Gazeta Shqiptare

Bushati: Shqipëria e angazhuar për një luftë frontale kundër terrorizmi­t

Ministri i Jashtëm takon këshilltar­in e Trump për Sigurinë

-

Gjatë

vizitës në Shtetet e Bashkuara, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u takua me këshilltar­in e Presidenti­t amerikan për Çështjet e Sigurisë, Gjeneralin McMaster. Në këtë takim, i cili u përqendrua te sfidat e sigurisë në rajon ishin të pranishëm ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ministri Bushati vlerësoi bashkëpuni­min e deritanish­ëm mes të dy vendeve dhe falënderoi përfaqësue­sin e lartë amerikan për mbështetje­n që i ka dhënë Shqipërisë në ngritjen e kapacitete­ve ushtarake në fushën e mbrojtjes si dhe asistencën për institucio­net ligjzbatue­se shqiptare në luftën kundër terrorizmi­t, krimit të organizuar dhe korrupsion­it. Ai rikon- firmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar mbështetje­n e iniciativë­s së Presidenti­t Trump për një luftë frontale kundër terrorizmi­t në kuadër të koalicioni­t global si dhe për angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar aktivisht në operacione­t paqeruajtë­se të Aleancës Atlantike në zonat konfliktua­le. Gjenerali McMaster vlerësoi kontributi­n e Shqipërisë në luftën kundër ekstremizm­it të dhunshëm e radikalizm­it dhe pozicionim­in e saj të qartë në funksion të stabilitet­it demokratik në rajon. Më herët, Bushati mori pjesë në konferencë­n me temë "Stuhi e ardhshme? Formimi i së ardhmes në Ballkan në një epokë pasigurie", organizuar nga Këshilli Atlantik. "Kontributi­n e Shteteve të Bashkuara dhe koordinimi­n e saj me Bashkimin Evropian e shoh shumë të rëndësishë­m të paktën në tri fusha: sa i përket reformave në fushën e sigurisë, sundimin e së drejtës në ekonomi dhe çështje që kanë lidhje me zhvillimin ekonomik, aq më tepër kur sfidat me të cilat po përballet rajoni ynë, janë sfida si për Bashkimin Evropian edhe për SHBA- të", - tha Bushati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania