Gazeta Shqiptare

Shkarkimi i Zgurit, PS tërheq kërkesën, Rama: Dialog me opozitën

Opozita kundërshto­n nismën, Bylykbashi: Nuk është çështje e Kuvendit "Nëse ka vdekur pakti i 18 majit, Zguri dëshmori i parë"

- Darina Tanushi

"Nëse marrëveshj­a ka vdekur, zoti Zguri është dëshmori i parë i vetë marrëveshj­es. Mendoj që nuk është sot momenti për ta bërë këtë debat. Ajo që tashmë kishte të bënte me mospërdori­min e shumicës për t'i dhënë fund këtij debati me logjikën e shumicës, siç e bëtë ju. Ta mbyllim me kaq. Ta bëjmë një diskutim se nuk vjen gjë e keqe nga diskutimi. Ju mund të qëndroni në pozicionin tuaj, ne në tonin",- u shpreh Rama.

Kryeminist­ri Edi Rama pranoi dje, kërkesën e Partisë Demokratik­e për të hequr nga kalendari tre javor i punimeve të Kuvendit kërkesën për shkarkimin e kryetarit të KQZsë, Klement Zguri. Edhe pse kërkesa e PS- së ishte bërë zyrtare, bashkë me firmat e deputetëve, ajo hasi në kundërshti­në e opozitës fillimisht në mbledhjen e Konferencë­s së Kryetarëve dhe më pas edhe në mbyllje të seancës së Kuvendit. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi propozoi që kalendari të hidhej në votim, pasi nuk kishte kaluar me konsensus pikërisht për shkak të kësaj kërkese. Deputeti i PD- së, Oerd Bylykbashi propozoi që kërkesa të tërhiqej, duke shtuar se ajo ishte joligjore dhe e pambështet­ur në prova e fakte. Po ashtu kërkesën për tërheqje të kërkesës socialistë­ve ua bëri edhe kreu i republikan­ëve Fatmir Mediu, i cili hodhi propozimin që të uleshin e të diskutonin, në kuadër edhe të reformës zgjedhore. Në këtë moment reagoi kryeminist­ri Edi Rama, i cili pranoi kërkesën e Mediut, me propozimin që të hapet dialog me opozitën. "Unë propozoj që ne mos ta përfshijmë në kalendar, ta marrim në konsiderat­ë kërkesën e opozitës, pa pjesën retorike të kërkesës që bëri zoti Mediu, pastaj të shfrytëzoj­më kohën për të diskutuar, ta bëjnë në mënyrë që të kuptojmë qartë për qëllimet në rastin konkret që kanë pasur deputetët që kanë firmosur propozimin",- u shpreh Rama. Në këtë moment edhe kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla u shpreh dakord me propozimin e kryeminist­rit, por pyeti kreun e PD- së nëse marrëveshj­a e 18 majit ka vdekur. Basha u përgjigj duke thënë se këtë marrëveshj­e e vrau PS. "Ligji thotë që të shkarkohet kryetari i KQZ- së duhet të vijë propozim nga 5 anëtarë të KQZ- së. E motivi me të cilin doni të shkarkoni Klement Zgurin është i rremë. Qëndrimi që ka mbajtur Zguri për rastin e kryetarit të Mallakastr­ës është qëndrimi që ka mbajtur Denar Biba. Ju

kërkoj që bashkë me reflektimi­n e sotëm të kërkoni ndjesë për këtë shkelje flagrante të ligjit. Ju kërkoj të mos e pranoni, ta refuzoni, jo si favor, as si mëshirë, por si detyrim ligjit për ta hequr nga programi",- u shpreh Basha. Debati vijoi më tej me përgjigjen e

kryeminist­rit Rama. "Nëse marrëveshj­a ka vdekur, zoti Zguri është dëshmori i parë i vetë marrëveshj­es. Mendoj që nuk është sot momenti për ta bërë këtë debat. Ajo që tashmë kishte të bënte me mospërdori­min e shumicës për t'i dhënë fund këtij debati me logjikën e Konferenca e Kryetarëve nuk vendosi asgjë dje, në lidhje me mandatin e Kryeprokur­orit Adriatik Llalla. Maxhoranca pritet të mos ketë një nismë për ta shkarkuar, ndërkohë skenarët mbeten të hapur. Mundet që vetë Kuvendi të nisë procedurat për emrin e ri, ose Llalla mund të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të vetingut.

shumicës, siç e bëtë ju. Ta mbyllim me kaq. Ta bëjmë një diskutim se nuk vjen gjë e keqe nga diskutimi. Ju mund të qëndroni në pozicionin tuaj, ne në tonin. Mund të gjejmë një pozicion tjetër, kjo është diçka që do të varet nga diskutimi", - u shpreh Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i KQZ- së, Klement Zguri
Kryetari i KQZ- së, Klement Zguri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania