Gazeta Shqiptare

Basha i kërkon dorëheqjen, Rama: Iki për 400 milionë euro

"Forca e ligjit", akuzat e opozitës për lidhjet e pushtetarë­ve me krimin Kreu i PD i bën llogaritë nga foltorja

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha shkëmbyen dje në Kuvend replika të forta teksa diskutohej projektbux­heti 2018, por krimi dhe droga përfshinë palët në debate të ashpra. Z. Basha akuzoi se operacioni "Forca e ligjit" është qesharak dhe se nuk ka dhënë asnjë rezultat. Sipas tij, Rama dhe Xhafaj nuk mund ta luftojnë krimin, dhe se në Vlorë ku kryeminist­ri është deputet dhe ministri ka origjinën, vijon lufta mes bandave me kallash e dinamit. Z. Rama i bëri një sfidë të hapur kryetarit të PD- së Lulzim Basha sa i takon akuzave për projektin me impiantin e mbetjeve. Ky i fundit pohoi se projekti parashikon një shifër prej 4 milionë eurosh. Por ky fakt u rrëzua nga Rama, i cili tha se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nga posti nëse vërtetohej ky fakt. Basha, i cili nisi të bënte llogaritë live i rezultoi se nuk ishin 400 milionë, por 350 milionë. "Rama dhe Xhafaj nuk mund të luftojnë krimin. Rezultatet e operacioni­t "Forca e ligjit" janë qesharake. Janë arrestuar disa gra të akuzuara për prostituci­on. Policia është e ritahirizu­ar, duke zëvendësua­r luftën ndaj krimit me teatër. Ngjarja më e madhe ishte dhënia e çmimeve policisë për shërbimin. Policët përdoren, abuzohen për të bërë videoklipe në Vlorë, ku Rama është deputet, ku Xhafaj ka origjinën, bëhet luftë mes bandave me kallash e dinamit. Vetëm sot pasiguria ka marrë formën tragjike të shpërthime­ve të automjetev­e në Tiranë. Droga e krimi nuk kanë mbaruar, shteti dhe qeverisja e Ramës kanë mbaruar. Ky është realiteti, këto janë faktet, kjo është e vërteta, gjendja është dramatike. Rama vazhdon t'i shmanget çdo lloj përgjegjës­ie, 20 vjet në politikë, vazhdon e drejton gishtin nga politika, sepse është i papërgjegj­shëm. Si piktor, Ramës të gjitha ngjyrat i duken të zeza, ndaj ka shtruar ushtrinë e Habilajve, Ba-

lilëve, Dakove, duke sulmuar e nxirë gjithçka",- tha z. Basha. Kryeminist­ri Edi Rama iu përgjigj akuzave të opozitës për pastrim parash

lidhur me projektin e investimev­e 1 miliard dollarë. Rama solli sërish në vëmendje emrat e ndërtuesve që kanë marrë tenderë për Z. Rama i bëri një sfidë të hapur z. Basha për projektin me impiantin e mbetjeve. Basha pohoi se projekti parashikon një shifër 4 mil euro. Por ky fakt u rrëzua nga Rama, i cili tha se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nga posti nëse vërtetohej ky fakt. Basha, i cili nisi të bënte llogaritë live, i rezultoi se nuk ishin 400 milionë, por 350 milionë. ndërtimin e rrugëve, ndërsa për herë të parë zbuloi emrin e biznesmeni­t Rrok Gjoka që ka marrë me koncesion ndërtimin e Rrugës së Ar- Deputetja e PD Albana Vokshi deklaroi dje në Kuvend se Rama i urren gratë: "Është e papranuesh­me gjuha fyese dhe përçmuese që ju përdorni ndaj grave deputete dhe ndaj çdo gruaje që ju rri përballë dhe mendon ndryshe". Por Rama iu përgjigj: "Albanën e kemi për kullën e vrojtimit, Lulzim, për aeroportin e Vlorës, kurse atij i takon biletë çift për "Air Albania" se ka udhëtuar shumë me "BelleAir".

brit. Sipas Ramës, Gjoka është financues i PD- së dhe ka marrë tenderë edhe nga Lulzim Basha në Bashkinë e Tiranës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania