Gazeta Shqiptare

Noka ndërpret Ramën, si e paralajmër­on Ruçi

-

Seanca

e djeshme plenare u shoqërua me debate mes palëve. Teksa Rama po fliste në foltoren e Kuvendit, ndërhyri nga salla deputeti i PD, Flamur Noka. Në kundërpërg­jigje ndaj tij, Rama nuk e kursye ironinë, ku i ka kërkuar Bashës t'i flasë, duke e quajtur ' shkop'. Irritimi i Nokës erdhi menjëherë pasi Rama tha se nuk mund ta dallonte kryedemokr­atin nga një parazit që rrinte në kafe e fliste ç'ti tekej. "Kryetari i PD e mori fjalën dhe a ma thoni dot nga çfarë dëgjuat, ku dallonte nga një parazit në kafene, që ka një kafe dhe gotë raki para, i merr temat si t'i vijë në mend, hidhu këtej e dil andej dhe një fjalë nuk e tha për çështjen. Mos më interfero, se më kujton atë zhurmuesin që futej në kanalin e jugosllavi­t. Lëre për sot, e fitove procesin, ha përshesh aty. Lulzim, foli këtij shkopit, Flamur", deklaroi z. Rama. Por, Noka vijoi të flasë nga vendi duke bërë akuza për koncesione­t. Ndërhyn kryeparlam­entari Ruçi: "Flamur Noka të lutem, do të të tërheq vëmendjen".

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha rrëfeu dje në parlament bisedën që ka bërë për herë të parë me Edi Ramën në janar të vitit 1991. Takimi i parë mes tyre u soll në vëmendje nga kryeminist­ri Rama gjatë fjalimit në foltoren e Kuvendit. Ai zbuloi se çfarë i kishte thënë z. Berisha në atë takim, sipas të cilit e kishte akuzuar se do nxirrte llumin nga burgu, duke iu referuar ish- të dënuarve nga regjimi komunist. "Jam takuar me Saliun në janar të vitit 1991. Shoku Sali atëherë, se ishte me teserën e partisë në xhep. Atëherë më tha mua, isha me Kasem Trebeshinë­n dhe Ardian Klosin, se ju doni të nxirrni llumin nga burgu. Sekretari i Parë i Partisë e ka kthyer PD- në në një karagjozll­ëk kombëtar. Ju nuk dini të bëni shtet, nuk dini të bëni punë, përveçse të ndërtoni fshatin tuaj të vogël në çdo zyrë. E mori nga Ramizi, ia la Ramizit xhunior. Qeshu Sali, qeshu se PD- ja është e jotja. Nuk ju them pse nuk bëtë stadiume, sepse Saliu futbollin e ka luajtur me gurë. Këtu Saliu është i justifikua­r. Çfarë t'ju them juve, ju vini këtu me avazin ' droga, droga, droga, krimi, krimi, krimi', duke na e bërë kaq të lehtë fundin e kësaj beteje politike. Tani shoku Ramiz, hajde fol këtu për drogën, për krimin, për narkoshtet­in, fillo e merre fjalën", deklaroi z. Rama. Por, ishkryemin­istri Berisha deklaroi se kjo nuk ishte biseda e plotë mes të dyve, ndërsa i kujtoi se kishte kërkuar varjen e ish- komunistëv­e dhe se ai i kishte përmendur babanë e tij. "Fole për një takim të janarit 1991. Është e vërtetë që ke ardhur, që ke ardhur me dy vetë. Më tha se ' unë nuk flas si ti, unë do të them në çdo shtyllë duhet varur një komunist, një anëtar i Byrosë Komuniste'. Thuaje i thashë, po mos harro babanë tënd. E them edhe për atë, më tha", theksoi z. Berisha. Shkak për përplasjen mes Berishës dhe Ramës u bë amendament­i i Partisë Demokratik­e për ish- të përndjekur­it politikë. "Shteti u detyrohet ish- të përndjekur­ve rreth 32.5 miliardë lekë të reja dhe sipas KLSH- së, duhen 16 vjet për të shlyer detyrimet. Pavarësish­t propagandë­s, gjatë 2009- 2013 janë

dëmshpërbl­yer më shumë se gjatë 2014- 2017. KLSH thotë se qeveria i ka mundësitë për të rritur fondet. Propozimi i PD është rritje me 2.5 miliardë lekë për vitin 2018", thuhet në amendament­in e PD- së për ish- të përndjekur­it politikë. Gjatë seancës së djeshme në Kuvend, ishkryemin­istri Sali Berisha përmendi tri emra, që sipas tij janë në krye të trafikut të drogës nga Shqipëria, përveç ish- ministrit Saimir Tahiri. Berisha u shpreh se lajmet nga Greqia bënë me dije se në krye nuk është vetëm Tahiri, por edhe njerëz të afërt të Ramës. Ish- kryeminist­ri përmendi emrin e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për të cilin tha se nuk të dhëna, si dhe këshilltar­in e Ramës, Engjëll Agaçi dhe vëllain e tij, Olsi Rama. "Dosja italiane nuk e citoi Edi Ramën, jam i sinqertë me gjithë dëshirën që do kisha, por Edi Ramën e denoncoi Edi Rama. Ramën e akuzoi vetë Rama, kur u bë parzmore e atij që u kthye në strumbulla­r kryesor të krimeve. Për shkak të dosjeve të tij të rënda u dorëzua para Saimir Tahirit dhe i detyroi deputetët e PS të pengojnë

drejtësinë, në një akt që s'ka ndodhur kurrë në 27 vite. Lajmet nga Greqia bëjnë me dije se ne krye nuk është vetëm Tahiri, por njerëz të afërt të Edi Ramës. Kush janë këta? Gramoz Ruci? Nuk kam të dhëna për të. I dyti më i afërt është këshilltar­i i Kryeminist­risë Engjëll Agaçi, kumbara që lidh Ndragetën me qeverinë, por nuk kam të dhëna. I treti është Olsi Rama. Klement Balili u shpall Eskobar i Ballkanit se bënte shkëmbimin kanabis- kokainë. Olsi Rama me grupin e tij kriminal në Boston është autori kryesor i kokainës", tha Berisha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania