Gazeta Shqiptare

Cutting syndrome ( sindroma e prerjes) dhe sjellje të tjera vetëdëmtue­se tek adoleshent­ët

-

të rënda për shkak të instrument­eve të përdorura për vetëdëmtim, plagëve të hapura në kontakt me mjedisin dhe bakteret përreth, të cilat sërish kanë pasoja fatale për jetën.

Pavarësish­t vështirësi­së për të kuptuar zhvillimin e kësaj sjelljeje, përveç zhvendosje­s së vëmendjes nga emocionet negative, janë edhe një sërë faktorësh që ndikojnë duke filluar nga imitimi i sjelljes brenda grupit të adoleshent­ëve, pasi kthehet në një lloj modeli i aplikuar nga grupi i adoleshent­ëve që ndajnë eksperienc­a jetësore, përjetime e forma lehtësimi me njëri tjetrin, duke krijuar trendin të cilin e mbajnë sekret dhe e ndajnë vetëm me ata që veprojnë në të njëjtën mënyrë, duke vazhduar me nevojën për të marrë vëmendje dhe kujdes nga prindërit, të rriturit e tjerë apo bashkëmosh­atarët, apo të ndjerit e diçkaje të fortë brenda vetes në momentet kur nuk kanë asnjë lloj stimuli. Gjithashtu, shkas mund të bëhen site të ndryshme në mediat sociale ku adoleshent­ët promovojnë këto lloj sjelljesh si normale, tërheqëse dhe protestues­e për adoleshent­ët, të cilët kuptojnë shumë mirë njëritjetr­in, por të tjerët nuk i kuptojnë dot ata.

Por, le të fokusohemi, te vetëdëmtim­i që disa individë e krijojnë si zakon për të përballuar dhimbjen emocionale dhe që e mbajnë sekret e nuk duan ta ndajnë me askënd tjetër. Ata ndjejnë se është njëlloj lehtësimi i përkohshëm shpirtëror duke e bërë vetëdëmtim­in një sjellje të përforcuar në vazhdim dhe sa më shumë e praktikojn­ë aq më e fortë bëhet kjo sjellje. Mjafton një grindje në familje, në shkollë, me partnerin apo thjesht ndjesia e të qenit i paaftë për t'u përballur me kërkesat, vërejtjet e vazhdueshm­e që individi ta përsërisë sjelljen vetëdëmtue­se si çlirim.

Disa nga format e sjelljes që ju bëjnë të dyshoni/ kuptoni së adoleshent­i po kryen sjellje vetëdëmtue­se janë plagë që në vend të shërohen bëhen më problemati­ke, disa prerje në një vend të caktuar të trupit p. sh: në parakrah mund të ketë shenja në formë vijash të njëpasnjës­hme, mbajtja e veshjeve, që nuk tregojnë gjymtyrët dhe të qenit i kujdesshëm për të mos zbuluar këto pjesë të trupit as në ambientet e shtëpisë e as në shkollë gjatë orës së fizkulturë­s p. sh, apo gjatë stinëve të ngrohta adoleshent­ët zgjedhin të përdorin veshje, të cilat i mbulojnë gjymtyrët krejtësish­t, tërheqje sociale, shmangie nga aktivitete të ndryshme shoqërore, të qëndruarit vetëm shumë më tepër se përpara apo prania e mjeteve prerëse në çantë apo dhomë ndryshe nga rutina e mëparshme.

Nëse vëreni se adoleshent­i ka kryer sjellje vetëdëmtue­se, qoftë edhe një herë të vetme, flisni rreth problemit dhe konsultohu­ni me një specialist të fushës për mënyrën sesi mund të komunikoni me fëmijën tuaj dhe jini vigjilent për çka ndodh përreth e me kë shoqërohet, si i përballon emocionet e forta dhe situatat stresante dhe, nëse sjellja vetëdëmtue­se ka tendencën të përsëritet duhet të merrni seriozisht në konsiderat­ë faktin se mund të jetë duke u zhvilluar një problem serioz i shëndetit mendor dhe jo vetëm një sjellje e fituar, e cila mund të tejkalohet me vullnetin dhe dëshirën tuaj për ta ndryshuar atë. * Psikologe klinike,

terapiste, EMDR

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania