Gazeta Shqiptare

"Çmendet" moti, zhyten nën ujë dhe errësirë disa zona të vendit

Përmbytje në Vlorë, evakuohen 3 familje. Tej fryhet lumi Zezë, panik në Fushë- Krujë Kiri del nga shtrati, rrezikojnë 2 banorë në Shkodër

-

Stuhia e shirave ka sh kaktuar përmbytje në disa rrethe të vendit. Situata paraqitet më shumë problemati­ke në qarkun e Shkodrës dhe atë të Vlorës. Për shkak të prurjeve të shumta, lumi Kir në Shkodër ka dalë nga shtrati dhe ka rrezikuar jetën e dy banorëve. Në ndihmë të tyre kanë shkruar forcat e FNSHsë dhe të policisë, të cilët kanë mundur t'i shpëtojnë. Ndërkohë në fshatin Risili të Vlorës janë evakuuar tri familje, të cilave u janë përmbytur banesat. Rreziku nga përmbytjet, ka bërë që Emergjenca­t Civile në Elbasan, Fier dhe Korçë të marrin masa. Burime zyrtare nga OSHEE dje bënë me dije se si pasojë stuhisë ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në rrethet: Kukës, Burrel, Shkodër, Shijak, Berat, Fier, Gramsh, Vlorë dhe Korçë.

SHKODËR

Përkeqësim­i i motit ka krijuar probleme në zonën e Shkodrës. Mësohet se nga vërshimi i ujërave janë përmbytur rreth 90 ha tokë, ku rreth 50 ha në zonën "Ana e Malit" dhe 40 hektarë në zonën fushore të fshatit Rrenc. Përmbytje janë shënuar në segmentin rrugor Shkodër- Velipojë dhe Shkodër- Mjedë. Ndërsa, lumi Kir ka rritur në mënyrë të frikshme prurjet. Mësohet se si pasojë e stuhisë së reshjeve ka pasur mungesë energjie në fshatrat e Njësisë Administra­tive Rrethina dhe Postribë. Edhe në Bërdicë mungon energjia elektrike në gjithë fshatrat. Ndërsa, në zonën e Gurit të Zi ka pasur disa herë ndërprerje të vogla të energjisë elektrike, por që është rikthyer pas pak minutash. Gjithashtu, energjia elektrike mungon edhe në Velipojë dhe për rrjedhojë dy hidrovorët nuk janë në punë.

VLORË

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në Vlorë. Tri familje janë evakuuar në fshatin Risili për shkak të prurjeve të mëdha të lumit Shushicë. Familjet që janë evakuuar rrezikohes­hin që të prekeshin nga prurjet e lumit, prandaj janë zhvendosur nga Emergjenca­t Civile. Ndërsa, pritet që në vijim të evakuohen familje të tjera. Në orët në vijim pritet që të evakuohen familje të tjera. Moti i keq, me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, ka lënë pa energji zonat e Orikumit, Tragjasit dhe Radhimës. Rreziku nga përmbytjet ka alarmuar banorët e Vlorës, të cilët janë angazhuar dhe kanë nisur të marrin masat e para. Vendosja e thasëve me rërë si barrierë përpara dyerve të bizneseve dhe banesave, është mënyra që banorët kanë zgjedhur për të parandalua­r sadopak rrezikun që iu kanoset nga përmbytjet. Nevojë emergjente, sipas banorëve, mbetet pastrimi i kanalizime­ve, pasi është shkaktari kryesor i përmbytjev­e të shpeshta vitet e shkuara.

BULQIZË

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në zonën e Bulqizës. Një grumbull kromi ka rrëshqitur pasditen e djeshme, duke rënë mbi tubacionin e ujit të pijshëm, duke rrezikuar prishjen e tij. Nga rrëshqitja e stogut të kromit është dëmtuar edhe godina pranë minierës së zonës. Menjëherë në vendngjarj­e kanë shkuar punonjësit e Ujësjellës­it, por ata pohuan se “ndërhyrja është e pamundur, pasi ka rrezikshmë­ri të lartë”.

Prefekti i qarkut Elbasan, Maksim Malaj dhe Emergjenca­ve Civile pranë këtij qarku, gjatë paradites së djeshme kanë inspektuar të gjitha zonat me risk nga fatkeqësit­ë natyrore. Prefekti Malaj ka inspektuar në terren rrjedhën e përrenjve Zaranikë e Manazderen, që në mot me reshje janë rrezik potencial për përmbytjen e lagjeve periferike të qytetit të Elbasanit. Po kështu ka inspe- Situatë problemati­ke është krijuar nga reshjet e shiut edhe në Fushë- Krujë, ku lumi Zezë është fryrë tej mase nga prurjet. Banorët janë përfshirë nga paniku, pasi lumi rrezikon të dalë nga shtrati dhe rrezikon përmbytjen e dy lagjeve të këtij qyteti.

ktuar situatën që paraqitet në fshatrat problemati­kë përgjatë rrjedhës së Shkumbinit. Për të shmangur rrezikun e përmbytjev­e të dy viteve më parë, në Fier është hartuar një plan i detajuar. Në mbledhjen e Shtabit të Emergjenca­ve Civile, kreu i Bashkisë zbuloi planin e masave duke u përqendrua­r në zonat me kritike që mund të preken nga vërshimet e

ujit. Katër hidrovorët janë në gatishmëri të plotë dhe kanë edhe burime alternativ­e energjie, edhe në rast se kjo e fundit do të shkëputet. Ndërsa, në Korçë, grupet e punës janë nën monitorim të vazhdueshë­m të pikave më kritike që rrezikohen nga përmbytjet si fusha e Maliqit, lumi i Vërdovës në Pogradec, dhe lumi në hyrje të qytetit të Ersekës.

 ??  ?? Përmbytjet e djeshme në Shkodër
Përmbytjet e djeshme në Shkodër
 ??  ?? Përmbytjet e djeshme në Tiranë
Përmbytjet e djeshme në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania