Gazeta Shqiptare

Atentati me eksploziv në Vlorë, arrestohet 25- vjeçari që u gjymtua

I mbijetuari, i afërm i Renato Imerit e Endri Çaushit, vrarë në Vlorë e Durrës Në makinën e Inez Hajrullait u gjet një pistoletë pa leje

-

Një ditë pas atentatit me eksploziv në lagjen "Hajro Çakërri", policia e Vlorës ka arrestuar 25- vjeçarin Inez Hajrulla, i cili mbeti i plagosur rëndë në këtë ngjarje. I riu ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip "Jeep" për në drejtim të vendit të quajtur "Bishti i Kalldrëmit, kur u hodh në erë me 300 gr C4. Pavarësish­t se gjatë shpërthimi­t me tritol, ai u gjymtua ( humbi njërën këmbë), blutë i kanë komunikuar arrestin në spital për armëmbajtj­e pa leje. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës dje bënë me dije se gjatë kontrollit të makinës së Inez Hajrullës është gjetur një çantë supi, brenda së cilës kishte një pistoletë tip "Glock", me fishek në fole dhe 17 fishekë në krehër. Të njëjtat burime pohuan se edhe një vit më parë, Hajrulla është arrestuar po për të njëjtën vepër penale, atë të: "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe e municionit". Ndërkohë, burime të rezervuara nga blutë e qytetit bregdetar konfirmuan për "GSH" se 25- vjeçari me precedent penalë kishte lidhje gjaku me Renato Imerin, që u ekzekutua më 31 korrik të këtij viti pranë një lokali në Lungomare, si dhe me 25vjeçarin Endri Çaushin, i vrarë më 21 dhjetor 2015 në një atentat në Durrës, bashkë me një mikun e tij. Të dyja këto ngjarje i janë bashkangji­tur dosjes së hetimeve për të mësuar nëse atentati i ndodhur paraditen e së hënës ka lidhje apo jo me këto dy vrasje.

ARRESTIMI

Policia e Vlorës dje ka sqaruar me detaje se përse u arrestua Inez Hajrulla, djalë i një biznesmeni të njohur në këtë qytet. "Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e specialist­ëve të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Poli- Burime të rezervuara nga blutë e qytetit bregdetar konfirmuan për "GSH" se 25- vjeçari me precedentë penalë kishte lidhje gjaku me Renato Imerin, që u ekzekutua më 31 korrik të këtij viti pranë një lokali në Lungomare, si dhe me 25- vjeçarin Endri Çaushin, i vrarë më 21 dhjetor 2015 në një atentat në Durrës, bashkë me një mikun e tij.

cisë Vlorë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifiki­min dhe kapjen e autorit/ ëve të vendosjes së një sasie lënde eksplozive në automjetin e shtetasit Inez Gjatë kontrollit të makinës së Inez Hajrullës është gjetur një çantë supi, brenda së cilës kishte një pistoletë tip "Glock", me fishek në fole dhe 17 fishekë në krehër. Policia e Vlorës bëri me dije se edhe një vit më parë, Hajrulla është arrestuar po për të njëjtën vepër penale: "Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit".

Hajrulla, ku si pasojë e shpërthimi­t ky i fundit mbeti i plagosur në gjendje të rëndë, ju informojmë se: Gjatë këqyrjes së mjetit tip ' Jeep' në pronësi të shtetasit Pas atentatit të ndodhur paraditen e së hënës, policia e Vlorës ka zbardhur detaje të reja në lidhje me 25- vjeçarin e plagosur. Sipas bluve, Hajrulla është shtetas me precedentë të theksuar kriminalë si edhe i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike.

Inez Hajrulla, mjet të cilit iu vendos dhe shpërtheu lënda eksplozive, në sedilien e shoferit, grupi hetimor ka konstatuar dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale një çantë supi brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë tip ' Glock', me fishek në fole dhe 17 fishekë në krehër. Në këto kushte, specialist­ët e Seksionit për Krimet e Rënda në D. V. P. Vlorë kanë bërë arrestimin e shtetasit Inez Hajrulla, 25 vjeç, banues në Vlorë. I. Hajrulla është shtetas me precedentë të theksuar kriminalë si edhe i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike. Theksojmë se një vit më parë ky shtetas është arrestuar po për të njëjtën vepër penale, atë të: ' Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe e municionit'. Materialet hetimore iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

 ??  ?? Makina ku shpërtheu eksplozivi
Makina ku shpërtheu eksplozivi
 ??  ?? 25- vjeçari i plagosur Inez Hajrulla
25- vjeçari i plagosur Inez Hajrulla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania