Gazeta Shqiptare

Rebeshi i shirave "mposht" kryeqyteti­n

Uji arrin në 1.5 m në Kamëz, bllokohen rreth 40 persona në total. Jashtë funksionit nënstacion­i i Kasharit Përmbytet autostrada Tiranë- Durrës, ndërhyn ushtria Pezullohet procesi mësimor para universita­r në vend

- Voltiza Duro

Reshjet e dendura që kanë përfshirë ven din gjatë 24 orëve të fundit, kanë shkaktuar panik e problemati­ka të shumta edhe në qarkun e Tiranës. Autostrada Tiranë- Durrës është bllokuar pasditen e djeshme, në afërsi të kilometrit të gjashtë, si pasojë e përmbytjev­e nga shiu. Niveli i ujit ka arritur rreth 1 metër në karrexhatë, çka e bërë të pamundur qarkullimi­n e automjetev­e e madje shumë banorë të zonës kanë mbetur të izoluar. Ka pasur edhe raste kur një qytetar, ka zgjedhur gomonen si mjetin e vetëm për t'i ardhur në ndihmë familjarëv­e të bllokuar nga uji. Në këtë situatë emergjente, është dashur ndërhyrja e Forcave të Armatosura ku tre motopompa të komandës mbështetës­e kanë mbërritur në afërsi të kthesës së Rinasit për largimin e ujit. Policia Rrugore ka marrë masa duke devijuar qarkullimi­n e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburanti­n. Pas përmbytjes, autostrada është përballur edhe me ndërprerje­n e energjisë elektrike, çka ka shkaktuar një errësirë totale, duke e bërë lëvizjen në këtë aks tepër të rrezikshme. Ndërkaq, në orët e vona të mbrëmjes së ditës së Në lidhje me situatën e krijuar nga reshjet ka reaguar edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. "Janë porositur të gjithë prefektët e qarqeve, drejtuesit e bashkive për marrjen e masave urgjente për përballimi­n e çdo situate emergjente për garantimin e jetesës normale të komuniteti­t.",- deklaroi ministrja.

djeshme, në Kamëz, niveli i ujit ka arritur në 1.5 metër e si pasojë kanë mbetur të bllokuar 13 qytetarë, mes të cilëve edhe 4 fëmijë. Ndërkohë situata e vështirë është paraqitur edhe në Valias, ku plot 10 persona kanë mbetur të bllokuar mes ujit për orë të tëra duke pritur ndërhyrjen e ushtrisë për evakuim. Mes të bllokuarve, në 10 banesa ndodheshin edhe 4 fëmijë dhe 3 punonjës të zjarrfikës­es. Në vendngjarj­e ka mbërritur edhe Shefi i Shtabit të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku. Gjithashtu, edhe nënstacion­i i Kasharit është përmbytur duke lënë pa energji Kamzën, Laprakën e Kombinatin. Ndërkaq, në autostradë janë përmbytur edhe disa banesa e biznese. Reshjet Moti

i keq që ka përf shirë vendin tonë ka bërë që të pezullohet aktiviteti në porte. Për shkak të stuhisë së shirave, në Durrës, Kapiteneri­a e Portit të Durrësit ka urdhëruar pezullimin e anijeve të tonazhit të ulët e të mesëm, si dhe pezullimin deri në një urdhër të dytë të të gjithë sektorit të peshkimit në vend. Sipas Kapiteneri­së së Përgjithsh­me, deti është shumë i trazuar dhe dallgët arrijnë deri në 6 ballë në gji, ndërsa në det të hapur deri në 8 ballë. Kapitaneri­a bën me dije se janë marrë masa dhe po monitorohe­t situata. Parashikoh­et përkeqësim i motit në orët në vazhdim, ndërsa tragetet e linjës Durrës- Bari, Durrës- Ankona pritet të mbërrijnë me 6- 9 orë vonesë. Dje është paralizua lëvizja e trageteve të linjës Sarandë- Ko- e dendura kanë krijuar një situatë të rënduar edhe në Laknas ku 3 banesa janë përmbytur e është dashur ndërhyrja e Emergjenca­ve Civile për të evakuuar banorët. Por shiu i furishëm nuk ka kursyer dhe urgjencën e QSUT- së dhe am- bientet e komisariat­it nr. 5 në kryeqytet. Por, OSHEE ka raportuar edhe një sërë problemesh edhe me energjinë elektrike në rajonin e Tiranës, e për pasojë zonat e Mulletit, Pezës, Zall Bastarit e Ibë- s kanë mbetur në terr. Ndërkohë rreth 600 punonjës të OSHEE kanë dalë në terren për të minimizuar defektet. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të rendit i kanë bërë thirrje qytetarëve që të telefonojn­ë numrin 112 për çdo situatë emergjente e ka kërkuar mirëkuptim­in e drejtuesve të mjeteve si dhe rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit. Reshjet

e dendura të shiut dhe përkeqësim­i i motit, kanë bërë që Ministria e Arsimit, Sportit e Rinisë të pezullojë procesin mësimor në arsimin parauniver­sitar në mbarë vendin ditën e sotme. "Sipas Institutit të Gjeoshkenc­ës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ( IGJEUM), por edhe nga shërbimet meteorolog­jike që bashkëpuno­jnë me Emergjenca­t Civile, informohem­i paraprakis­ht se moti në të gjithë territorin e vendit gjatë datës 1 dhjetor 2017, është drejt përkeqësim­it, pasi priten reshje të dendura shiu. Për sa më sipër, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 1 dhjetor 2017, në të gjitha institucio­net arsimore të arsimit para univerista­r."- thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë. Ndërkaq kjo e fundit bën me dije se dita e humbur e procesit mësimor do të zëvendësoh­et një ditë tjetër.

Një qytetar, ka zgjedhur gomonen si mjetin e vetëm për t'i ardhur në ndihmë familjarëv­e të bllokuar nga uji. Niveli i ujit ka arritur rreth 1 metër në karrexhatë, çka ka bërë të pamundur qarkullimi­n e automjetev­e e madje shumë banorë të zonës kanë mbetur të izoluar.

 ??  ?? Përmbytjet në Tiranë
Përmbytjet në Tiranë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania