Gazeta Shqiptare

KUJTIMET E LASGUSHIT PËR DITËN E FLAMURIT NË BUKURESHT

-

Flamuri

i Kollonisë shqiptare ishte i kuq me shkabën dykrerëshe në mes, qe bërë prej mëndafshi të qindisur rreth e përqark me bufka të arta dhe kishte më një anë dy esharpa - njëra e kuqe, tjetra e zezë - të cilat mvareshin me hijeshi prej majës së shtizës gjer përposh".

Lasgush Poradeci në një fragment nga botimi "Himni Kombëtar ' Flamurit pranë të bashkuar' dhe gjeneza e tij" kujtonte se si festohej në Bukuresht Festa e Flamurit. Ai kujtonte se "ftoheshin dhe përfaqësit­ë e huaja, ambasadorë­t, ministrat, konsujt, të cilët në atë atmosferë ngazëllonj­ëse të botës shqiptare i jepnin kishës dhe fes- tës një madhëri dhe një madhështi të rrallë".

RRËFIMI

Festa më e madhe e Kollonisë dhe e kishës shqipe të Bukureshti­t ish 28 Nëntori: Dita e flamurit dhe Shën- Gjergji: Emri i Gjergj Kastriotit.

Këto kremtime bëheshin me bujën dhe me madhështin­ë më të madhe, duke u ftuar në Seli të Kollonisë dhe në kishë autoritete­t dhe personalit­etet më të larta të vendit, me mbretin në krye të të gjithëve; ftoheshin dhe përfaqësit­ë e huaja, ambasadorë­t, ministrat, konsujt, të cilët në atë atmosferë ngazël- lonjëse të botës shqiptare i jepnin kishës dhe festës një madhëri dhe një madhështi të rrallë.

Kisha qe e mbushur përplot dhe tri të katërtat e të pranishmëv­e rinin nga mungesa e vendit jashtë në oborr, bukur të rrethuar dhe të stolisur për atë festë. Aty jashtë në oborr, më të djathtën e hyrjes kryesore të kishës, qëndronte i vendosur me shkëlqim flamuri i Kollonisë, i cili ishte më i madhi dhe më i bukuri nga gjithë flamurët e shoqërive dhe organizata­ve të Bukureshti­t që kishin flamur.

Flamuri i Kollonisë shqiptare ishte i kuq me shkabën dykrerëshe në mes, qe bërë prej mëndafshi të qindisur rreth- epër- qark me bufka të arta dhe kishte më një anë dy esharpanjë­ra e kuqe, tjetra e zezë- të cilat mvareshin me hijeshi prej majës së shtizës gjer përposh. Shumë i rëndë ishte flamuri dhe nga ky shkak e mbanin përhera dy veta, njëri tosk, tjetri gegë, të mveshur secili burrërisht me rrobet e tyre kombëtare.

Kurse kjo ishte pamja e përjashtme e kishës në festat më të mëdha të saj - 28 Nëntor dhe ShënGjergj-, përbrenda ajo çkëlqente nga uniformat dhe robat e zyrtarëve, po më shumë nga fryma shqiptare që frynte nër zemra.

 ??  ?? Në foto: Lasgush Poradeci
Në foto: Lasgush Poradeci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania