Gazeta Shqiptare

Çyrbja: Unë lider? Pa ekipin nuk jam asgjë

Mesfushori i Teutës po shkëlqen në këtë sezon, por nuk kërkon të "fluturojë" Durrsakët luajnë sot në Kupë ndaj Kamzës

-

vërtet një mundësi për Teutën, si rruga më e shkurtër për të shkuar në Europë?

Në të vërtetë, Kupa është një mundësi e mirë për Europën. Është një kompeticio­n me një tjetër specifikë, ku nuk lejohet asnjë gabim. Në të kundërt e sheh veten jashtë. Ndaj do të luajmë me kujdes për të mos gabuar.

Besoni se e ka potenciali­n Teuta për të luftuar në dy fronte?

Po, besoj se e ka potenciali­n. Do të përpiqemi për t'i shkuar në fund objektivav­e që kemi, si në Kupë ashtu edhe në kampionat.

Në kampionat keni arritur 7 pikë në tri ndeshjet e fundit. E ka kaluar "krizën" ekipi?

Po. Mendoj se deri tani jemi në rrugën e duhur, por nuk duhet harruar që akoma s'kemi arritur në gjysmën e kampionati­t.

Këtë sezon keni qenë vendimtar për Teutën në disa ndeshje, duke u konsiderua­r edhe lideri i skuadrës në shumë takime. E ndjeni veten si një lojtar që mund ta merrni ekipin përdore?

Po është e vërtetë. Por, pa shokët e ekipit nuk bëj dot asgjë. Falë tyre jam unë këtu dhe që do përpiqemi të ecim shumë përpara.

Realisht, çfarë ndodhi me Teutën pas konfirmimi­t të trajnerit Magani në krye të stolit, pasi që prej atij momenti skuadra nisi të funksionon­te sërish?

Profesor Magani na njeh të gjithëve shumë mirë. Besoj se ai ka shumë besim te ne, ashtu siç kemi ne besim tek ai dhe stafi i tij.

Ku e shihni veten në të ardhmen pasi me këto paraqitje që keni zhvilluar mund të mos mungojnë as ofertat në drejtimin tuaj?

Ka kohë ende deri në fund të sezonit. Rëndësi ka të arrijmë objektivin e klubit dhe më pas të shohim çfarë do të ndodhë në aspektin personal për mua.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania