk ka përmirësim­e dhe ka probleme me shtyllën kurrizore. Ndërkaq, dy gardistët e tjerë kanë lënë ambientet e spitalit rajonal të Korçës. Nga ana tjetër, pas vënies në pranga të të dyshuarit si autor i aksidentit ka reaguar një qytetar nga Korça, i njohur për postimet në rrjetin social "Facebook" dhe qëndrimin ndaj kreut të qeverisë. Bëhet fjalë për Ilir Vrenozin, i cili thotë se Spiro Naçi nuk është fajtor për aksidentin, pasi mjeti i tij është goditur nga pas. Vrenozi shkruan në "Facebook" se së bashku me Spiro Nacin, 3 ditë para aksidentit, kanë kënduar nëpër rrugët e qytetit të Korçës një këngë kundër kryeminist­rit Rama. Ai e ka publikuar këtë moment në rrjetin social "Facebook".

 ??  ?? Ilir Vrenozi dhe Spiro Naçi
Ilir Vrenozi dhe Spiro Naçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania