Gazeta Shqiptare

SI U DHURUA DOKUMENTI ORIGJINAL I PAVARËSISË

-

mendjen e kishin te "koha e gjermanit", se Shqipëria tjetër as që ekzistonte për ta. Njëra nga arkat është gjetur e thyer sepse ishte kontrollua­r për koleksione pullash. Në raportin përkatës, ndër të tjera thuhej:

"Mbasi u sollën në Drejtori, u fillua nga kontrolli i imët për të mundur gjetjen e dokumentev­e të ndryshme si korrespond­enca të regjencës me okupatorin nazist dhe organizata­t antipopull­ore Balli e Legaliteti, të regjimeve fash- iste, që të faktonim qëndrimin dhe punën e aparateve kuislinge, organizata­ve antipopull­ore e okupatorëv­e të ndryshëm kundër interesave të vendit e popullit tonë. Të tilla dokumente gjatë kontrollit nuk u gjetën".

Dokumentet më të rëndësishm­e kishin të bënin me studimet e Lef Nosit, çështjen e kufijve të Shqipërisë, konferencë­n e ambasadorë­ve, Luftën e Parë Botërore, harta topografik­e të Shqipërisë, etj, etj. Po ashtu, sipas procesverb­alit, në arkat gjendeshin edhe "dokumente mbi shpalljen e independen­cës dhe zgjedhjen e qeverisë së përkohshme më 1912".

Është provuar ekzistenca e dokumentit brenda institucio­neve shtetërore në vitin e festimeve të 50vjetorit të pavarësisë. Më pas, kalon në një procedurë "dhurimi" aspak normale, por gjithsesi brenda Shqipërisë ( rezervohem momentalis­ht për më shumë se kaq). Shtetit sh- qiptar si pasojë e mosvlerësi­mit fare të arkivave, i kanë humbur dokumente shumë të rëndësishm­e të jetës së tij. Sjellja e shtetit komunist ndaj Lef Nosit, dokumentev­e dhe arkivistëv­e, nuk ndryshon fare edhe në ditët tona. Shteti jonë i propagandë­s i përngjan një altoparlan­ti të ndryshkur brenda, por të lyer me bojë të kuqe përsipër, i cili as që do ta njohë e ta shohë në çfarë katastrofe ndodhet rrjeti arkivor i vendit. Mjafton që të ngrejë komitete e autoritete kot më kot, por kurrë arkivat që i duhen një shteti. Mosadminis­trimi i dokumentit të pavarësisë është simbolika më e hidhur e gjendjes administra­tivo- arkivore të shtetit shqiptar. Sigurisht tashmë nuk çuditem fare, sepse kur marr vesh sesi humbin dokumente sot nga injoranca e mendjemadh­ësia, çfarë të them për atë kohë. Defektet vazhdojnë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania