Gazeta Shqiptare

"105- vjetori i shpalljes së Pavarësisë", ekspozohen 14 telegramet e 1912- ës

-

Muzeun Historik Ko mbëtar ekspozohen objekte të rralla. Dr. Dorian Koçi tha dje me rastin e 105- vjetorin e Pavarësisë se kjo ditë dhe ky flamur përbashkon të gjithë shqiptarët. "Ne jemi si vëllezërit Siamezë, kur sëmuret njëri teshtin tjetri". Sipas kësaj sentence, huazuar nga një skenar filmi fort të njohur, dukej se Porta e Lartë e Azisë kërkonte vazhdimësi­në e vëllazërim­it me shqiptarët e Evropës. Ndërkohë, vështirë ta thuash se edhe shqiptarët, të ndikuar fort nga "dashuria" 500- vjeçare, ku herë pas here u ishte dhënë shansi të merrnin në duar frenat e vetë Perandoris­ë, po ndaheshin me gëzim nga pushtuesit e lodhur. Ndërsa në 28 Nëntor të vitit 1912, pas shumë negociatas­h të vështira diplomatik­e në kancelarit­ë e Evropës, Ismail Qemali dhe 83 delegatët nga të gjithë viset arritën në shpallnin Pavarësinë e Shqipërisë.

Për të përkujtuar një ditë kaq të rëndësishm­e për shqiptarët, në Muzeun Historik Kombëtar u çel ekspozita "105- vjetori i shpalljes së Pavarësisë". Kjo ekspozitë u organizua në bashkëpuni­m me Qendrën Mbarëkombë­tare të Koleksioni­stëve të Shqipërisë.

Sipas drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, festa e flamurit është më e veçanta, pasi është ky flamur që i bashkon të gjithë shqiptarët në rajon. "Kjo ditë dhe ky flamur na përbashkon dhe na bën krenarë" tha mes të tjerash në fjalën e tij të përshëndet­jes drejtori i Muzeut Historik Kombëtar. Dr. Dorian Koçi. Ai shtoi gjithashtu se në ekspozitë janë të ekspozuara flamujt që janë përdorur që nga viti 1912 deri në 1920 dhe që kanë të bëjnë me përpjekjet e mëdha të shqiptarëv­e në kuadër të shtetformi­mit. Objekti kryesor i kësaj ekspozite tematike është pena, me të cilën është nënshkruar Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Objekt tjetër me rëndësi është aparati telegrafik mors, me të cilin Qeveria e Përkohshme e Vlorës ka marrë e ka dhënë telegrame gjatë periudhës 1912- 1914. Në stenda janë ekspozuar objekte të protagonis­tëve të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në ekspozitë janë gjithashtu flamuj të periudhës së Pavarësisë, foto origjinale të Ismail Qemalit, foto të firmëtarëv­e, që nënshkruan Aktin e Shpalljes së Pavarësisë, dorëshkrim­e origjinale, gazeta e revista të asaj periudhe etj. Një vend të rëndësishë­m në ek- spozitë zënë flamujt e shoqërive atdhetare, të cilat ndezën dëshirën e patriotëve shqiptarë që Shqipëria të ishte e lirë dhe e pavarur. Nga ana e tij, presidenti i Qendrës Mbarëkombë­tare të Koleksioni­stëve të Shqipërisë, Shpëtim Sala tha se ekspozita "105- vjetori i shpalljes së Pavarësisë" vjen në frymën e shumë bashkëpuni­meve të Qendrës me Muzeun Historik Kombëtar. Ai shtoi se e veçantë në këtë ekspozitë është dhe paraqitja e 14 telegramev­e, të cilat hedhin dritë se çfarë ka ndodhur gjatë ditëve të ngarkuara të nëntorit 1912. Më pas nxënësit e shkollës "Gustav Majer" dhanë një koncert me këngë dhe recitime për të pranishmit e shumtë që ndodheshin në hollin e Muzeut Historik Kombëtar. Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 28 nëntor deri më 4 dhjetor 2017.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania