Gazeta Shqiptare

PS voton me 73 vota Buxhetin 2018, rrëzohen amendament­et e opozitës

Deputetët e PD- së shkurtojnë diskutimet për shkak të përmbytjev­e Arben Ahmetaj: Do vazhdojmë të ulim taksat

-

Deputetët e Kuvendit u detyruan të përmble dhin diskutimet për amendament­et e paraqitura nga PD për Buxhetin e vitit 2018 për shkak të rëndesës së situatës nga përmbytjet. Pas kërkesës së ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe me miratimin e kreut të PDsë, Lulzim Basha, deputetët e PD- së shkurtuan ndërhyrjet për prezantimi­n e amendament­eve të tyre për buxhetin. Buxheti u miratua dje me 73 vota "pro" të mazhorancë­s dhe me 45 vota kundër të opozitës. Partia Socialiste ka miratuar kështu buxhetin nen për nen dhe ka rrëzuar të gjitha amendament­et për Buxhetin e vitit 2018. Konkretish­t, 16 nga amendament­et ishin propozuar nga PD, 3 nga LSI dhe 1 nga deputeti socialist Ilir Beqja. Kështu, me 73 vota kundër dhe 47 pro është rrëzuar amendament­i i opozitës për pr/ ligjin për taksat dhe është miratuar me 72 vota varianti i propozuar nga mazhoranca. Ndërsa me 72 vota pro të mazhorancë­s, 45 kundër të opozitës dhe 1 abstenim, është miratuar pr/ ligji për tarifat doganore. Kuvendi, gjithashtu, nuk e ka miratuar amendament­in e Partisë Demokratik­e të propozuar nga deputetja Fatbardha Kadiu. Amendament­i që propozonte uljen e tatimit mbi të ardhurat personale, është votuar me 47 vota pro dhe 73 vota kundër. Lidhur me këtë amendament, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, u shpreh se "Taksën e sheshtë që kërkon PD- ja, do ta rrëzojmë. Ju kërkoni të rrisni taksat, ne vazhdojmë t'i ulim",- tha Ahmetaj. Mazhoranca ka lënë në fuqi paketën fiskale, duke mos lejuar ndryshimet për sistemin e taksave, të propozuara nga demokratët dhe as ato për dhënien e koncesione­ve. I vetmi propozim i ri i miratuar ka qenë ai për përjashtim­in e pensionist­ëve nga taksa për banesën.

Në vitin 2018 qeveria pret të realizojë të ardhura në masën 200 milionë euro më shumë se në 2017. Rreth 21 milionë euro do të vijnë nga taksa mbi pronën, për shkak të ndryshimit të skemës. Zbatimi i formulës së re të taksimin mbi pronën, nga fikse, në bazë të vlerës, pritshmëri­a për të ardhurat nga taksa e pronës është rritur ndjeshëm në raport me programin afatmesëm të financave. Arkëtimi nga taksa e pronës pritet të rritet me 54%, për të arritur në 8.1 miliardë lekë më shumë së në 2017.

TË ARDHURAT E SHPENZIMET

Ministria e Financave ka hartuar tabelat e Buxhetit të vitit 2018. Sipas planit, totali i të ardhurave për vitin 2018 pritet që të arrijë 464.3 miliardë lekë ( rreth 3.4 miliardë euro), me një rritje prej 6.4% në krahasim me aktin normativ 2017, apo rreth 200 milionë euro më shumë se të ardhurat që pritet të mblidhen këtë vit. Në raport me prodhimin e brendshëm bruto, të ardhurat pritet të arrijnë që në vitin 2017 një nivel rekord prej 28.1% të PBB- së dhe ky nivel pritet që të ruhet edhe përgjatë vitit 2018. Parashikim­i i fundit zyrtar për rritjen ekonomike, sipas programit afatmesëm të qeverisë është për një rritje ekonomike prej 4.1% dhe një inflacion prej rreth 2%, çka nënkupton që projektimi real për rritjen e të ardhurave, duke hequr rritjen ekonomike dhe inflacioni­n është minimal. Vitin e ardhshëm qeveria do të shpenzojë 3.7 miliardë euro përmes buxhetit të shtetit. Qeveria do të shpenzojë 1.1 miliardë euro për pensionet, ndihmën ekonomike dhe transferta­t e tjera sociale për shtresat vulnerabël.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania